Rikontrolli tatimor si kontroll menaxherial

Rikontrolli tatimor si kontroll menaxherial

Rikontrolli eshte nje kontroll menaxherial, qe do te thote se ne rastet e zakonshme duhet te përfshihen ne shqyrtim edhe puna e përgjegjësit te inspektorit.

Informacioni për rikontrollet duhet te regjistrohet si një rast me vete dhe te raportohet si raportim menaxherial.

Menaxheri qe verifikon plotësimin e standarteve te kontrollit do te regjistroje shënimet e mbajtura nga kontrolluesi, koha e harxhuar nga ai dhe stafi menaxherial për kohen e kontrollit, shkruarjes se raportit, shqyrtimit prej drejtuesve zbatimit te afatave ligjore për dërgimin e raportit te pare dhe te dyte, nivelin e reagimit te kontestimeve te tatimpaguesit. Si dhe zbulimet e kryera dhe mungesa e justifikimit korrekt ligjor.

Menaxheri do te mate edhe pajtueshmërinë e kontrollorit me ligjet tatimore, qe e gjejnë zbërthimin e tyre ne trajtimin teknik te kontrollit.

Pikat e mëposhtme duhet te jene pjese e rikontrollit:

  • Objekti i rikontrollit duhet te jete i kufizuar. Zgjerim kërkohet vetëm nëse tregohet arsyeja e argumentuar.
  • Prova te dukshme dhe te pakundërshtueshme janë vërejtur gjate verifikimit te rastit te kërkuar apo propozuar për rikontroll;
  • Konkluzionet teknike nuk kane qene korrekte dhe te mbështetura ne bazën e duhur ligjore;

Nisur nga fakti qe rikontrolli është me shume një matje e cilësisë se kontrollit nëpërmjet verifikimit, sesa një korigjim i gabimeve individuale te kontrollorit, vendimi për te rikthyer nje rast ne drejtorinë rajonale për tu rikontrolluar është një vendim i ndare nga përcaktimi nëse janë plotësuar standartet e  kontrollit, i cili lidhet me verifikimin e treguesit te punes dhe etikes.

Rastet qe nuk janë ne përputhje me bazën ligjore dhe aktet ligjore, nuk duhet te rikthehen për ti shqyrtuar te njëjta drejtori rajonale, përveçse ne rastet kur:

  • Ka një gabim themelor qe lidhet me pozicionin qe mban DPT për trajtimin teknik te rasteve ne fjale gjate kohës qe është kryer kontrolli.
  • Ka prova mashtrimi, fshehje dokumentacioni, apo keqinterpretim te ligjit nga tatimpaguesi apo përfaqësuesi i tij.
  • Rasti është i pazbatueshëm sipas bazës ligjore ne kohen e kryerjes se kontrollit.
  • Ka nje vonese kohore te pajustifikuar ne kthimin e përgjigjeve interpretuese dhe sqaruese nga DPT.
  • Ka rrethana te tjera qe kushtëzojnë dështimin e vetë deklarimit duke çuar ne përplasje me te drejtat e tatimpaguesit për te vetë deklaruar dhe paguar.

Kostoja e rikontrollit luan një rol te rëndësishëm ne vendimmarrjen për tu kryer rikontrolli. Përfitimet e kostos duhen te përmenden përpara se çështja te vendoset për tu rikontrolluar.

Dokumentacioni qe kërkohet për tu shqyrtuar, qarkulluar ne punonjësit përgjegjës dhe deri ne fazën finale te marrjes se vendimit për kryerje te rikontrollit nuk duhet te vonohet me shume se 60 dite edhe pse afatet e përcaktuara ne legjislacion mund te ndryshojnë.

Statusi ligjor për shtrirjen e rikontrollit është deri ne 5 vite te deklaratës se fundit qe përkon me datën e fillimit te rikontrollit.

Kërkesat për rikontroll kane te drejte ligjore, si dhe funksionale te bëhen nga funksionet e DPT, si: Hetimi, antikorrupsioni, apelimi tatimor, vlerësimi, Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te parave dhe institucione te huaja.

Siguria në kontrollet e mëparshme

Përgjithësisht, kontrollorët nuk mund të mbështeten vetëm mbi fakte të ndodhura në kontrollet e mëparshme. Një përjashtim mund të bëhet në rastet kur tatimpaguesi bie dakort që faktet e viteve të mëparshëm janë të zbatueshëm edhe në kontrollin aktual dhe është dakort me rikarakterizimet. Rezultati i kontrollit të mëparshëm mund të shfrytëzohet vetëm si një pikë fillestare dhe jo si një bazë primare për një rikontroll.

Megjithëse kontrollorët duhet të përpiqen të realizojnë trajtime konsistente nga viti në vit (për aq kohë sa tatimpaguesi vazhdon të kryejë aktivitet në të njëjtën mënyrë), rikarakterizimet e mëparshme që nuk kanë qenë korrekte apo të bazuara në burime informacioni të paplota dhe të pasakta nuk duhet të përdoren si pikë referimi. Faktet për rikontrollin aktual janë të pazëvendësueshme për tu përdorur gjatë rikontrollit pasi faktet janë të ndryshueshme nga njeri vit në tjetrin. Edhe nëse në kontrollet e mëparshme nuk është protestuar apo apeluar nga tatimpaguesi, kontrollori duhet të shfrytëzojë faktet e periudhës që kontrollohet, në vend të referimit në faktet e kontrolleve të mëparshme.

Kur përcaktimet e kontrollit nuk janë konsistente me periudha të mëparshme, duhet ti shpjegohet qartë arsyeja tatimpaguesit, pasi kontrollori e kryen rikarakterizimin për të arritur në një përcaktim të saktë të situatës reale të deklarimit të tatimpaguesit për periudhën që kontrollohet.

Përgjithësisht, kontrollet tatimore të mbetura pezull në vitet e mëparshme nuk mund të parandalojnë kontrollin tatimor të fillojë kontrollin nga fillimi. Një observacion apo kundërshtim me shkrim i tatimpaguesit nuk është një arsye për të shtyrë kontrollin. Kontrollorët duhet ti shpjegojnë tatimpaguesit që çdo vit duhet të bazohet mbi faktet dokumentare konkrete të tij dhe duhet të përpunohen këto fakte dokumentare për t’ju përgjigjur kërkesave të legjislacionit fiskal.

Rikontrolli i bazuar te informacioni publikut

Nisur nga fakti që informacioni publik është i disponueshëm, një çështje e rëndësishme e informacionit paraprak mund të grumbullohet përpara përzgjedhjes për kontroll. Kontrollori duhet të konfirmojë informacionin e përfituar nga burimet publike, i cili është i pavlefshëm për përcaktimin e potencialit tatimor të tatimpaguesit nëse nuk klasifikohet më parë sipas rëndësisë që duhet të ketë. Burimet e marrjes së informacionit janë të përshkruara në Manualin e Kontrollit Tatimor.

Këto informacione krahasohen me të dhënat e deklaruara nga tatimpaguesi për atë periudhë dhe përgjegjësi i kontrollit pas këtij rishikimi vendos për faktin e propozimit për të kryer rikontroll.

Ndryshimi i pozicioneve nga kontrolli i viteve të mëparshëm (paraardhës)

Rastësisht, gjetjet në një kontroll mund të prezantojnë një situatë që është e kundërt me atë që ka prezantuar kontrolli paraardhës. Interpretimi i fakteve unike të tatimpaguesit duhet zbatuar njësoj nga njëri vit në tjetrin. Si rrjedhojë, një ndryshim në pozicionin nga kontrolli i mëparshëm nuk është një vendim që duhet lehtë.

Mënyra e plotësimit të deklaratave prej tatimpaguesit është disa herë e lejueshme për ndërhyrje nga inspektoret duke u nisur nga mungesa e te dhënave (raste kur kontrolli mbyllet apo nuk kryhet si rrjedhoje e mungesës se bashkëpunimit nga tatimpaguesi). Ne raste te tjera, korigjimi i kontrollit te mëparshëm bazohet mbi vendimet gjyqësore qe i japin te drejtën tatimpaguesit. Përpara se te bëhen ndryshimet duhet patur parasysh se shumica e rasteve nuk përfshijnë situata bardh e zi.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: