Qiradhënia dhe planifikimi tatimor më optimal

Qiradhënia dhe planifikimi tatimor më optimal

Rasti për sqarim

Jepen disa prona me qira (vlera 450–2000 euro/muaj, pra rreth 6–7 milionë lekë bruto në vit në total, varësisht kursit).

Të ardhurat nga qiraja klasifikohen si të ardhura nga investimet (Neni 15 pika 1, shkronja “dh” e Ligjit 29/2023) për nje person fizik te thjeshtë (pa NIPT tregtar).

Nëse regjistrohet aktiviteti si biznes, këto kalojnë në të ardhura nga biznesi (Neni 13 pika 1 shkronja “ç”).

1. Opsioni pa NIPT (person fizik i thjeshtë)

Norma tatimore është 15% mbi të ardhurat bruto totale (pa asnjë zbritje shpenzimesh – Neni 24 pika 4 “asnjë kosto nuk zbritet kundrejt të ardhurave nga investimi”).

Nëse qiramarrësi është biznes/entitet (biznes i vogel, firmë, etj.), ai mban automatikisht 15% në burim (tatim i mbajtur në burim, Neni 58 pika 1 dhe Neni 59) dhe e paguan vetë në buxhet deri më 20 të muajit pasardhës.

Nëse qiramarrësi është person fizik (qiramarrës privat), ti si qiradhënës je i detyruar të deklarosh dhe të paguash vetë 15% mbi çdo pagesë të marrë, jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.

Deklarimi është mujor (nëse nuk mbahet në burim) me formularin “Deklaratë e tatimit mbi të ardhurat nga burime të tjera”.

Patjetër që duhet deklaruar në DIVA (Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave) deri më 31 mars të vitit pasardhës (rubrika 6 për të ardhurat bruto nga qiratë). Edhe nëse ke paguar mujor, e deklaron sërish në DIVA për të zbritur tatimin e paguar (neni 67 dhe Udhëzimi 26).

Pra, qiratë mblidhen të gjitha në një total bruto dhe nuk ka prag të veçantë për numrin e pronave, ku tatimi është 15% mbi çdo të ardhur që merr.

Në thelb, paguhet 15% e totalit bruto.

2. Opsioni me hapje NIPT si “person fizik tregtar” ose “i vetëpunësuar” (regjistrim në QKB për veprimtarinë “dhënie me qira pronash”)

Aktiviteti kalon në të ardhura nga biznesi (Neni 13 pika 1).

Norma tatimore është si më poshtë:

  • Nëse qarkullimi bruto vjetor ≤ 14 000 000 lekë (rasti yt është shumë më poshtë), atëherë ka 0% tatim deri më 31.12.2029 (pastaj 15% nga 2030).
  • Mund të zbresësh shpenzime reale (amir, riparime, taksa pronësie, etj.) sipas regjimit të thjeshtë për biznes të vogël (neni 14 + Udhëzimi 26).

Deklaratë vjetore biznesi + patjetër DIVA (për të raportuar të ardhurat dhe për të zbritur eventualë parapagime ose për fëmijë, etj.).

Parapagime tremujore nëse ke detyrim (por me 0% nuk ke pagesë).

Regjistrimi në QKB + NIPT është opsional, por njëherë që e bën, prona duhet të trajtohet si aset biznesi (regjistrohet edhe në Kadastër si e tillë nëse është e mundur).

Nuk mund të “marrësh me qira minimale” dhe pjesën tjetër ta quash “fitim i pataksuar”. Tatimi llogaritet mbi të ardhurat reale të marra (kontratat duhet të pasqyrojnë realitetin

Çdo nën-deklarim është evazion tatimor – Neni 9 për dokumentacion).

Skema që thua nuk është e ligjshme dhe rrezikon gjobë + interes + ndjekje penale.

Pra,

  • pa NIPT paguan 15% mbi bruto + deklarim mujor (nëse qiramarrës individ) + DIVA patjetër. Më e thjeshta, por më e shtrenjtë.
  • me NIPT paguan 0% deri në 2029 (nëse bruto ≤14 mln) + mund të zbresësh shpenzime. Më e favorshme financiarisht, por kërkon regjistrim, libra kontabël të thjeshtë dhe respektim strikt të dokumentacionit.

DIVA duhet të plotësohet patjetër në të dy rastet. Në DIVA futen të ardhurat bruto nga qiratë (rubrika 6) dhe zbritet tatimi i paguar më parë.

Mendimi final është që të bëhet regjistrimi me NIPT për qiradhënie. Mos u merr me skema “minimale + pjesa tjetër pa taksë” përmban rrezik në vijimësi.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.