Kontrolli i terrenit nga tatimet

Kontrolli i terrenit nga tatimet

Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve ka lëshuar një udhëzues nëpërmjet të cilit ripërcaktohen procedurat se si tatimorët e terrenit duhet të kontrollojnë biznesin për vendndodhjen, nëse janë të regjistruar, numrin e punonjësve që kanë dhe nëse përdorin kasën fiskale. Penalitetet në rast parregullsish vijojnë që nga gjobat deri të pezullimi i aktivitetit. Udhëzimi hyri në fuqi ditë më parë.

Ky udhëzues përmbledh disa nga drejtimet kryesore, por jo vetëm, në të cilat këto struktura duhet të mbështeten, referuar dispozitave ligjore e nënligjore, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre funksionale.

Kontrolli në terren vepron me:

-Çdo konstatim i strukturave të verifikimit ne terren dhe hetimit tatimor gjatë kontrolleve të ushtruara të tatimpaguesit dokumentohet duke mbajtur akt konstatimin përkatës, i cili është dokument sipas një formati të miratuar me numër serial të parashtypur.

-Akt konstatimi mbahet në vendin dhe në momentin e kryerjes së kontrollit apo verifikimit tek tatimpaguesi.

-Si rregull ky akt mbahet në prani të tatimpaguesit apo përfaqësuesit të autorizuar dhe nënshkruhet nga palët. Nëse tatimpaguesi apo përfaqësuesi i tij refuzon, ky fakt shënohet në akt-konstatim.

-NË akt konstatim përfshihet qartë që çdo fakt dhe rrethanë, veprim apo mosveprim dhe provë e konstatuar, nisur nga objekti i verifikimit apo kontrollit tek tatimpaguesi, po jo vetëm.

-Akt konstatimi duhet të përmbajë të dhëna të sakta duke evidentuar të plotë identitetin e tatimpaguesit, përfaqësuesit të tij, adresën ku kryhet konstatimit nëse është e ndryshme nga adresa e deklaruar dhe Nipt-in.

-gjatë verifikimit apo kontrollit të lidhur me deklarimin e punonjësve në organin tatimor në akt konstatim evidentohen në mënyrë të qartë dhe pa gabime të gjithë punonjësit e konstatuar, në vendin e ushtrimit të kontrollit, duke pasqyruar të gjitha gjeneralitete, emrin, mbiemrin, numrin personal të pasqyruar në dokumentin e identifikimit dhe në mungesë të këtij dokumenti nëse shënohet ky fakt në konstatim merren të dhënat për datën muajin dhe vitin e lindjes së punonjësve.

-gjatë verifikimit apo kontrollit lidhur me dokumentimin e mallrave në akt konstatimin pasqyrohen të dhënat për mallin, përshkrimi i hollësishëm i mallit dhe sasia e konstatuar.

Po kështu në akt konstatim përshkruhen të plota të dhënat për dokumentacionin tatimor që shoqëron mallin.

-NË si rezultat i verifikimit apo kontrollit konstatohet nëpërmjet fakteve dhe provave se tatimpaguesi ka kryer shkelje tatimore administrative, atëherë përveç akt konstatimit mbahet edhe procesverbali përkatës që sanksiono shkeljen .

-Procesverbali që sanksionon shkeljen tatimore administrative dhe dëmin përkatës, duke vënë referenca të sakta për dispozitat (neni) ligjore në nënligjore të cilës i referohet shkelja si dhe dënimi që aplikohet në bazë të dispozitave ligjore.

Nëse konstatohet se tatimpaguesi ka kryer më shumë se një shkelje tatimore administrative, atëherë çdo shkelje mbahet në një procesverbal të veçantë.

2-gjatë kontrolleve që lidhen me regjistrim tatimor mbahen parasysh

-Personi që nuk është i regjistruar në organin tatimor, por në fakt ka ushtruar veprimtari ekonomike nuk është i përjashtuar nga përgjegjësia tatimore, bazuar në nenin 41 të ligjit.

Nëse identifikohen persona që ushtrojnë veprimtari tregtare të paregjistruar në organin tatimor përveçse mbyllet menjëherë veprimtaria dhe konfiskohen të gjitha materialet, u propozohet organeve përkatëse pezullimi i lejes dhe licencës.

-NË rastet kur sekuestro është e pamundur aplikohet gjobë.

3-gjatë kontrolleve të dokumentacionit të mallrave

TË gjithë personat e tatueshëm subjektet të TVSH apo tatim fitimit apo të gjithë tatimpaguesit e tjerë janë të detyruar ti justifikojnë me dokumentacion e nevojshëm tatimor.

-Dokumenti që shërben për lëvizjen e mallit, për mallrat e importuara nga jashtë vendit që transportohen nga dogana ku zhdoganohet malli në drejtim të magazinës së subjektit importues është deklarata doganore e importit e lëshuar nga administrata doganore e shoqëruar me faturën e lëshuar nga furnitori i huaj i mallit.

– Dokumenti që shërben për lëvizjen e mallit nga dogana në magazinë apo magazinat e personit të tatueshëm, kërkohen disa mjete dhe ngarkesa transporti, është një dokument shoqërimi i mallit i lëshuar nga agjencia doganore për Çdo mjet transporti dhe për Çdo ngarkesë, së bashku me fotokopje të deklaratës doganore të importit dhe të faturës së lëshuar nga furnitori i huaj së mallit.

-Dokumenti që shërben për lëvizjen e brendshme të mallrave nga magazina në magazinë, nga magazina në dyqan apo anasjelltas, nga qendra në filial, nga vendi i prodhimit në magazinë, nga vendi i prodhimit në dyqan, është fatura e shoqërimit të mallrave.

-Dokumenti që shërben në rastin e shitjeve derë me derë, në momentin e lëvizjes së mallit nga magazina e shitësit apo nga vendi i tij i prodhimit në mjetet e tij të transportit me të cilin realizohen shitjet derë më derë, pësoni i tatueshëm subjekt i TVSH apo tatim mbi fitimin lëshon fature tatimore. Kurse në momentin e realizimit të Çdo shitje të mallrave, personi i tatueshëm lëshon për blerësin faturë tatimore.

Lëvizja e mallrave shoqërohet me faturën origjinale të shitjes së mallit ose me fature shoqëruese në rastet e lëvizjes së brendshme të mallrave.

4 – gjatë verifikimeve apo kontrolleve që lidhen me deklarimin e punonjësve në organin tatimore mbahet parasysh se:

-Çdo tatimpagues detyrohet të deklarojë në organin tatimor mbahet parasysh:

-Çdo tatimpagues duhet Ët deklarojë në organin tatimor të punësuarit( përfshirë edhe punonjësit e papaguar të familjes së personit fizik që jeton apo bashkëjeton. Deklarimi i punonjësve duhet të bëhet të paktën një ditë përpara fillimit të punës së të punësuarve.

4-gjatë verifikimeve për përdorimin e kasës fiskale:

-Tatimpaguesit të cilët nuk përdorin bankën për transaksione të mallit apo shërbimeve duhet të përdorin kasën fiskale.

-për kundërvajtjet administrative aplikohet dënimet sipas nenit 122 të ligjit te procedurave

Keto ishin nder detyrat kryesore te kontrollit tatimor nga terreni

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: