Çfarë sjell paketa fiskale për 2026?

Çfarë sjell paketa fiskale për 2026?

Disa nga masat kryesore të propozuara nga paketa fiskale 2026 renditen më poshtë:

Nuk parashikohet rritje e përgjithshme e taksave apo taksa të reja për vitin 2026.

Rritje e pagës minimale: nga rreth 40 000 lekë në rreth 50 000 lekë në muaj nga 1 janari 2026.

Skema mbështetëse për fermerët: kompensim prej rreth 10% për TVSH–inputet në bujqësi, që synon formalizimin dhe uljen e kostove të prodhimit.

Rivlerësim i pasurive të paluajtshme: tatimi mbi fitimin nga shitja e pronës propozohet të ulet në 5% nga niveli aktual 15%.

Fshirje e detyrimeve tatimore dhe doganore më të vjetra (për shembull deri në 31 dhjetor 2014) për të lehtësuar bizneset.

Procedura tatimore që synojnë formalizimin (p.sh. vetëdeklarim për të vetëpunësuarit, reduktim i pagesave cash, përmirësim i administrimit).

Çfarë është pozitive?

Fokusimi te formalizimi, pasi masat që synojnë inputet bujqësore, sistemet tatimore, dhe paketa e vetme tatimore mund të ndihmojnë në zgjerimin e bazës tatimore dhe uljen e informalitetit.

Përmirësimi i kushteve për punonjësit, ku rritja e pagës minimale është një lajm i mirë për fuqinë punëtore dhe mund të ndikojë në përmirësimin e standardit të jetesës.

Stabilitet fikcal, pasi fakti që qeveria synon të mos rrisë barrën fiskale në mesin e pasigurisë ekonomike është pozitiv, nëse zbatohet, mund të përshpjejë klimën për biznese dhe investime.

Mbështetje për bujqësinë, ku pjesa e kompensimit 10% për TVSH është një përpjekje për të bërë sektorin më konkurrues dhe për të rritur formalizimin, që ka ndikim afatgjatë.

Ku janë pasiguritë dhe kritikat?

Numrat dhe ndikimet buxhetore, pasi edhe pse nuk priten taksa të reja, disa prej masave kanë kosto për buxhetin (p.sh. kompensimi 10% TVSH për fermerët që vlerësohet të arrijë ~1.5 miliardë lekë).

Kohëzgjatja dhe zbatimi ka ndikim, pasi është një gjë të shpallësh masat, dhe një tjetër t’i implementosh me sukses, për shembull, rivlerësimi i pronave, apo ndryshimet në procedurat tatimore, kërkojnë kapacitete administrative.

Nevoja për transparencë dhe konsultim, e cila është një kritikë që është ngritur shumë here. Paketa fiskale nuk është paraqitur në Kuvend paralel me buxhetin, gjë që shqetëson për transparencën dhe analizën e ndikimeve.

Risku fiskal mbetet i madh, nëse të ardhurat nuk realizohen sipas pritshmërive (për shembull nga formalizimi ose rritja ekonomike). Rritja e pagave minimale mund të sjellin presion në buxhet ose kërkesë për rritje taksash në të ardhmen.

Ndikimi në disa sektorë dhe jo gjithpërfshirëse shihet si pabarazi politike tatimore. Ndërsa disa sektora përfitojnë, të tjerë mund të ndjejnë peshën e ndryshimeve,për shembull, sektori i pronave të paluajtshme, ose bizneset që kanë tarifim të ndryshëm.

Paketën fiskale 2026 mund ta përshkruajmë si një kombinim stabiliteti dhe lehtësimesh të synuara për disa sektorë kyç, si do e përmbledhim në vijim.

a. Në bujqësi dhe agropërpunim, rikthimi i kompensimit 10% të TVSH-së ul koston e inputeve, nxit formalizimin dhe përmirëson likuiditetin e fermerëve. Kjo masë mund të rrisë deklarimin e shitjeve dhe kontraktimin formal, duke e bërë prodhimin vendas më konkurrues dhe të qëndrueshëm. Megjithatë, suksesi varet nga kapaciteti i administratës tatimore për të menaxhuar kompensimet dhe nga kontrolli mbi faturimin real, për të shmangur abuzime.

b.Bizneset e vogla dhe të mesme (NVM) përfitojnë nga mungesa e taksave të reja, që krijon stabilitet fiskal, dhe nga fshirja e detyrimeve të vjetra, duke hapur hapësirë financiare. Rritja e pagës minimale sjell një presion të shtuar mbi kostot, por gjithashtu nxit formalizimin dhe ul barrën e penaliteteve që e ngarkonin më parë sektorin. Efekti është neutral me tendencë pozitive, por duhet të monitorohet ndikimi mbi sektorët me marzhe të ulëta.

c.Për punonjësit, rritja e pagës minimale në 50,000 lek rrit standardin e jetesës dhe mund të stimulojë konsumin, por vendos presion mbi punëdhënësit, veçanërisht në bizneset e vogla. Masat mbrojnë fuqinë punëtore dhe ul pabarazinë, por mund të mos shoqërohen me rritje të menjëhershme të produktivitetit dhe krijojnë rrezik informaliteti në disa raste.

d.Sektori i pronave dhe ndërtimit përfiton nga rivlerësimi i pasurive, që ul tatimin mbi fitimin nga shitjet në 5% dhe rrit likuiditetin në treg. Kjo nxit transaksionet e ndaluara më parë, por ekziston rreziku i rritjes artificiale të çmimeve dhe i spekulimit në zonat urbane. Kontrolli i kujdesshëm i regjistrimeve dhe çmimeve mbetet i domosdoshëm.

e.Administrata tatimore përballet me ndryshime procedurale që synojnë vetëdeklarime më të lehta, reduktim të përdorimit të cash-it dhe kontrolle më të forta. Kjo rrit potencialin për të ardhura afatgjata dhe redukton informalitetin, por kërkon kapacitete të mjaftueshme dhe investim në digjitalizim për të shmangur mbingarkimin dhe presionin mbi NVM-të.

f. Nga një perspektivë makroekonomike, paketa është konservatore dhe nuk rrit barrën tatimore, duke i dhënë siguri investitorëve dhe biznesit, por nuk adreson problematika strukturore si efiçenca e shpenzimeve publike apo evazioni. Rritjet e pagave dhe kompensimet e bujqësisë kanë kosto që duhet të menaxhohet, prandaj ndikimi i plotë fiskal do të shihet vetëm gjatë zbatimit.

Paketa Fiskale 2026 është një paketë e moderuar, pa tronditje, e fokusuar te:

  • Rritja e pagës minimale,
  • Formalizimi,
  • Lehtësirat për bujqësinë,
  • Aktivizimi i tregut të pronave,
  • Reduktimi i borxheve të vjetra të bizneseve.

Ajo nuk sjell reforma të thella, por ofron stabilitet dhe disa përfitime të drejtpërdrejta për sektorë të veçantë. Suksesi i paketës varet plotësisht nga kapaciteti i zbatimit dhe administrimi tatimor në terren.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.