Dimensionet e qeverisë dhe rishpërndarja e të ardhurave

Dimensionet e qeverisë dhe rishpërndarja e të ardhurave

Një nga përgjigjet me të shpejta dhe bindëse për të treguar anët pozitive të treguesve ekonomikë dhe shoqërorë në varësi të madhësisë së qeverive do të ishte krahasimi midis  tyre.

Nisur nga të dhënat e bankës botërore, qeveritë e shteteve të botës janë grupuar në katër kolona në varësi të madhësisë së shpenzimeve buxhetore.

          Madhësia e qeverisë*
E MadheMesatareE vogëlMjaft e vogël
Shpenzimet  e buxhetit
(si % e PBB)
55.144.934.618.6
Konsumi18.917.415.59.1
Investimet2.42.02.22.7
Shpenzimet sipas Funksionit
Shëndetësi6.65.95.21.8
Arsim6.45.65.03.3
Efiçenca Administrative
pikët (10= sh. Mirë, 0= sh. Keq)
Sistemi gjyqësor9.38.610.08.3
Burokracia8.17.89.08.9
Korrupsioni8.28.28.17.2
Arsimimi
Shkalla e analfabetizmit1.21.21.05.9
Regjistrimi në arsimin parauniversitar (%)961009285
Kushtet e jetesës
Jetëgjatësia (vite)67777775
Vdekshmëria foshnjore (për 1000 lindje)6.77.16.48.6

*  Qeveri e Madhe   (Belgjika, Italia, Holanda, Norvegjia, Suedia)

     Qeveri  Mesatare (Austria, Kanadaja, Franca, Gjermania, Irlanda, Spanja)

     Qeveri e vogël    (Shqipëria, Australia, Japonia, Zvicra, Britania e Madhe, SHBA)

     Qeveri Mjaft e vogël   (Kili, Hong Kongu, Koreja e Jugut, Singapori)

Shpenzimet publike në vendet me qeveri të madhe luhaten sa 55% e PBB-së. Ndërsa në vendet me qeveri të vogël këto shpenzime publike luhaten sa 35% e PBB-së. Akoma më tej për vendet me qeveri shumë të vogla shpenzimet janë sa 20% të PBB-së.

Por, kriza aziatike zbuloi defektin se shpenzimet publike në vendet me qeveri të vogla nuk mbuluan dot gjithë shërbimet publike.

Pavarësisht nga ndonjë rast i shkëputur, vendet me qeveri të vogla dallohen për efektivitet më të lartë të gjyqësorit dhe me më pak korrupsion në administratë.

Por, korrupsioni është i kufizuar edhe në shumicën e vendeve të industrializuara, që kanë qeveri të mesme apo të mëdha. Megjithatë, vendet e industrializuara në vitet e fundit prezantojnë shenja të luhatjes së pengesave burokratike, si dhe kanë më tepër tregues të korrupsionit dhe mungesës së eficiencës së gjyqësorit.

Është vënë re se vendet me qeveri të mëdha shpërndajnë mbi 30% të PBB-së për subvencione e programe për politika sociale.  Kjo shumë është sa dyfishi i asaj që shpërndajnë vendet me qeveri të vogla.

Pothuajse, 1 në 3 Euro të fituara në vendet me qeveri të mëdha shpërndahet nëpërmjet sektorit publik në formën e subvencioneve dhe politikave në ndihmë të eliminimit të varfërisë. Këto forma ndihme janë të pranishme në shumicën e vendeve të industrializuara. Ndërkohë në vendet me qeveri të vogla vetëm 6% e PBB-së rishpërndahet nëpërmjet sektorit publik.

Duke pare rishpërndarjen e të ardhurave në 5 dekadat e fundit vihet re se rishpërndarja është bërë më e pabarabarte me kalimin e viteve.

NË vendet me qeveri të mëdha kjo dukuri është shfaqur me e theksuar se në vendet me qeveri të vogla.

Këto konkluzione janë vënë re pas anketimeve të bëra për të ardhurat qe zotërojnë njerëzit në dispozicion të tyre. Ndërkohë, duhet thënë se rishpërndarja e të ardhurave publike ka qenë më efektive në prekjen e shtresave në nevojë në vendet me sektorë publike të vegjël.

Për qeveritë e mëdha kjo rishpërndarje e të ardhurave ka humbur efektivitetin e saj gjatë rrugës duke mos arritur e plotë te grupet shoqërore të interesuara për to. Kjo ka çuar ekspertët në konkluzionin se shkurtimet e shpenzimeve publike dhe taksave mund të ndikojnë në një masë të gjerë mbi qytetarët e këtyre vendeve.

Gjithsesi, rishpërndarja e të ardhurave nuk është e përcaktuar vetëm nga taksat dhe politikat sociale. Burimet njerëzore midis grupeve shoqërore janë parë gjithashtu si një katalizator, ndoshta më i rëndësishëm se vetë rishpërndarja e të ardhurave.

Ndërkohë, ndikimin më të madh te rishpërndarja e burimeve njerëzore është parë se e ka politika e pagave dhe sigurimeve shoqërore që zbaton qeveria.

Kështu, për vendet me qeveri të madhe është quajtur e pasuksesshme politika e mbajtjes së nivelit të pagave minimale të larta për punonjësit e pakualifikuar, pasi kjo politikë ka rezultuar me një rritje të nivelit të papunësisë në vend.

Kjo kategori duke përfituar nga skemat shoqërore për papunësinë, ka humbur interesin dhe nxitjen për të punuar duke deformuar politikat qeveritare të këtyre vendeve dhe ka përfituar nga skemat duke u kthyer në model parazitizmi.

Papunësia në vendet me qeveri me sektorë publikë të vegjël është rreth 7 – 14%. Ndërkohë, në vendet me sektorë të gjerë publik ajo arrin nga 9% deri në 12%. Por është befasuese shkalla e papunësisë në vendet me qeveri shumë të vogla me nivelin prej 3 – 7%.

Është ky tregues për t’u marrë si shembull për vendet e ngjashme me to, që këto vende kanë ritme të larta të efektivizimit ekonomik dhe një kosto qeveritare të ulët. Shërbimet publike të tyre kryhen me kosto të vogël.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: