Konsumi turistik dhe të ardhurat fiskale, Janar–Korrik 2025
Të ardhurat totale të buxhetit të konsoliduar në korrik 2025 arritën 66,755 milionë lekë, duke tejkaluar planin mujor me 2,533 milionë lekë ose +3.9% dhe duke qenë 7,192 milionë lekë më të larta (+12.1%) se korriku 2024.
Në këtë total, të ardhurat tatimore dhanë peshën kryesore me 64,587 milionë lekë, që është 2,982 milionë lekë mbi planin (+4.8%) dhe 7,293 milionë lekë mbi faktin e korrikut 2024 (+12.7%).
Brenda tyre, tatimet dhe doganat kontribuan me 44,762 milionë lekë, duke realizuar planin me +4.1% dhe duke qenë +13.7% më lart se një vit më parë.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) arriti 21,215 milionë lekë. Ky nivel është 239 milionë lekë nën planin (-1.1%), por gjithsesi 1,679 milionë lekë më lart (+8.6%) krahas 2024.
Tatimi mbi fitimin ishte 3,856 milionë lekë, duke qëndruar -313 milionë lekë nën plan (-7.5%), por më i lartë se korriku 2024 me +390 milionë lekë (+11.3%).
Akcizat arritën 6,927 milionë lekë, me një realizim +834 milionë lekë mbi plan (+13.7%) dhe një rritje +894 milionë lekë (+14.8%) krahas 2024.
Tatimi mbi të Ardhurat Personale (pagat) pati një rritje të fortë, duke arritur 7,441 milionë lekë, që është +1,934 milionë lekë mbi plan (+35.1%) dhe +1,540 milionë lekë më shumë se një vit më parë (+26.1%).
Taksa Nacionale dhe të tjera dhanë 4,352 milionë lekë, duke qenë -243 milionë lekë nën plan (-5.3%), por gjithsesi +808 milionë lekë më shumë se një vit më parë (+22.8%).
Taksat doganore regjistruan 970 milionë lekë, -202 milionë lekë nën plan (-17.2%), por gjithsesi +88 milionë lekë më lart (+10.0%) krahas 2024.
Në anën tjetër, të ardhurat e pushtetit vendor arritën 3,563 milionë lekë, që është -314 milionë lekë më pak se plani (-8.1%) dhe -114 milionë lekë nën nivelin e një viti më parë (-3.1%). Brenda tyre:
- Taksat mbi pasurinë (ndërtesat) u rritën në 609 milionë lekë, që është -225 milionë lekë nën plan (-27.0%), por më të larta se 2024 me +79 milionë lekë (+15.0%).
- Taksat lokale u reduktuan në 2,949 milionë lekë, që është -94 milionë lekë nën plan (-3.1%) dhe -196 milionë lekë më pak krahas vitit 2024 (-6.2%).
Në pjesën e fondeve speciale, të ardhurat arritën 16,263 milionë lekë, duke tejkaluar planin me +1,525 milionë lekë (+10.3%) dhe duke qenë +2,009 milionë lekë më të larta (+14.1%) se korriku 2024. Brenda tyre:
- Sigurimet shoqërore arritën 13,944 milionë lekë, +1,330 milionë lekë mbi plan (+10.5%) dhe +1,708 milionë lekë mbi 2024 (+14.0%).
- Sigurimet shëndetësore dhanë 2,246 milionë lekë, +162 milionë lekë mbi plan (+7.8%) dhe +268 milionë lekë më lart se një vit më parë (+13.6%).
Ecuria progresive Janar–Korrik 2025 krahasuar me Janar–Korrik 2024
Për shtatëmujorin, të ardhurat totale kapën 432,720 milionë lekë, duke qenë 4,748 milionë lekë mbi plan (+1.1%) dhe 30,044 milionë lekë më të larta (+7.5%) krahas vitit 2024.
Të ardhurat tatimore arritën 414,011 milionë lekë, duke realizuar planin me +4,559 milionë lekë (+1.1%) dhe duke qenë +35,622 milionë lekë më të larta (+9.4%) krahas vitit 2024.
TVSH me 130,307 milionë lekë, -329 milionë lekë nën plan (-0.3%), por +8,054 milionë lekë mbi 2024 (+6.6%).
Tatimi mbi fitimin me 37,093 milionë lekë, -334 milionë lekë nën plan (-0.9%), por +1,036 milionë lekë mbi 2024 (+2.9%).
Akcizat me 39,010 milionë lekë, +833 milionë lekë mbi plan (+2.2%) dhe +4,118 milionë lekë mbi vitin 2024 (+11.8%).
Tatimi mbi të ardhurat personale me 48,251 milionë lekë, +1,918 milionë lekë mbi plan (+4.1%) dhe +10,109 milionë lekë mbi vitin 2024 (+26.5%).
Taksat nacionale me 26,948 milionë lekë, -121 milionë lekë nën plan (-0.4%), por gjithsesi +2,001 milionë lekë mbi vitin 2024 (+8.0%).
Taksat doganore me 5,481 milionë lekë, -202 milionë lekë nën plan (-3.6%), por +271 milionë lekë më të larta (+5.2%) krahas vitit 2024.
Të ardhurat e pushtetit vendor ishin 22,687 milionë lekë, duke tejkaluar planin me +490 milionë lekë (+2.2%), por gjithsesi -1,822 milionë lekë më pak se 2024 (-7.4%).
Brenda tyre, taksat lokale ranë në 17,339 milionë lekë, +708 milionë lekë mbi plan (+4.3%), por -2,018 milionë lekë nën vitin 2024 (-10.4%).
Fondet speciale dhanë 104,235 milionë lekë, +2,304 milionë lekë mbi plan (+2.3%) dhe +11,854 milionë lekë mbi vitin 2024 (+12.8%).
Sigurimet shoqërore me 89,963 milionë lekë, +2,063 milionë lekë mbi plan (+2.3%) dhe +10,206 milionë lekë mbi vitin 2024 (+12.8%).
Sigurimet shëndetësore me 13,779 milionë lekë, +240 milionë lekë mbi plan (+1.8%) dhe +1,506 milionë lekë më lart (+12.3%).
Lëvizjet e vizitorëve në Korrik dhe Janar–Korrik
Në korrik 2025, hyrjet gjithsej ishin 2,663,010, me një rritje +1.5% krahas korrikut 2024. Brenda tyre, hyrjet e shqiptarëve u rritën me +3.9% në 837,520, ndërsa hyrjet e të huajve u rritën vetëm +0.4%, duke arritur 1,825,490. Daljet gjithsej arritën 2,576,342, me një rritje të fortë +9.6% krahas vitit të kaluar, ku daljet e shqiptarëve shënuan +11.1% dhe daljet e të huajve +9.0%.
Për periudhën janar–korrik, hyrjet gjithsej arritën 11,260,922, duke qenë +5.1% më shumë se në 2024. Brenda tyre, hyrjet e shqiptarëve ishin 4,673,781 (+7.4%), ndërsa të huajt 6,587,141 (+3.5%). Daljet gjithsej ishin 11,245,218, +6.6% krahas 2024, me shqiptarët në 4,771,121 (+9.0%) dhe të huajt në 6,474,097 (+4.8%).
Interpretimi i të dhënave fiskale dhe turistike Janar–Korrik 2025
Krahasimi i të ardhurave fiskale me lëvizjet turistike të periudhës janar–korrik nxjerr në pah disa prirje domethënëse.
1. Të ardhurat tatimore për vizitor janë rritur. Rritja e të ardhurave tatimore prej +9.4% është më e lartë se rritja e hyrjeve turistike +5.1%, duke treguar se çdo vizitor ka gjeneruar më shumë konsum të tatueshëm se vitin e kaluar.
Nga llogaritjet e ALTAX rezulton se cdo vizitor shtesë gjatë periudhës Janar–Korrik 2025 ka gjeneruar mesatarisht rreth 65,000 lekë të ardhura tatimore shtesë.
Ky rezultat tregon se rritja e të ardhurave tatimore ka qenë më e shpejtë se rritja e numrit të vizitorëve, pra shpenzimi mesatar për vizitor është rritur krahasuar me një vit më parë.
2. Formalizimi i punësimit sezonal. Tatimi mbi pagat (+26.5%) dhe sigurimet shoqërore (+12.8%) reflektojnë një rritje të ndjeshme të punësimit formal, veçanërisht në sektorët e lidhur me turizmin dhe sezonin veror.
Nga llogaritjet e ALTAX rezulton se cdo punonjës sezonal në turizëm ka kontribuar mesatarisht rreth 406,000 lekë në tatimin mbi pagat dhe sigurimet shoqërore gjatë periudhës Janar–Korrik 2025.
Ky rezultat tregon formalizimin e dukshëm të punës sezonale, duke reflektuar ndikimin direkt të turizmit në rritjen e të ardhurave fiskale.
3. Konsumi i drejtpërdrejtë turistik. Akcizat me rritje +11.8% tregojnë një konsum më të lartë në transport, karburant dhe produkte tipike të turizmit, duke konfirmuar ndikimin e drejtpërdrejtë të lëvizjeve turistike mbi ekonominë.
4. TVSH dhe informaliteti i lartë. Edhe pse rritja është +6.6%, TVSH mbeti nën planifikim, duke sinjalizuar se një pjesë e madhe e konsumit vijon të mos deklarohet dhe se informaliteti në shërbimet turistike është ende i lartë. TVSH fakt mbeti rreth 0.25% nën planin e buxhetit, që është relativisht e ulët në përqindje, por për një ekonomi si Shqipëria, kjo diferencë mund të përfaqësojë një volum të konsiderueshëm konsumesh të paregjistruara, sidomos në sektorin e turizmit ku shërbimet dhe hotelet mund të mos raportojnë të gjitha transaksionet.
Nga llogaritjet e ALTAX rezulton se, cdo vizitor mesatarisht kontribuoi 29 lekë konsum të paregjistruar (TVSH e papaguar).
Në përqindje, informaliteti duket i vogël (~0.25% e TVSH-së totale), por për miliona vizitorë ky është një volum i konsiderueshëm i konsumit të paformalizuar, që lidhet kryesisht me shërbimet turistike të vogla dhe transaksionet e pa deklaruara.
Ky tregues tregon se edhe me rritje të shpenzimeve dhe formalizimit të punës, një pjesë e konsumit turistik nuk përfiton plotësisht për buxhetin, duke u humbur në informalitet.
5. Tatimi mbi fitimin – mosreflektim i fitimeve reale. Rritja modeste +2.9% tregon se bizneset nuk kanë pasqyruar proporcionalisht fitimet e rritura nga konsumi turistik, duke ngritur dyshime mbi raportimin fiskal të tyre.
6. Taksat vendore me dobësi strukturore. Me rënie -7.4%, taksat vendore nxjerrin në pah pamundësinë e bashkive për të kapitalizuar flukset turistike, veçanërisht përmes tatimit mbi pasuritë dhe shërbimet publike[1]. Bashkitë nuk kanë arritur të kapitalizojnë flukset turistike, që janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, veçanërisht gjatë sezonit veror.
Ndërkohë që konsumatorët dhe turistët kanë rritur shpenzimet, bashkitë nuk kanë arritur të mbledhin më shumë të ardhura, duke reflektuar mungesë kapaciteti administrativ ose informalitet lokal.
Kjo bie ndesh me trendin qendror të rritjes së tatimeve dhe sigurimeve (+9.4% tatimet, +12.8% sigurimet shoqërore), që tregon një pabarazi mes qendrorit dhe nivelit vendor.
Si pasojë, bashkitë humbasin pjesën e tyre të të ardhurave që mund të vinte nga shërbimet turistike, si pagesat për hotele, restorante, transport lokal dhe aktivitete argëtuese.
Rënia e taksave vendore po ndikon në vijimësi gjithashtu në kapacitetin e investimeve lokale dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe turistët.
Tendenca dhe mesazhi kryesor
Të dhënat e korrikut dhe periudhës janar–korrik 2025 tregojnë se turizmi nuk matet më thjesht nga numri i vizitorëve, por nga cilësia fiskale e konsumit që ata gjenerojnë.
Të ardhurat tatimore nga pagat, sigurimet dhe akcizat kanë sjellë një rritje të qëndrueshme, përtej mesatares së flukseve turistike.
Megjithatë, TVSH nën plan, tatimi mbi fitimin i dobët dhe taksat vendore në rënie mbeten tregues se potenciali fiskal i turizmit është i pashfrytëzuar plotësisht, për shkak të informalitetit dhe shpërndarjes së pabarabartë të të ardhurave mes qeverisjes qendrore dhe vendore.
[1] Taksat vendore përfshijnë tatimin mbi pasuritë, tatimin mbi biznesin e vogël dhe taksat lokale të shërbimeve.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.