Ne kemi tatim mbi pagat dhe jo mbi të ardhurat, pasi mungon gjithpërfshirja
Tatimpaguesit janë më të gatshëm të paguajnë taksa nëse besojnë se qeveritë shpenzojnë të ardhurat nga taksat në programe që përfitojnë njerëz si ata, ose programe që ata vlerësojnë se të tjerët po paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave dhe se ata kanë një rol në marrjen e vendimeve tatimore dhe shpenzimeve (Brautigam, Fjeldstad dhe Moore, 2008).
Ndërkohë është më e lehtë, si politikisht, por edhe administrativisht të mblidhen të ardhurat e nevojshme nëpërmjet taksave indirekte, si TVSH-ja dhe taksat e akcizës, dhe taksave nacionale. Ky është një tregues qe na thotë se ka një nivel te larte te pabarazisë së pasurisë.
Një TAP i projektuar mirë mund të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave, duke reduktuar pabarazinë dhe duke ndikuar direkt në zhvillimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.
Fokusi kryesor i ndryshimeve themelore tatimore në Shqipëri ka qenë futja e TVSH-së dhe akcizës, jo TAP.
Shqipëria ashtu si edhe vendet në rajon përballet me presion për të mbajtur ose rritur shpenzimet për programet sociale.
Ndikimi ekonomik dhe social i pandemisë po e trysnon qeverinë të rrisë si nivelin e shpenzimeve per veten e vet, por po ashtu edhe e shtyn qe ti përballojë sfidat në rritjen e të ardhurave nga taksat.
Ne këtë realitet aktual duhet qe te ishte dëgjuar zëri i secilit qe ka patur kurajën dhe argumentin shterues t’ja kërkojë qeverise sot dhe dje se duhet të diversifikonte bazën e të ardhurave për të zëvendësuar të ardhurat në rënie të burimeve natyrore, për të menaxhuar vështirësitë fiskale të paqëndrueshmërisë së çmimit të naftës dhe për të futur politika për zbutjen e klimës për të rritur dinamizmin dhe konkurueshmërine e biznesit.
Shumë nga vendet me burime natyrore (lindje e mesme, afrikane, Amerika latine) kanë kapur standarde më të larta jetese, subvencione me te bollshme për ushqim dhe karburant, si dhe programe të tjera shpenzimesh sociale—të gjitha që kanë konsumuar të ardhura shtesë pa burime për t’i mbështetur ato.
Ne shume nga vitet e fundit është deklaruar dhe programuar per te luftuar pabarazinë. Megjithëse ne mesin e dekadës se kaluar u arrit te ulej me 2 pike përqind pabarazia (koeficienti GINI) roli i taksimit nuk u përmbush dot në reduktimin e pabarazisë, edhe pse u tentua ndërtimi i një sistemi te taksimit te ndershëm, qe mbeti thjesht slogan politik i kompromentuar rende ne vullnetin e te berit tatime.
TAP-i dihet qe është instrumenti tatimor që ka potencialin më të madh për reduktimin e pabarazisë në të ardhura, por ka ndikim të kufizuar në uljen e pabarazisë së pasurisë.
Reforma e pa përmbushur e TAP-it në dekadën e fundit mori formën e reduktimeve në normës njëtrajtëshe (taksa e sheshte) pa ndonjë kuptim dhe ndryshim ne përmirësimin e taksimit të të ardhurave nga kapitali.
Kjo ka ndikuar ne tkurrjen e progresivitetit te TAP, në një kohë kur çështjet që lidhen me barazinë dhe gjithëpërfshirjen luajnë një rol më të spikatur në orientimet e politikave drejt tatimpaguesve.
Ndryshimet në teknologji dhe dixhitalizim, praktikat e biznesit dhe mënyrat e pagesës kanë potencialin për të përmirësuar informacionin në dispozicion të autoriteteve tatimore, një element kyç për zbatimin e suksesshëm të regjimit TAP.
Por, vetë teknologjia nuk mjafton, pasi gjithë qasjet e politikave te suksesshme fiskale i mëshojnë bashkëpunimit më te madh midis autoriteteve tatimore dhe grupeve te interesit dhe aktoreve kryesore qe ndikojnë ne sjelljen e tatimpaguesve. Kjo mënyrë veprimi, qe kërkon vizion te kulluar pa patronazhim politik është provuar se rrit transparencën dhe besimin e tatimpaguesve.
Nese do te kishim një lidership te bazuar te profesionalizmi dhe jo partishmëria politike gjithë investimet e stërmëdha te investuara me një transparence te dobët do të siguronin akses në informacione dhe do te trajtonin tatimpaguesit bazuar te rrisku, qe do te thotë se te gjithë neve do te na e kishin bere me te lehte sistemin dhe barren fiskale përfshirë këtu edhe shpërndarjen e barres ne aktivitetet e tatimpaguesve dhe zotërimet financiare jashtë vendit.
Potenciali që regjimi i TAP-it të kontribuojë në “ndërtimin e shtetit” varet nga një lloj kontrate fiskale midis taksapaguesve dhe qeverisë, si dhe nga një mjedis politik që lejon një marrëdhënie të tillë. Këto zhvillime mund të ndikojnë si në vendimin nëse do të ketë një TAP te drejte per te gjithë, ashtu edhe në konsideratat e projektimit për ato qe jane nisma të reja dhe reformuese.
Diversiteti i ulet i burimeve nga ku përfitohen tatimet per buxhetin, ne aspektin e kapaciteteve te dobëta, te brishtësisë se integritetit te administrates dhe ndërhyrjes direkt te qeverisjeve politike, duhet të japë mësime që mund të jenë te dobishme për tatimpaguesit qe ekonominë e vene përpara politikes dhe kane vendosur qe te japin me shume se sa te marrin nga burimet e vendit.
Sipas një studimi të FMN-së[1], në një analizë të faktorëve që ndikojnë kapacitetin e tatimeve për të arritur një përmbushje të misionit të TAP, atë të taksimit të të ardhurave sipas shumës që krijohet duket se:
Faktorët ekonomikë[2] nuk ndikojnë për një rritje të kapacitetit të TAP, pasi pesha e madhe e sektorit bujqësor bashkë me ekonominë informale kanë një ndikim negative në bazën tatimore dhe janë peshë për sistemin tatimor. Por, ndërkohë po të kishim një nivel të lartë zhvillimi ekonomik dhe një nivel më të lartë eksportesh në raport me importet do të ishte një ndikim pozitiv. Në realitet, për Shqipërinë edhe këta faktorë kanë ndikim negative në kapacitetin tatimor.
Faktorët demografikë[3] me nivelin që prezantojnë secili prej tyre ka tjetër ndikim negative në kapacitetin tatimor të sistemit fiskal shqiptar.
Faktorët politikë[4] kanë një ndikim negative në kapacitetin tatimor në masë kryesore pasi asnjë nga faktorët që përfshihen në këtë grup nuk konsiderohen me tendencë positive ndër vite, duke u bazuar te indekset e raporteve për secalin prej tyre, por edhe raportimeve nga vetë analizat e ekspertëve shqiptarë.
Të ardhurat jotatimore (të ardhurat nga shfrytëzimi burimeve natyrore dhe tarifat institucionale, grantet, kreditë) kanë ndikim negativ dhe e dobësojnë kapacitetin tatimor, pasi ndikojnë direkt në dembelizmin, atrofizimin dhe korruptimin e modelit të ndershëm.
Po kështu edhe investimet në teknologji për administrimin (fiskalizimi) bashkë me e-albania konsiderohen se kanë ndikim pozitiv në forcimin e kapaciteteve tatimore. Por nisur nga problemet e mëdha të humbjes së besueshmërisë për shkak të hakerimit, por po ashtu edhe mospërdorimit efektiv të teknologjisë (nuk shihet se funksionon menaxhimi rriskut bazuar mbi teknologjinë) nuk e japi të plotë edhe atë ndikim që mund ta jepnin në kushte dhe ambjent të pandikuar nga faktorët e tjerë më lart.
Kufizimet në reformën tatimore që po ndodhin prej disa vitesh kanë më shumë gjasa politike sesa administrative dhe janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me vendimet për ruajtjen ose rritjen e financimit për programet e shpenzimeve qeveritare.
Sfidat politike ndryshojnë.
Por thelbësor është ndryshimi i kontratës sociale (përfshirë komponentin fiskal), si një revolucionarizim sfidues për të përmbysur rezultatet e dobëta.
Kjo nuk është e lehtë, madje mund të jetë shumë e vështirë nëse mbajmë ofrimin e shërbimeve dhe subvencioneve qeveritare pa kosto ose me kosto të ulët bazuar te parimi I taksave të ulëta.
Kjo politikë që ende vazhdon me raste e ka transformuar ambjentin institucional të mos ketë institucionet e nevojshme për të nxitur negociatat tatimore midis taksapaguesve dhe qeverisë.
[1] https://www.imf.org/-/media/Files/Publications/WP/2023/English/wpiea2023034-print-pdf.ashx
[2] Niveli i zhvillimit, pesha e eksporteve dhe importeve, pesha e bujqësisë, ekonomia informale
[3] Rritja e popullsisë, Shpërndarja e moshës, Niveli i pabarazisë (i të ardhurave ose pasurisë).
[4] Indeksi i demokracisë, Pjesëmarrja në votim, Besimi te qeveria, Korrupsioni
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.