Forcimi i programeve sociale, sot!

social spending

Forcimi i programeve sociale, sot!

Shpenzimet sociale janë një komponent thelbësor i kontratës sociale që nevojitet për të përmbushur misionet e institucioneve kryesore të vendit. Shpenzimet sociale janë një koncept më i gjerë sesa mbrojtja sociale, pasi përfshijnë shpenzimet për shëndetin dhe arsimin,të cilat janë veçanërisht kritike në vendet me të ardhura të ulëta dhe në zhvillim, si rasti i vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shpenzimet sociale nuk janë thjesht një shpenzim i radhës, por më i mençuri i investimeve për mirëqenien e shoqërive tona. P.sh. zgjerimi i aksesit në arsim dhe shëndetësi gjeneron përfitime më të mëdha të produktivitetit në të gjithë popullsinë, duke lejuar të gjithë qytetarët të jenë më të hapur me tregun e punës dhe më shumë mundësi për rritjen e të ardhurave të tyre. Për të korrur shpërblimet e një ekonomie më të fortë kombëtare nesër, duhet të fillojmë duke forcuar programet sociale sot.

Politikat e mbrojtjes sociale luajnë një rol kritik në reduktimin e varfërisë dhe pabarazisë dhe mbështesin rritjen inkluzive duke rritur kapitalin njerëzor dhe duke mbështetur kërkesën e brendshme dhe lehtësuar transformimin strukturor të ekonomive kombëtare. Pensionet publike mund të bëjnë të gjitha ndryshimet midis varfërisë dhe një jete dinjitoze për të dashurit tanë të moshuar. Kujdesi shëndetësor nuk shpëton vetëm jetën, por e zgjat dhe përmirëson cilësinë e saj. Arsimi fillor dhe i mesëm i japin qytetarëve tanë më të vegjël mundësinë për të arritur potencialin e tyre të plotë dhe për të kontribuar në shoqëri. Historikisht, sistemet e mbrojtjes sociale nuk janë zhvilluar nga një ndjenjë bamirësie.

Nuk ka të bëjë thjesht me dhënien e “dorës” për më të prekurit. Bëhet fjalë për sisteme gjithëpërfshirëse, të dizajnuara dhe zbatuara në mënyrë strategjike për të (a) rritur produktivitetin duke investuar në fuqinë punëtore dhe në fëmijët, forcën e ardhshme të punës, (b) siguruar konsumin kombëtar duke rritur të ardhurat e familjes, (c) minimizuar paqëndrueshmërinë politike përveç promovimit të stabilitetit dhe kohezionit social. Rëndësia e garantimit të sigurisë financiare për qytetarët për të mbajtur stabilitetin ekonomik dhe për të nxitur marrëdhëniet shoqërore harmonike është një mësim që shkon deri në qytetërimet e lashta. Por, pabarazia e lartë në rritje mund të minojë rritjen e qëndrueshme.

Hulumtimet gjithashtu kanë gjetur se investimet publike në shëndetësi dhe arsim rritin produktivitetin dhe rritjen ekonomike, si dhe reduktojnë shanset për pabarazi në tregun e punës dhe të ardhurat personale. Po kështu, programet e shpenzimeve sociale që realizohen me rishpërndarjen nga grupet me të ardhura të larta në ato me të ardhura të ulëta mund të ulin varfërinë dhe pabarazinë. Ato gjithashtu mund të rrisin elasticitetin ndaj goditjeve politike dhe ekonomike të familjeve me të ardhura të ulëta, duke përfshirë goditjet nga politikat e këqija dhe elitat mendjengushta, rrisku nga teknologjia dhe ruajtja e ekuilibrit të mjedisit, të cilat pritet të bëhen më të shpeshta dhe me efekte negative për të ardhmen.

Tani për tani qeveria duhet të zgjerojë hapësirën fiskale për të rritur shpenzimet për edukimin publik, në mënyrë që të arrijë qëllimin e arsimit gjithëpërfshirës. Nga ana tjetër, mbrojtja e të varfërve dhe të pambrojturve është dhe duhet të vazhdojë të jetë një objektiv kryesor. Përvojat e fundit edhe pse të pakta kanë treguar qartë se angazhimi i ngushtë ndërmjet Qeverisë dhe organizatave të orientuara për të mbrojtur të drejtat sociale dhe të drejtat e punës mund të jetë mjaft i vlefshëm.

Nga njëra anë, organizatat kanë ekspertizë të konsiderueshme në çështjet sociale dhe të drejtat në punë dhe në anën tjetër institucionet qeveritare kanë rolin unik dhe ekspertizën mbi shpenzimet sociale që mund të ndihmojnë në arritjen e qëllimit kryesor të efikasitetit fiskal për programet e shpenzimeve sociale. Ekspertiza e përbashkët në këtë drejtim mund të ndihmojë duke ngritur profilin e çështjeve të shpenzimeve sociale në një diskutim publik më të gjerë të politikës ekonomike që rrok stabilitetin dhe rritjen. Një përfitim i çmuar mund të vijë nga bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet shoqërisë civile, studiuesve, ekspertëve dhe sindikatave të punës, të gjithë ata që ofrojnë perspektiva unike për shpenzimet sociale.

Këto perspektiva mund të pasurojnë pikëpamjet e politikës, duke i ndihmuar ata të përqëndrohen në shpenzimet sociale dhe t’u mundësojë politikëbërësve të vlerësojnë më mirë rrethanat specifike të vendit. Njerëzit e varfër dhe të pambrojtur kanë nevojë për një ndihmë të madhe për t’u ballafaquar me pasigurinë financiare, çështjet e varfërisë dhe ato shëndetësore, duke u dhënë atyre të drejtën për pjesëmarrje më të madhe në ekonomi dhe politika të lidhura me shpenzimet sociale, sidomos është një domosdoshmëri përfshirja e politikave për perspektivat e gjeneratave të ardhshme dhe përfshirjes së grave dhe vajzave në diskutimet për rolin e tyre në shoqërinë e ardhme.

Duke thënë të gjitha këto, koha bën thirrje për një rishikim të faktorëve përcaktues të pjesës së shpenzimeve sociale në ekonomi. Kufiri i sipërm i shpenzimeve sociale mund të përcaktohet nga faktorë që nuk përkojnë me logjikën aktuale të programeve rishpërndarëse sociale, pasi kanë nevojë për një mentalitet gjithëpërfshirës për t’u qasur deri në pikën e thyerjes, ku shpenzimet sociale nuk duhet të kalojnë këtë pikë dhe të gjitha rezultatet të jenë në fitimin e gjeneratës së ardhshme: për rritjen e mirëqenies individuale dhe me objektivin që Shqipëria të jetë një nga vendet e para të rajonit me të ardhura më të larta për frymë.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: