Efekti i pagës minimale te pagat e tjera dhe tregu

Efekti i pagës minimale te pagat e tjera dhe tregu

Në vitin 2015 kreu i një familjeje, i cili ka punuar me orar të plotë dhe në kushtet e një minimumi bazë të pagës, që do të thotë një kosto e punës prej 1,10 $ në orë ka arritur të ketë një të ardhur vjetore prej $ 2,255 ose 18% për qind më pak se standardi i minimumit jetik (jo-zyrtare) për një familje me katër persona, në sektorin jo bujqësor.

Kjo është situata e pagës minimale pas 25 viteve ekonomi tregu. Përpara se të parashtrohen disa mendime lidhur me këtë temë me ndikim të fortë në tregun e punës, ekonomi, por edhe në konsum, një gjë duhet veçuar nga diskutimi.

Kuadri ligjor është zgjeruar në masë të madhe gjatë periudhës 25 vjeçare, duke e zhvendosur efektin e politikës së pagave drejt industrive me paga të ulta e mjaft të ulta.

Një gjë tjetër, po ashtu duhet të përmendet në këtë diskutim.

Edhe pse paga minimale ka qenë e njëjtë, pavarësisht nga mosha e punonjësve apo gjinia, ajo ka patur ndikime shumë të ndryshme në grupe pagash të ndryshme. Politika e pagës minimale shqiptare ka pasur efekte të thella në disa segmente të pagave të tjera (të mesme dhe të larta) të fuqisë punëtore.

Në vitin 2015 paga minimale orare prej $ 1.10 ishte sa 45 për qind të pagës mesatare ndërkohë, në vitin 2005 paga minimale orare prej $ 0.62 minimale ishte sa 41 për qind e pagës mesatare.

Edhe pse paga minimale është favorizuar apo kundërshtuar për një larmi arsyesh, në thelb duket se arsyeja kryesore e përpjekjeve politike për të ndryshuar pagën minimale ka qenë dhe është politika për shpërndarjen e të ardhurave.

Pagat minimale, natyrisht shtrembërojnë çmimet relative dhe duke patur këtë ndikim komprometojnë efikasitetin ekonomik. Por, manipulimi i tyre është bërë në mënyrë të tillë që të konvergonte me të gjitha përpjekjet e tjera që kanë synuar rishpërndarjen e të ardhurave përmes sistemit të taksave dhe transferimit të fondeve.

Pyetja e rëndësishme nuk është nëse pagat minimale shtrembërojnë çmimet, por nëse përfitimet që synohen të sillen në një kuptim politik prej çdo rishpërndarje të të ardhurave a janë të mjaftueshme që të mund të peshojnë më shumë se kostot që mbart politika vetë?

Ekonomistët mund të jenë në gjendje për të hartuar skema të politikës tatimore apo të transferimit të fondeve, që mund të bëjnë punë më të mirë, duke sjellë sa më pak shtrembërime. Por, në qoftë se pagat minimale janë një punë mjaft e mirë, kjo do të thotë se politikanët janë duke bërë një gabim trashanik nëse nuk marrin vendim t’i rritin ato.

Çështja e vetme më e rëndësishme në përcaktimin e efektit të shpërndarjes së pagave minimale është ndikimi i efektit të shkurtimit të vendeve të punës. Kjo ka qenë dhe është tema e një vargu të gjatë të vlerësimeve ekonomike.

Pse ky merak nga lidhja e rritje e pagës minimale me shkurtimin e vendeve të punës?

Një rritje e konsiderueshme e pagës minimale do tu jepte punëtorëve më shumë kohë të lirë, ndoshta do të nxiste përmirësimin e punonjësit ne punën e tij, rritjen e kapacitetit dhe mundësitë për lëvizje nga vendi i punës dhe në këtë mënyrë do të përmirësohej produktiviteti i punës. Por, si kundër efekt direkt nga kjo do të vinte veprimi që punëdhënësi në kërkim të rritjes së produktivitetit në funksion të kostos do të shkurtonte disa vende pune, e kështu me radhë.

Në nivelin aktual të kulturës në vend është e vështirë të dimë se cili tip efekti është më serioz, dhe qasja ime do të ishte që të rrimë të diskutojmë konceptet objektive, të tilla si: kuptimi dhe luhatja e të ardhurave që kanë punonjësit, apo vlera e punës së humbur.

Në këtë kuptim, lindin dy pyetje të rëndësishme në përcaktimin e politikës së pagës minimale.

E para është se sa e lartë duhet të vendoset paga minimale. Ndërsa, rezultatet e publikuara deri më sot nuk japin një përgjigje të saktë, sepse nuk mund të vihet pesha e shërbimeve për të gjitha produktet e punëve, faktet themelore janë të qarta. Duke qenë se paga minimale është rritur nga 8 deri në 10 për qind e pagës mesatare, gjithnjë e më shumë punëtorët u duhet të përballen me kombinimin e shanseve që vërtiten sa nga mundësia e një page më e lartë, apo sa nga një probabilitet që mund të pakësojë shanset e të paturit të një vendi pune.

Kjo paqartësi e tyre rritet më shumë nga pasojat e padëshiruara të pagave minimale, pasi ato lidhen me rritjen e vështirësive të pajtueshmërisë së pagave që rriten me koston e vendit të punës. Më shumë punëtorë do të humbasin punët e tyre ose duhet të marrin punë me kohë të pjesshme. Shumë nga përfitimet do të shkojnë për familjet me të ardhura të larta. Dhe ndikimi në kostot e faktorëve dhe çmimeve të produkteve do të rritet në mënyrë disproporcionale.

Nëse vendimi i rritjes do të përballet me këto ndërlikime, ato duket se e bëjnë të pavlefshme rritjen e pagës minimale pasi kjo rritje ka të ngjarë të jetë jo shumë ndikuese mbi pagën minimale.

Pyetja e dytë e rëndësishme për politikën është nëse paga minimale duhet të diferencohet sipas moshës dhe gjinisë së punëtorit?

Rezultatet sugjerojnë që politika duhet të votojë për të patur një ndryshim në këtë drejtim. Nëse mund të vërehet ndonjë gjë që është disproporcionale është pikërisht fakti që, kur paga është e ulët për punëtorët me përvojë ajo nuk duhet quajtur njësoj edhe për ata që konsiderohen punëtorë të rinj që futen me pagë minimale.

Problemi praktik në futjen e një diferencimi ka qenë frika e zëvendësimit të brezave:

Çfarë nevojitet për të parandaluar punëdhënësit nga largimi i punëtorëve me përvojë me pagë të lartë në raport me punëtorët e rinj?

Politikat e punë marrjes të bazuara te kërkesat për punësim sugjerojnë zëvendësimin e praktikës ekzistuese për punësimet e reja me paga të ulëta. Veçanërisht gratë duhet të kenë mundësi të hapura për të hyrë më të favorizuara se burrat nëpërmjet sistemit të pagave, për arsye të një ndikimi më të madh në kërkesë-ofertën për punë. Por, çfarëdo qoftë rasti apo gjinia, diferencimi i të rinjve duket një qëllim i pranueshëm pasi në rastin më të keq nuk ka një ndikim në produktivitet dhe jep më pak ndikim në normat e papunësisë. Dhe duket mundësi e mirë për të prezantuar këtë diferencim në mënyrë graduale brenda një ndërmarrje, e cila monitoron zëvendësimin e tyre dhe nuk lejon të bjerë në situata më të këqija se situata e tregut në përgjithësi, veçanërisht në rastet kur shkurtimi i vendeve të punës bëhet një problem shqetësues.

Ndërsa komentet nga vëzhguesë të ndryshëm për pagat e punëtorëve me përvojë janë mjaft heterogjene, pikëpamja më e përshtatshme është se për aq kohë sa pagat minimale mbahen relativisht ulët në raport me pagat e tjera, ato nuk janë aq të dëmshme dhe në fakt madje ato kanë pak efekte, si te punëtorët me paga të ulta dhe në shpërndarjen e përgjithshme të të ardhurave. Ato janë larg nga mënyra më e mirë për rishpërndarjen e të ardhurave, megjithëse ka edhe kufizime të caktuara lidhur me dilemën, se sa e lartë mund të jetë rritja e pagës minimale.

Zakonisht, kufi i rëndësishëm është efekti i shkurtimeve të vendeve të punës, por kufizimi i tij është lënë në hije nga të tjerët. Në tërësi, shkurtimi vendeve të punës nuk duket i mjaftueshëm për tu mohuar punëtorëve me paga të ulëta rritjen e pagave të tyre.

Por, në zbatimin e politikave ndodhin komplikime të ndryshme. Një nga ato, p.sh. është rezistenca e punëdhënësit për të paguar rritjen e pagës minimale. Ndërkohë, paga minimale e rritur mund të ketë ndikime të dukshme mbi pagat në përgjithësi, si dhe te çmimet. Ajo mund të ndikojë ndryshime të padëshirueshme në përbërjen e vendeve të punës për të rinj dhe punëtorëve me përvojë. Kjo mund të diktojë edhe në ndihma financiare për familjet që nuk kanë nevojë për të.

Këto parashtrime, më shumë se ndikimi i rritjes së papunësisë e bëjnë rastin empirik edhe pse bindës shumë të ashpër përballë vendimit të rritjes së pagës minimale.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: