Ndryshimi i status quo fiskale për pushtetin vendor
Kjo do të thotë se cfarë qasje do të ndjekë qeverisja qendrore për ta zbatuar në koordinim me pushtetin vendor lidhur me bizneset e vogla në përgjithësi dhe bizneset që janë goditur direkt nga katastrofa shëndetësore, të tilla si: restorantet e mbyllura, shërbimet në ambjente të mbyllura dhe aktivitetet turistike, si dhe shërbime të tjera të anuluara.
Pjesa më e madhe e tyre në dëshpërimin për ti mbijetuar kësaj situate pa shpresë financimi për ta janë duke ju drejtuar parasë informale për të mbajtur gjallë aktivitetet e tyre pas goditjes së madhe.
Rreziqet përfshijnë pothuajse çdo aspekt të të ardhurave, veçanërisht të ardhurat vendore me performance te dobet.
Bashkitë e vogla ne vitin 2020 kanë parë rënie më herët se normalisht dhe çdo qytet ka pasiguri se mund të humbasë edhe ato pak punë që ka patur më përpara. Pronarët e bizneseve të mëdha dhe bankat mund të ofrojnë kredite për mallrat, pagesat e qirasë dhe këstet e radhës, por përsëri kriza mund t’i lërë bizneset dhe qytetarët pa paratë e duhura për të paguar taksat e radhës. Tarifat e zhvillimit dhe ndikimit do të vijojnë duke u bazuar në plane të reja ndërtimi, por kjo e ardhur është shumë pak, pasi jo gjithe qytetet kane ndertime te reja.
Edhe kur të ardhurat nga taksat, tarifat dhe shërbimet bien, qeveritë vendore ende duhet të mbajnë në këmbë shërbimet e tjera. Ato do të kenë disa kursime në kostot e administrimit dhe karburantit, por nuk do të jenë mjaftueshëm për t’u barazuar me të ardhurat e humbura.
Ndërkohë, që tregu financiar publik do të kërkojë pagesa më të larta gjatë viteve të ardhshme për të ruajtur aftësinë paguese të pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. Mbulimi shëndetësor për punonjësit gjithashtu do të bëhet më i shtrenjtë.
Qeveria qendrore dhe vendore duhet të shohë përpara si ti përgjigjet kohës së tashme dhe të ardhme.
Shumica e Bashkive nuk kanë kapacitet për të përfituar ndihmë të gjerë dhe ka më shumë të ngjarë të shtyjnë më tej kostot për tu paguar ose t’i japin fund disa nismave që kanë ofruar në të kaluarën.
Në kohën e stresit fiskal, ka një rol pikërisht qeveria që të forcojë mbikëqyrjen më nga afër të shërbimeve vendore që janë të alternuara me ato qendrore. Në këtë qasje, qeveria duhet të jetë më bashkëpunuese lidhur me përmirësimin e shëndetit fiskal të qeverive vendore, sipas situatës reale që ato kanë, duke mos përdorur të njëjtat perqindje të transferimit të fondeve sikur të ishim në një situatë normale.
Qeveria duhet të jetë më bashkëpunuese në miratimin e huave financiare duke siguruar edhe ndihmën për menaxhimin e tyre. Financat vendore janë në zgrip, pasi 5 vite pas reformës administrative ato janë të brishta dhe vulnerabile përballë dinamikave të përditshme, megjithë kuadrin ligjor që në realitet ato nuk arrijnë ta vënë në zbatim me kapacitet të plotë.
Ndërkohë, qeveria qendrore duhet te prezantonte nje bilanc ne Kuvend per kete periudhe, lidhur me çfare u zotua ne ate kohe kur u prezantua decentralizimi sipas ndarjes administrative aktuale, me faktin ku eshte tani realiteti i permbushjes se zotimeve.
Bashkitë nuk mund të rrisin thjesht taksat për banorët e tyre, ashtu si dhe nuk mund të mbështeten në ndihmën financiare nga shteti, si më përpara. Por, te ngecura ne kete “tunel” fiskal, ato nuk arrijnë dot ende të gëzojnë autonominë e premtuar, pasi objektivat fiskalë në këto vite të fundit kanë ngelur të parealizuar dhe nuk ka qenë e mundur të ndryshohet kjo status quo.
Ndryshimi mund të jetë i vështirë në kohëra më të mira fiskale dhe jo më tani, por qeveria duhet të shohë përpara pasi kjo kohe sherben pikerisht per te dale ne siperfaqe.
Një hap i parë është:
– Rishikimi i lehtësive fiskale dhe stimujve ekonomikë për bizneset e mëdha për të krijuar hapësirë për bizneset vendore të rriten. Këto zakonisht përfshijnë alternim fondesh qendrore dhe vendore me ndryshim të përkohshëm politikash dhe kushtezim te lehtesive fiskale me kushtin e nenkontraktimit te partnereve vendore, njesoj si ndodh me kushtet/kufizimet qe u vendosen investitoreve strategjike. P.sh. projektet kapitale të financuara nga buxheti shtetit shpesh kërkojnë që shpenzimet vendore të jenë kosto vendore. Një periudhë pezullimi i lehtësive do të siguronte hapësirë të lirë për buxhetin.
Hapi i dytë është:
– Qeverisja ashtu si bizneset në komunitetet e tyre, duhet të mësojë të punojë në distancë dhe sipas parimit të ndarjes së kostove. Ajo duhet të marrë në konsideratë zvogëlimin e hapësirës që përdorin dhe çfarë lehtësish mund të krijojë për kryerjen e disa shërbimeve në distancë. Bizneset mund të jenë duke bërë të njëjtat llogaritje, të cilat mund të ndikojnë më tej në mbledhjen e taksave. Mirëmbajtja e infrastrukturës është tashmë një barrë, e cila mund të çojë në më shumë ndërlidhje të shërbimeve lokale me këtë lloj qasje.
Qeveria qendrore duhet të inkurajojë Bashkitë të kërkojnë mënyra për të përmirësuar cilësinë dhe për të zvogëluar kostot operacionale duke ndarë shërbimet sipas mënyrës së re të të punuarit.
Qeverisjet vendore mund të ndajnë një burim të përbashkët me të tjerat në zonën e tyre ose mund të transferojnë shërbimet e tyre në një qytet më të madh në të gjithë qarkun.
Bashkitë në koordinim me qeverisjen qendrore mund të rregullojnë bazën ligjore për të lejuar që më ato biznese publike, të bazuara në punën në distancë të lejohen të vazhdojnë në këtë mënyrë të asistuara në këtë proces ndryshimi. Të tjera biznese të reja duhet të krijohen në partnership edhe me qytetarët, me qasjen e një aktivizimi të gjithë burimeve për të klaur këtë situatë dhe për të bërë ndryshimin. Tani që njerëzit kanë punuar në shtëpi, mund të dëshirojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të fillojnë një biznes pasi mundet të përshtatet me natyrën e tyre.
Për shumë Bashki, ndryshimi mund të jetë çështje e mbijetesës fiskale. Zhvillimi i një plani rreth politikave të shëndosha, të provuara që kanë funksionuar në komunitetet e tjera nuk duhet të presë zhbllokimin nga pandemia.
Koha për të vepruar efektivisht eshte zgjedhja e momentit dhe pergatitja per te vperuar, pasi qasja e zgjedhur bëhet domosdoshmëri për ti dhënë frymëmarrje financave vendore.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.