Po në lidhje me transparencën e buxhetit dhe llogaridhënien financiare?

Po në lidhje me transparencën e buxhetit dhe llogaridhënien financiare?

Shoqëria civile nuk mund ta zgjidhë transparencën e buxhetit dhe problemin e llogaridhënies e vetme. Në fund të fundit, zgjidhja është për të ndërtuar një sistem mbikëqyrje me shoqërinë civile, si një aktor i mbështetur nga një media efektive, ligjvënësit dhe profesionistët.

Thelbi i financave publike është se

disa njerëz shpenzojnë paratë e njerëzve të tjerë. Në demokracitë e konsoliduara, votuesit delegojnë pushtet mbi shpenzimet publike dhe taksat te politikanët e zgjedhur për administrimin dhe qeverisjen e ekonomisë dhe burimeve natyrore të vendit. Dy aspekte të kësaj marrëveshjeje deleguese janë veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e politikës fiskale. E para është marrëdhënia mes votuesve (kryesori) dhe politikanëve (agjenti). E dyta është problemi i përbashkët i financave publike.

Delegimi i pushtetit te politikanët e zgjedhur do të thotë se politikanët mund të nxjerrin përfitime nga të qenurit në detyrë dhe nga shpenzimet e fondeve publike në projekte të tjera përveç atyre që dëshirojnë dhe shprehin votuesit. Edhe pse votuesit mund të dëshirojnë ti kufizojnë këto mundësi duke tentuar ti kërkojnë politikanëve të zbatojnë rregullat strikte dhe të detajuara buxhetore, që përshkruajnë atë që ata mund dhe nuk mund ta bëjnë në rrethana të veçanta praktikat e shumë vendeve tregojnë për të kundërtën.

Pasiguria dhe kompleksiteti i mjedisit ekonomik dhe politik e bëjnë të pamundur rishkrimin e kontratave të tilla dhe as që diskutohet pastaj që ato të zbatohen ashtu si janë nënshkruar nga votuesit dhe politikanët përgjatë procesit zgjedhor.

Devijimet nga parashikimi i qëllimeve kryesore ekonomike që përbëjnë themelet buxhetore të qeverisjeve janë në fakt rreziku kryesor fiskal i qeverisë. Të gjitha objektivat kryesore ekonomike duhet të shpalosen në mënyrë eksplicite. Kjo përfshin parashikimin për rritjen e PBB, përbërjen e rritjes së PBB, normën e punësimit dhe të papunësisë, llogaritë korente, inflacionin dhe normat e interesit.

Një analizë e ndjeshmërisë ekonomike dhe fiskale duhet të bëhet për të verifikuar se çfarë efekti japin ndryshimet e politikave ndaj qëllimeve kryesore ekonomike dhe sidomos efektet e tyre mbi detyrimet financiare të buxhetit. Të gjitha aktivet dhe detyrimet financiare duhet të shpalosen në buxhet, të paraqitura në raporte të mes vitit dhe fund vitit. Po ashtu aktivitetet mujore të huamarrjes duhet të shpalosen në raporte mujore, ose dokumente të lidhura me to

Qeveria ka theksuar në konsultime publike të ndryshme rëndësinë e transparencës së buxhetit dhe nga ana tjetër ajo ka theksuar se është duke i kushtuar vëmendje llogaridhënies për financat publike.

Por, a po e zbaton atë qe thotë?

Për sa i përket performancës së sektorit publik dhe integritetit të tij, si dhe ndikimit të tyre ndaj gjysmës më të varfër të popullsisë, ndaj politikave për mbetjet dhe mungesës së efikasitetit të politikave sociale me mbështetje buxhetore, prej shumë ekspertëve dhe organizatave vendase dhe të huaja konstatohet se janë po aq të dëmshme sa rrjedhjet dhe devijimet e fondeve publike. Theksi i profesionistëve dhe organizatave joqeveritare është tashmë një kor i fuqishëm që po kërkon një qeveri të pastër dhe të mirë.

Përvoja aktuale sugjeron se ekonomistët janë gjithnjë e me shume duke kuptuar se llogaridhënia financiare dhe zhvillimi i efektivitetit janë të lidhura shumë më ngushtë me njëra – tjetrën nga mendohej vite më parë.

Koha e harmonizimit te llogaridhënies financiare me politikat e kontabilitetit duhet te jete teme e debatit qeveri-votues. Një përmbledhje e politikave më të rëndësishme të kontabilitetit duhet të shoqërojë të gjitha raportet e programimit dhe zbatimit të buxhetit.

Të njëjtat politika kontabël duhet të përdoren edhe për të gjitha raportet fiskale. Në qoftë se kërkohet një ndryshim në politikat kontabël, atëherë duhet të shpaloset plotësisht edhe natyra dhe arsyet e ndryshimit.

Ekziston një nevojë për diskutim të hapur dhe të gjerë rreth pasojave negative që vijnë prej dobësive në llogaridhënien financiare. Ashtu, si ekziston një nevojë urgjente për forcimin e kapaciteteve institucionale në vend.

Fokusi i ngushtë për kontabilitetin financiar dhe auditimin si një mënyrë për të forcuar përgjegjshmërinë financiare ka ende kufizime. Është po ashtu koha për një fokus më të gjerë mbi qeverisjen e vendit nëpërmjet mbikëqyrjes legjislative, kontrollit të menaxhimit dhe raportimit të performancës. Ndërkohë që qeveria ka ndërmarrë disa hapa për të forcuar aftësinë e saj për të vlerësuar mangësitë në cilësinë e klientëve të saj për të menaxhuar projektet, ajo ka bërë pak për të forcuar kapacitetin e tyre për të qenë financiarisht të përgjegjshëm në një kontekst qeverisje më të gjerë.

Qeverisja e mirë është një çështje qendrore, por ende mbetet e paqartë se si monitorohet dhe transmetohet qartësisht në publik. Shumë menaxherë në detyrë janë ende duke kërkuar ndihmë që të kuptojnë se çfarë kërkohet prej tyre dhe se si ata duhet të hartojnë një strategji për ndërtimin e kapaciteteve në funksion të mirëqeverisjes.

Është e nevojshme për të mbështetur dhe reklamuar institucionet që veprojnë dhe performojnë drejt për ndërtimin e kapaciteteve institucionale për të rritur transparencën dhe llogaridhënien financiare.

Edhe pse transparenca dhe llogaridhënia mund të jenë të vështira të kryhen shpejt, gjithsesi mbetet kërkesë e drejtë dhe e mirëpritur nga votuesit.

Ajo duhet të jetë epiqendra e kritikave dhe reagimeve të publikut dhe profesionistëve për gjithë qeveritarët dhe menaxherët. Që vazhdimisht refuzojnë të reformojnë sistemet e tyre institucionale dhe i devijojnë përgjegjësisë financiare publike.

Nga ana tjetër, një debat publik dhe politik bazuar mbi transparencën dhe llogaridhënien financiare e reformon kulturën e debatit duke ndryshuar kahun e diskutimeve në publik nga individë joprofesionalë apo dhe të paguar për të deformuar të vërtetën dhe llogaridhënien para qytetarëve votuesë.

Jeta kalon nga financa, me transparencë dhe shoqërohet me disa komente.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: