Menaxhimi i performancës Tatimore në nivel strategjik

Menaxhimi i performancës Tatimore në nivel strategjik

Administrata tatimore, në traditën e saj 28 vjeçare ka vënë theksin te performanca në kuptim të produktivitetit nga kryerja e detyrave të ndryshme në funksion të mbledhjes të të ardhurave. Kjo mënyrë e analizës së performancës duke kërkuar të ardhurat pa qenë me të njëjtën forcë monitorimi kërkesa për një rritje të performimit të shërbimeve të administratës ka qenë në zbatim për gjithë këto vite.

P.sh. Arritja e përmbushjes/tejkalimit të planit të të ardhurave buxhetore për një periudhë fiskale mund të vijë nga përmirësimi i rritjes së përmbushjes vullnetare të ligjit, por shumë më shpesh mund të vijë si rrjedhojë e mosmarrjes parasysh të parashikimeve të rritjes ekonomike, zhvillimeve të sektorëve ekonomikë që janë baza për të ardhurat tatimore, ndryshimeve ligjore, apo dhe shpërndarjeve të pallogaritura saktë të planit buxhetor në rajonet tatimore.

Një shembull tjetër është tendenca e rritjes së vlerësimeve tatimore si pasojë e rritjes së zbulimeve prej kontrolleve tatimore, që mund të reflektojë një rritje të përmbushjes vullnetare (edhe pse me përdorimin e forcës) të ligjit. Nga ana tjetër, tendenca mund të tregojë thjesht që një numër i vogël vlerësimesh tatimore jonormale, në sektorë ekonomikë të caktuar (ose situata evazioniste në tatimpagues të caktuar) ka ndikuar në këtë rritje performance.

Nga sa mund të përmblidhet për monitorimin e përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, matja e rezultatit është primare në monitorimin e performancës. Pas përcaktimit dhe kuptimit të termave efektshmëri dhe rezultat është e nevojshme të diskutohet se si treguesit maten. NË lidhje me këtë është e rëndësishme të përqëndrohemi te termat matje dhe tregues.

Administrata tatimore, për përmirësimin e efikasitetit te programit të përmbushjes ka nevojë të dijë përfitimet që vijnë nga zbatimi i tij nëpërmjet arritjeve operacionale. Nëse administrata nuk arrin të matë rezultatet e programit të përmbushjes e lë atë në errësirë informative, si në drejtim të tendencës së ecurisë së programit dhe ruajtjen e nivelit të transparencës brenda dhe jashtë administratës, po ashtu edhe në drejtim të efektshmërisë së strategjive të miratuara.

NË praktikë, ky moment duhet të tregojë për menaxherët e lartë se është e rëndësishme të mos vijohet më tej me strategji që nuk kanë arritur rezultatin e pritshëm dhe të zëvendësohet me strategji të reja që vlerësohen si më efektive.

Performanca brenda administratës mund të matet gjerësisht në tri nivele të veçanta:

  • Në nivelin strategjik, ku performance e administratës mund të vlerësohet nga një seri indikatorësh kyç, të tilla si ecuria fiskale, përmbushja e kërkesave të tatimpaguesve, menaxhimi dhe kompetencat e stafit, integriteti etj,.
  • Në nivelin operacional, ku efikasiteti i rezultateve është në qendër të matjeve;
  • Në nivelin individual të personelit, ku performanca personale mund të matet sipas standardeve të parapërcaktuara dhe objektivave.

NË mjaft administrata tatimore performanca matet në të tre nivelet dhe janë të qarta lidhjet mes tyre. Për shembull, treguesit e performancës për nivelin individual duhet të jenë në përputhje me objektivat e performancës në nivelin operacional, dhe rezultatet duhet të mbështesin drejtimin e përgjithshëm strategjik të administratës.

Në nivelin strategjik, qëllimet duhet të mbahen në një numër relativisht të vogël në mënyrë që administrata tatimore mund të përqëndrohet në prioritetet më të rëndësishme dhe të arritshme. Disa administrata tatimore përcaktojnë vetëm disa qëllime të nivelit të lartë strategjik (nga 3 deri ne 6), më shpesh rreth çështjeve të tilla si: përmirësimi i pajtueshmërisë, përqëndrimi i shërbimeve rreth tatimpaguesit; përtëritja organizative; angazhimi i stafit; rritja e produktivitetit, efektiviteti i kostos.

Qëllimet e nivelit të lartë janë të fokusuar në rezultatet e nivelit të lartë (ose ndikimet) dhe priren të kenë një numër të vogël të treguesve me qëllim vlerësimin se sa efektive ka qenë administrata në arritjen e këtyre rezultateve. Nuk ka tregues performance, që i vetëm mund të sigurojë mjaftueshëm informacion për të vlerësuar shkallën në të cilën administrata ka qenë e suksesshme, kështu që një grup treguesish plotësuesë janë të nevojshëm.

Ne këtë nivel matje, performanca do të:

  • Zbatohet për të gjithë administratën
  • Kalojë përgjatë gjithë linjave funksionale
  • Tentojë në pasqyrimin e rezultateve të nivelit të lartë
  • Mbështetjen e qëllimeve strategjike dhe objektivat e nivelit më të lartë

Secili prej qëllimeve të përmendura më parë është nga ana tjetër i ndarë në grupe më të përmbledhur të objektivave më specifike operative që të përshkruajë në detaje se çfarë do të duhet për të arritur rezultatin e shprehur në qëllimet strategjike. Programet operacionale (ose të punës) janë detyra specifike (të tilla si: rritja e deklarimeve elektronike, apo zgjerimi i mbulimit me kontrolle të tatimpaguesve me rrisk). Çdo strategji është zakonisht e mbështetur nga disa programe operacionale, të cilat bashkarisht e përfaqësojnë strategjinë për arritjen e qëllimit.

Si pjesë e strategjisë, administrata tatimore ka nevojë për të zhvilluar një grup operacional të matjeve të performancës që ofron një fokus të aktiviteteve të administratës për çdo funksion kryesor të saj. Indikatorët e zgjedhur, duhet që sa më shumë të jetë e mundur, të:

  • Mishërojnë karakteristikat e sasisë, cilësisë, dhe afateve kohore
  • Jenë të matshme.

Një standard i performancës që nuk mund të matet ka të ngjarë të dobësojë besueshmërinë edhe të indikatorëve të tjerë të performancës

  • Jenë të verifikueshëm. Rezultatet e raportuara për çdo matje të performancës duhet të jenë të hapura për shqyrtim për të siguruar evidentimin e korigjimin e ndonjë raportimi të gabuar.

Matjet mund të jenë kryesisht cilësore apo sasiore.

Matjet sasiore mund të përfshijnë numrin e veprimeve të ndërmarra nga administrata tatimore (p.sh., numri i kontrolleve të kryera, numri i tatimpaguesve që ju është shërbyer, numri i vlerësimeve të kthyera për tu përpunuar) dhe shkallën e efikasitetit me të cilat veprimet janë kryer (numri i thirrjeve përgjigjur për punonjës shërbimi, numri i rasteve të mbyllura për mbledhjen, shuma mesatare e tatimit të vlerësuar për orë sipas kohës së kontrollorit).

Matjet cilesore vlerësojnë shkallën në të cilën shërbimet e tatimpaguesit dhe të zbatimit operacional kanë përmbushur standardet e përcaktuara. Ato janë vendosur duke krahasuar një model të punës së kryer nga një funksion në raport me standardet e vendosura.

Administrata tatimore duhet të krijojë nivele të performancës siâ  bazë për standartet e ardhshme. Pasi matjet janë kryer, së pari është e nevojshme për të krijuar një nivel bazë të performancës. Pasi baza është vendosur, atëherë mund të vendosen objektivat për punën e ardhshme. Këto objektiva janë norma apo afate kohore ose ndonjëherë vetëm drejtime (të tilla si “rritur” ose “përmirësuar”), që të mundësojë administratën për të përdorur punën e treguesve të performancës si element për “gjykim”.

Praktika më e mirë në administratën tatimore sugjeron se matja e performancës individuale duhet të jetë ne një linjë me objektivat strategjike të administratës si dhe në kohë dhe transparente.

Një koncept i rëndësishëm në zhvillimin e treguesve të performancës për individët është ndikimi dhe mospërshtatja e treguesve të performancës së administratës sipas segmenteve të saj. P.sh. Një qëllim strategjik me kuptim të shumëfishtë, si: “përmirësimi i pajtueshmërisë me ligjet tatimore” mund të ndikojë për treguesin “rritja e mbulimit të kontrollit për TVSH-së për tatimpaguesve të mëdhenj”.

  • Indikatorët e performancës në planet operacionale duhet të përkthehen në përgjegjësi individuale
  • Objektivat e performancës individuale duhet të shkojnë deri në planet e njësisë bazë ku bëjnë pjesë.

Për një vijimësi të përsosjes së strategjisë së përmbushjes nevojitet domosdoshmërisht një sistem vlerësimi.

Ky sistem bazohet mbi treguesit sasiore dhe cilësore me gjithperfshires te veprimeve administrative dhe ne reflektim te ndryshimeve ligjore dhe kërkesave te tatimpaguesve.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: