Elementë ndikuesë në zhvlerësimin e Euros në verën e vitit 2021
Nëse analizojmë se çfarë ndikon në uljen e Euros në verën e vitit 2021, vërehet se faktori kryesor formal, që afekton këtë rënie duket se vjen pjesërisht për arsye të rritjes së eksporteve energjetike dhe të lëndëve të para për ndërtim (respektivisht 16% dhe 41% më shumë se 6-mujori I 2019 dhe 2020) duke ndikuar për keq për të bilancin e të ardhurave për këtë segment të ekonomisë.
Por, më së shumti ndikimi kryesor edhe këtë vit vjen nga tregtimi në volume të larta i Euros prej individëve nga Kosova, Serbia, vendet e tjera kufitare (përfshirë hyrjet e emigrantëve) për sezonin veror.
Një tjetër element ndikues, i cili është permanent për tregun valutor është hyrja informale e Euros në aktivizimin e aktiviteteve dhe furnizimeve të mallrave dhe shërbimeve për ekonominë informale në ndërtim, argëtim, tregti dhe konsum individual kanë ndikimin e tyre ende të lartë në tregun valutor shqiptar.
Ndërkohë, vetë tregu financiar shqiptar mbetet mjaft voluntarist përsa i përket koordinimit dhe mbajtjes së një politike më gjithpërfshirëse në monitorimin dhe parandalimin e efekteve që vijnë nga faktorët që kanë të bëjnë me administrimin e rrisqeve dhe adresimin e tyre për zgjidhje në terma afatgjatë.
Një ndikim tjetër vjen edhe nga tregu ndërkombëtar, ku Euro këtë verë ka patur një zhvlerësim ndaj dollarit amerikan sipas informacioneve të bankave, ku rrisku i pandemisë vijon të destabilizojë përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike të gjithë Europës, ashtu si dhe në shumë vende të tjera.
Si rezultat, oferta më e lartë e euros në treg në raport me lekun, e cila në fakt paraqet një ofertë më të lartë në raport me nevojën (kërkesën) për euro dikton si bashkësi e gjithë elementëve ndikuesë si më lart në rënien e Euros.
Kjo rënie do të vijojë për sa kohë do të vijojnë hyrjet masive në Shqipëri të individëve për turizmin sezonal, si dhe në terma afatmesëm mbetet sfidë që si kundërmasë kryesore të jetë lufta ndaj informaliteti dhe evazionit në sektorët ekonomikë dhe konsum që përfitojnë Euron, si pjesë e parasë prej aktiviteteve informale e kriminale.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.