Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare

Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare

Programet për zhvillimin e ekonomisë janë fokusuar në dy apo tre sektorë, por kanë arritur të jenë vetëm suksese afatshkurtra dhe me pak ndikim në zhvillimin afatgjatë që garanton vijimësi dhe stabilitet në rritjen ekonomike dhe mirëqenie qytetare.

Orientimi në funksion të zhvillimit ekonomik afatgjatë është të punojmë fort për të bërë bashkë pjesët e ekonomisë, që ndikojnë në zhvillimin e saj në një vend, kohë të caktuar dhe vizion të përbashkët.

Në të kuptuarit drejt të thelbit të këtij diskutimi ne jemi të mirëqasur me programe për zhvillim duke kërkuar të përshtatim adresim të kushteve dhe mundësive për tu realizuar me një impakt të zgjatur në ekonominë e së ardhmes.

Ne nevojitet të qartësojmë fokusin për programet tona zhvillimore.

Një program i mirë zhvillimi ekonomik fillon me analizën e burimeve lokale si në drejtim të kapaciteteve njerëzore, po ashtu edhe në drejtim të burimeve natyrore dhe financiare.
Është njësoj si të bësh bashkë ajrin, ujin dhe tokën.

Zhvillimi i sektorit energjitik dhe industrisë nxjerrëse nuk është vetëm krijimi i vendeve të punës, por është kapaciteti që krijohet në komunitetin e biznesit tonë për të identifikuar dhe përdorur burimet për një periudhë afatgjatë. Zhvillimi i programeve për gjallërim të sektorit energjitik, si dhe një rilindje të sektorit hidrokarbur duhet të përputhet me qasje me bazë të gjerë të faktorëve që bëjnë bazën e zhvillimit: burimet natyrore dhe maksimalizimi i fitimit nga shfrytëzimi i tyre në funksion të mirëqenies për sot dhe parashikimit të shfrytëzimit për nesër.

Për sektorin energjitik dhe minerar duhet pranuar se bërja më shumë konkuruese në treg të kapaciteteve aktuale është qasja më efektive në shfrytëzimin e burimeve pasi bazohet në ato çfarë komuniteti tashmë i ka. Përmirësimi i efikasitetit të tyre dhe bërja bashkë në të njëjtin treg i faktorëve egzistuesë do të thoshte një zgjerim i dimensioneve të tregut aktual.

Strategjitë për zhvillim të orientuara si platforma do të inkurajojnë investitorët e rinj të krijojnë sipërmarrje të reja që do ti shërbejnë komunitetit tonë por duhet të tentojnë të dalin edhe jashtë këtij komuniteti. Thelbi i platformave që do tu ofrohen investitorëve anembanë do të jetë zhvillimi i projekteve të produkteve të reja që do të prodhojnë apo krijojnë shërbime të avancuara që aktualisht i mungojnë tregut duke i dhënë një emërtim boshtit ekonomik te vendit.

Për arsye se fuqia e qeverive dhe sipërmarrjeve tona janë të kufizuara, ne e kemi të qartë se duhet të ndryshojmë varësinë ekonomike nga remitancat, kapitalet ndërkombëtare kur kapitalet shqiptare në mbarë botën arrijnë të përmbushin nevojat e programeve tona.

Vendosje objektivash zhvillimi se me kë do të krahasohemi, kë shtet do të arrijmë dhe kë do të kalojmë në garën për në tregun e BE eshte fryma më e vlefshme e qasjes ndaj standarteve të ekonomisë europiane. Konkurenca duhet të synojë diversitetin bazuar në produktet tradicionale të vendit dhe të ndërthurura dhe me kapacitetet e pashfrytëzuara apo që mundet të importohen nga vendet përreth dhe emigracioni.

Fillimisht krahasohen elementët e përbashkët të ekonomisë, ata që kanë vlerë dhe konkurojnë dhe më tej fillohet të përgatitet treguesit për të parakaluar në rritjen ekonomike dhe të ardhurat për frymë me vendet e tjera.

Ekonomisë shqiptare i nevojitet ajo “shtytja e madhe” për të bërë më shumë nga sa ka bërë deri tani.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: