Huapërdorja, qeraja dhe tatimi për to
Koncepti
Me huapërdorje, sipas nenit 901, të Kodit Civil[1] kuptohet marëdhënia mes dy palëve (biznes me biznes, biznes me individ dhe individ me biznes), ku njëra palë (huadhënësi) i jep palës tjetër (huamarrësit), pa kundërshpërblim, një send të caktuar që ta përdorë përkohësisht dhe kjo palë detyrohet ta kthejë atë send në afatin e caktuar në kontratë. Kur nuk është caktuar afat, me kërkesën e palës që ka dhënë sendin.
Me qera, sipas nenit 801 të Kodit Civil kuptohet kuptohet marëdhënia mes dy palëve (biznes me biznes, biznes me individ dhe individ me biznes), ku qiraja është kontrata me të cilën njëra palë (qiradhënësi) detyrohet t€™i japë palës tjetër (qiramarrësit) një send të caktuar, në gëzim të përkohshëm kundrejt një shpërblimi të caktuar.
Kontratat me shpërblim dhe kontratat pa shpërblim
Kjo ndarje ne kontrata me shpërblim (oneroze) dhe kontrata pa shpërblim zakonisht bazohet ne faktin se pala kontraktuese, qe ka ndonjë dobi nga kontrata, i jep palës ndonjë kompesim, vlere te caktuar apo jo. E para quhet kontrate me kundërvlerë, kurse e dyta pa kurrfarë kundërvlerë.
Kontrata me shpërblim apo kompesim të kundërvlerës janë ato kontrata ku njëra pale fiton ndonjë dobi, por si ekuivalence te saj duhet t`i ktheje palës tjetër kompesimin e caktuar, çka do te thotë se këtu deri diku duhet te ekzistoje një baraspeshë ne mes te palëve kontraktuese ne aspektin e përfitimit nga kjo kontrate. Kurse kontratat pa shpërblim siç quhen edhe lukrative janë ato kontrata te cilat nuk e detyrojnë palën e cila ka përfituar (ka pasur dobi) qe te ktheje kundër vleftën. Këto kontrata në praktike janë më të rralla ne krahasim me kontratat me shpërblim. Si kontratë pa shpërblim është kontrata e dhurimit.
NË analizimin mes dy marëdhënieve që ndërtojnë palët mes njëra-tjetrës, në të dy rastet mënyra e dhënies së një sendi është e njëjtë nga njëra palë për ta përdorur pala tjetër. Dallimi mes dy mënyrave të ndërtimit të marëdhënies së palëve kundrejt sendit është vetëm forma e shpërblimit.
NË rastin e huapërdorjes pala që e merr në përdorim të përkohshëm sendin (huamarrësi) nuk ka detyrim kundërshpërblimi të asnjë forme për palën tjetër që posedon sendin (huadhënësin).
NË rastin e qeramarrjes pala që e merr në përdorim të përkohshëm sendin (qeramarrësi) ka detyrim kundërshpërblimi për palën tjetër që posedon sendin (qeradhënësin).
Trajtimi sipas kontratës
Sipas kushteve të kontratës së huapërdorjes, në këtë rast kemi një transaksion që nuk ka vlerë, mbi të cilin të mund te referohesh për qëllime të bazës së llogaritjes.
Sipas kushteve të kontratës së qerasë, në këtë rast kemi një transaksion që ka vlerë, mbi të cilin të mund te referohesh për qëllime të bazës së llogaritjes.
Trajtimi sipas ligjit të tatimit mbi të ardhurat
Sipas nenit 9 të Ligjit Nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, si dhe pikës 2.5.2. Të udhëzimit nr.5, datë 30.01.2006 të ardhurat nga kontrata e tjera të ngjashme (huapërdorja, enfiteoza), tatohen 15 për qind.
Po kështu qeradhënia e një sendi është e tatueshme me 15 % të vlerës bruto të kontratës.
Trajtimi sipas ligjit të taksave vendore
Sipas nenit 20 të Ligjit Nr. 9632, datë 30.10.2006, i ndryshuar, taksës mbi pasurinë e paluajtshme i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, pronarë apo përdorues të pasurive të mësipërme, në territorin e republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre pasurive.
NË rastin kur kemi të bëjmë me zbatimin e dy ligjeve të ndryshme, për të njëjtën pronë kemi të bëjmë edhe me dy tatime të ndryshme.
Njeri nga tatimet është për transaksionin e huapërdorjes apo qeradhënies së një sendi përkohësisht.
Tatimi tjetër është i lidhur me posedimin apo të drejtën e përdorimit të një sendi, ku detyrimin për taksën e ka sipas rastit ose pronari ose përdoruesi. Niveli i taksës është 400 lekë për m².
Rasti kur administratori/ortaku i biznesit jep me huapërdorje sendin në pronësi të tij
NË rastin kur një shoqëri që është objekt i tatimit mbi fitimin, sipas nenit 22 të ligjit të tatimit mbi të ardhurat, si dhe pikës 3.7.1. Të udhëzimit Nr.5, datë 30.01.2006 ka të drejtën vetëm të llogaritjes së amortizimit në rolin e personit që mbart rriskun për aktivet e marrjes së aktiveve në huapërdorje.
Ndërkohë, sendi i marrë në huapërdorim që të konsiderohet si një pronë duhet të plotësojë sipas Standardit kombëtar të Kontabilitetit Nr.5, kriteret e njëkohshme të:
- Posedimit të aktivit (sendit),
- Mundësisë për gjenerim të fitimit nëpërmjet përdorimit të aktivit (sendit) dhe
- Matjes së kostos së aktivit (sendit).
NË rastin e huapërdorjes mungon kushti i parë, që lidhet me të drejtën e posedimit të sendit. Kështu, në këtë marrëdhënie nuk kemi të drejtën që nëpërmjet kontratës së huapërdorjes të konsiderojmë një aktiv (send), si pronë e biznesit.
Nisur nga ky moment i marëdhënies, përveç të drejtës për njohjen e vlerës së amortizimit (në rolin e personit që mbart rriskun) personi që mbart rriskun (biznesi) nuk ka asnjë përgjegjësi për pagimin e tatimit mbi pronën, pasi në këtë rast është direkt pronari i sendit (aktivit), ai që paguan këtë detyrim.
Ndërkohë, përsa i përket trajtimit të tatimit për huamarrjen e sendit (aktivit) prej një biznesi nga individi sipas referencës se legjislacionit tatimor[2], kjo marrëdhënie është njehsuar me transaksionin e qeradhënies, duke shkelur përcaktimet që jep Kodi Civil.
Përfundimisht,
Rasti i tatimit të transaksionit për huapërdorimin e një sendi është një rast, i cili mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet procesit gjyqësor.
[1] Miratuar me ligjin nr.7850, datë 29.7.1994; ndryshuar me ligjet nr.8536, datë 18.10.1999; nr.8781, datë 3.5.2001 dhe nr.17/2012, datë 16.2.2012
[2] pika 2.5.2. E udhëzimit nr.5, datë 30.01.2006
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.