Një tjetër hap përpara në zhvillimin e sistemit të dijes me ALTAX INSIGHT
ALTAX prezanton ALTAX Insight, produktin e ri që vjen si një hap i mëtejshëm në zhvillimin e kërkimit, analizës dhe interpretimit të zhvillimeve ekonomike, fiskale dhe të politikave publike.
Në vite, ALTAX ka ndërtuar një sistem të integruar produktesh dhe platformash që synojnë të matin, monitorojnë, analizojnë dhe bëjnë të kuptueshme zhvillimet që ndikojnë ekonominë, financat publike, qeverisjen dhe shoqërinë.
ALTAX Insight vjen për të shtuar një dimension të ri, interpretimin.
Nëse ALTAX Observatory ndihmon të kuptojmë çfarë po ndodh dhe POLIFAKT kontribuon në monitorimin e llogaridhënies dhe veprimit publik, ALTAX Insight fokusohet te çfarë do të thotë ajo që po ndodh?
ALTAX Insight do të lidhë faktet me përmbajtjen dhe implikimet duke i transformuar të dhënat, kërkimin, treguesit dhe gjetjet analitike në produkte që ndihmojnë publikun, profesionistët, biznesin, median dhe vendimmarrësit të kuptojnë më qartë zhvillimet dhe pasojat e tyre.
Përmes Insight Notes, Insight Briefs, Scenario Analysis, Explainers dhe Outlooks, ALTAX Insight do të sjellë analiza më të përqendruara, më të aksesueshme dhe më të orientuara drejt kuptimit të çështjeve që ndikojnë jetën ekonomike dhe sociale.
ALTAX Insight nuk zëvendëson dhe nuk konkurron me produktet ekzistuese të ALTAX.
Përkundrazi, ai ndërtohet mbi to.
ALTAX krijon kërkimin dhe ekspertizën.
ALTAX Observatory monitoron, mat dhe dokumenton zhvillimet.
POLIFAKT monitoron llogaridhënien publike.
ALTAX Insight i lidh këto burime dhe i kthen në kuptim, kontekst dhe implikime.
Kështu, ALTAX vijon të ndërtojë një ekosistem ku kërkimi krijon evidencën, evidenca dokumenton dhe mat realitetin, ndërsa Insight e kthen këtë njohuri në kuptim, duke e afruar dijen me debatin publik, vendimmarrjen dhe nevojën për të kuptuar më mirë ndryshimin.
ALTAX Insight është në këtë kuptim, një tjetër hap përpara për ALTAX. Nga prodhimi dhe shpërndarja e dijes drejt krijimit të një mënyre më të strukturuar për të kuptuar se çfarë fshihet pas të dhënave, pse ndodhin ndryshimet dhe çfarë implikimesh kanë ato.
ALTAX Insight
Evidence. Context. Implications.
Një markë e re.
Një funksion i ri.
Një dimension i ri i sistemit ALTAX.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.