Kontrolli Financiar dhe Integriteti në Buxhetime – Procesi i Hapjes së Negociatave për Kapitullin 32

Kontrolli Financiar dhe Integriteti në Buxhetime – Procesi i Hapjes së Negociatave për Kapitullin 32

Në datën 12 Tetor  në Hotel Rogner, u mbajt një event me titull “Kontrolli Financiar dhe Integriteti në Buxhetime Procesi i Hapjes së Negociatave për Kapitullin 32”.

Në kuadër të serisë së prezantimeve dhe diskutimeve me aktorë të rëndësishëm në procesin e negociatave, Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS) organizoi ditën e sotme Tryezën e Diskutimit “Kontrolli Financiar dhe Integriteti në Buxhetim: Procesi i Hapjes së Negociatave për Kapitullin 32”.

Në këtë event të dy organizatat prezantuan Dokumente Politikash (policy Paper) të përgatitura prej tyre e konkretisht:

–       Rruga e Shqipërisë drejt Integrimit Europian Kontrolli Financiar dhe Procesi i Hapjes së Negociatave për Kapitullin 32″. – përgatitur nga AIS/Open Data Albania.

–       Financat Vendore; Llogaridhënia dhe Integriteti Financiar – përgatitur nga ALTAX.

Gjatë aktivitetit u diskutua me të ftuar dhe pjesëmarrës nga institucionet publike si edhe ekspertë të fushës mbi 2 dokumentet e politikave

Megjithëse, Kontrolli Financiar është një nga 33 kapitujt negociues, zbatimi i kuadrit ligjor në Shqipëri paraqet sfida të caktuara. Në këtë drejtim panelistët por edhe të ftuarit e pranishëm theksuan rëndësinë e përmbushjes së detyrimeve për Kapitullin 32 “Kontrolli Financiar”.

Kjo jo vetëm si një nga kapitujt më kompleks dhe të rëndësishëm të Grupkapitullit 1 (#Cluster1), por edhe si një detyrim të vendit për arritjen e stabilitetit financiar, parandalimin e keqpërdorimit të mjeteve financiare dhe shpenzimin efikas dhe transparent të fondeve publike.

Disa nga çështjet e diskutuara dhe rekomandimet e sugjeruara patën në focus mbi rekomandimet e dokumentit të parë të politikave janë:

✅ Angazhimin dhe përfshirjen e të gjithë aktorëve si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjen prioritare nga Qeveria dhe Kuvendi;

✅ Përshpejtimin e procesit të shqyrtimit analitik (screening) të legjislacionit për përafrimin me acquis të BE-së për Kapitullin 32;

✅ Forcimin e ekspertizës dhe qëndrueshmërisë së strukturave dhe burimeve njerëzore të përfshirë në procesin e negocimit;

✅ Shtrirjen e edukimit financiar si edhe përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj publikut për përmbushjen e detyrimeve të përafrimit me acquis të BE-së për Kapitullin 32.

✅ Dokumentin e Politikave mund ta aksesoni duke klikuar në faqen e dedikuar të Cluster 1

Disa nga çështjet e diskutuara dhe rekomandimet e sugjeruara patën në focus mbi rekomandimet e dokumentit të dytë të politikave janë:

✅ Konsultimi publik dhe transparenca duhet të marrin një vëmendje të veçantë dhe kujdes në plotësimin e të dhënave. Në një proces lobues që ne kemi filluar si organizatë për ndryshim të Ligjit të Konsultimit Publik[1], nevojitet që detyrimi për tu konsultuar të përmirësohet duke vendosur kusht që proces-verbalet e konsultimit të jenë të konfirmuara me argumente edhe nga përfaqësuesit e publikut.

✅ Gjatë çdo diskutimi të zbatimit të buxhetit të Bashkive duhen përfshirë mekanizma monitorimi dhe vlerësimi, në grupe të përbërë nga Ministria e Financave dhe ekspertiza e publikut për të krijuar një mekanizëm të ngjashëm me analizën “Llogaridhënia për Shpenzimet dhe Financat Publike (PEFA) që të jetë ashtu si për financat qendrore një diagnozë objektive e përditësuar e performancës së menaxhimit të financave publike vendore.

✅ Niveli i përmbushjes së programit politik dhe objektivave strategjike nevojitet të bëhet transparencë për të minimizuar faktorët e rrezikut për manipulim të qytetarëve me info të rreme/keqdashëse, por shërben edhe më mirë llogaridhënies dhe fokusimit të dialogut me OSHC dhe votuesit drejt temave që kanë nevojë për vëmendje dhe përkrahje më të madhe nga të gjithë.

✅ Ndër çështjet që kanë nevojë për vëmendje dhe përfshirje të Bashkive përfshihet edhe mungesa e debatit publik për shqyrtime të thelluara fizibiliteti për projekte ndërkombëtare të investimeve kapitale, ku dhe monitorimi dhe raportimi nga Bashkitë është në përmasa të vogla apo të pakonsiderueshme. Në këtë rast, ndihma me ekspertizë direkte nga ekspertiza lokale dhe kombëtare në pamundësi/mungesë të ekspertizës nga qeverisja qendrore (ministritë e linjës) duhet të sinkronizohet me nevojat e Bashkive.

✅ Mungon lidhja e duhur me strategjitë sektoriale, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, si dhe PBA-në e qeverisë qendrore. Ndryshimet ligjore në vetvete nuk konsiderohen gjithëpërfshirëse mjaftueshëm për ta përmirësuar procesin buxhetor ekzistues, i cili duhet të rrisë fokusin e politikave, besueshmërinë dhe orientimin drejt rezultateve.

✅ Dokumentin e Politikave mund ta aksesoni duke klikuar në faqen e dedikuar të Qendrës ALTAX

Organizata ALTAX po zbaton projektin me titull Monitorimi Publik përmes Ndërveprimit Qytetar mbështetur nga Programi MATRA i Ambasadës se Mbretërisë së Holandës në Tiranë.

Organizata AIS është pjesë e konsorciumit në zbatim të projektit  C1 –EU – NPA, Përmirësimi i Debatit mbi Politikat dhe Llogaridhënien për të Përmbushur të Drejtat Bazike përmes krijimit të Platformës së Negociatave të Cluster 1 Shqipëri.

Projekti, zbatohet nga katër organizata të shoqërisë civile Center for the Study of Democracy and Governance CSDG, Instituti i Studimeve Politike ISP, Komiteti Shqiptar  i Helsinkit dhe AIS / Open Data Albania. Projekti mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë.

[1] https://www.adisa.gov.al/wp-content/uploads/2021/03/Ligj_146_2014_30.10.2014.pdf, Neni 6

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: