MIRËPRITJE DHE VLERËSIM NGA PJESËMARRËSIT NË TAKIMIN E HAPUR NË DIBËR LIDHUR ME GJETJET DHE PROPOZIMET PËR VEPRIME TË RAPORTIT TË MONITORIMIT SHUMËDIMENSIONAL
Takimi i sotëm në Dibër me pjestarë të shoqërisë civile, organizata biznesi dhe nga Bashkia, si dhe duke patur kënaqësinë edhe të bashkëbisedimit me nënkryetarin e Bashkisë ishte një kohë, që ekspertëve të ALTAX u shërbeu për të përforcuar gjetjet dhe propozimet e tyre.
Nga ana tjetër, diskutimi me vlerë i përfaqësueses nga shoqëria civile lidhur me problemin e migrimit, të cilin e konsideroi si një gjetje me vend dhe që duhet të shërbejë për të tërhequr vëmendjen e qeverisë në hartimin e politikave parandaluese ishte një tjetër pjesë e përbashkët e këndvështrimit që prezanton edhe Raporti i Monitorimit Shumëdimensional për Dibrën
Ndërkohë, nga përfaqësues të biznesit u shtrua me forcë ideja e bashkëpunimit për qëllime të përbashkëta dhe u kërkua që vijimësia e projekteve të tilla të jetë jo e përkohshme.
Nga përfaqësuesit e qeverisjes vendore u vlerësua cilësia dhe korrektësia e të dhënave dhe komenteve të raportit, duke kërkuar që ky kontribut të jetë në ndihmë të zërit qytetar, i cili në Dibër konsiderohet si mjaft indiferent.
Mospatja e asnjë TV Lokal u konsiderua nga të pranishmit si pjesë e munguar për publikun, i cili është i dëshiruar të ketë një TV me identitetin e qarkut.
Nga ekspertët e ALTAX dhe drejtuesit e projektit u theksua me forcë se besimi për të bërë realitet mjaft nga propozimet dhe gjetjet e raportit do të jetë pjesë e kalendarit të përbashkët të komunikimit për të arritur edhe objektiva të caktuara të projektit për të patur një zë qytetar të artikuluar dhe të përforcuar me argumente në konsultimet publike dhe dëgjesat për menaxhimin e qeverisjes vendore. Kanalet e komunikimit nga ALTAX u konsideruan si një burim i besueshem dhe i vlefshem per dialogun qe duam te ndertojme te gjithe se bashku.
Nga drejtuesit e ALTAX u konfirmua qendrimi qe do te vijojme te mbeshtete jo vetem ne konstatime, por ne veprime te perbashketa duke adresuar rrisqet sipas rastit dhe duke premtuar ardhjen perseri sipas programit te projektit ne vjeshten e vitit 2022 dhe duke mbajtur lidhjet gjate kesaj kohe persa u dialoguan ne kete takim te hapur mbreselenes.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.