Çfarë kërkojmë ne, taksapaguesit?

takspagues

Çfarë kërkojmë ne, taksapaguesit?

Politika është një mjet që duhet të japë shtytjen kryesore për rritjen ekonomike për të gjithë dhe nga të gjithë.

Nga njera anë, shikojmë ekonomitë rajonale, që kërkojnë me nxitim të faktorizohen si pjesë e ekonomisë europiane duke investuar te ajo çfarë kanë nevojë për arritjen e objektivit: të përshtatin teknologjinë dhe kapacitetet njerëzore me ndryshimet që kërkon tregu.

Ndërkohë, përballë dhe krahas tyre ecën ekonomia shqiptare me dëshirën e madhe për thithje të investimeve te huaja dhe faktorizimin e produkteve shqiptare duke tentuar konkurueshmërinë nëpërmjet shfrytëzimit të krahut të lirë të punës shqiptare. Por me prapa rajonit ne ato cfare ata kanë praktikuar: teknologji dhe forcim kapacitetesh.

Nga analiza krahasuese e modeleve te zbatuara, qasja ekonomike dhe politike shqiptare per momentin është një situatë ngërçi në rrugën e konkurueshmërisë dhe kjo është produkt i lidershipit shqiptar dhe jo i neve, taksapaguesve. Kjo nuk eshte produkt thjesht i një partie, por i mentalitetit politik që ka drejtuar Shqipërinë e pas viteve ’90. Eshtë dhe një tregues pa koment i limitit të inteligjencës së lidershipit politik dhe ekonomik për të drejtuar vendin sipas një modeli ekonomik vizionar.

Përtej deshtimit me politiken e krahut te lire, ne taksapaguesit kemi vite që dëgjojmë politikën te flase në emër tonë per ulje të taksave mbi konsumin dhe kapitalin (TVSH, TAP, etj).

Mirepo, buxheti nuk ka nevoje per politike, por per aritmetike.

Së pari dhe mbi të gjitha nevojitet të përmirësohet rishpërndarja e të ardhurave për të mos u thelluar hendeku midis atyre që kanë shumë e po fitojnë më shumë dhe atyre që kanë pak dhe që po fitojnë edhe më pak. Dhe rishperndarje do te thote zgjerim masiv i bazes se kontribuesve fiskale, takspaguesve individuale.

Një rrugë për ta arritur është përfundimi i instrumentave të progresivitetit të taksimit, jo vetëm për pagat, por edhe për kapitalin, si dhe për taksat e konsumit. Por nuk duhet harruar edhe harmonizimi me taksat lokale, që për qytetarin e varfër dhe provincial, si banorin e fshatit kanë ndikim në koston e jetës së tyre. Ne fakt tatimi mbi te ardhurat individuale eshte instrumenti me i shpejte per rishperndarjen e te ardhurave.

Rishpërndarja e të ardhurave do te thote barazi perpara ligjit dhe nga ky shkak vjen natyrshem edhe zgjerimi i bazës tatimore për secilin nga tatimet.

Shërbimet për edukimin dhe forcimin e kapaciteteve nëpërmjet politikave fiskale të nxitjes për pjesëmarrje janë modeli që duhet të ishin dhe jenë, ajo pjesë e konkurencës shqiptare me kapacitete njerëzore për të konkuruar krahas me vendet e tjera rajonale.

Një treg që do të shfrytëzojë edhe më mirë dhe më efektivisht burimet natyrore dhe vecanërisht ato energjetike duhet të zgjerohet duke u nisur nga ekonomia qe flet shqip drejt fqinjeve te saj duke e bazuar suksesin mbi kapacitete dhe burime që përmbushin standartet zhvillimore të kohës dhe ekonomisë që duam të zhvillojmë.

Pra, çfarë duhet të kërkojmë ne, taksapaguesit nga politikëbërësit që të na drejtojnë drejt ndryshimeve (reformimeve) të nevojshme?

Ata duhet të përshtatin politikat partiake duke i kombinuar dhe orientuar strategjitë sektoriale drejt atij produkti/shërbimi që konkuron në treg nëpërmjet diversitetit (veçantisë shqiptare). Kjo do të thotë që strategjitë dhe politikat nuk janë prona e partive, por e qeverive. Kështu, është politikë e prapambetur në kohë dhe vizion këmbëngulja për të garantuar buxhetin dhe ekonominë në modelime të bazuara te taksat e ulura, kur ekonominë nuk e kanë konkuruese dhe me kryeneçësi vijon ende krahu i lirë i punës si mentalitet konkurues në treg.

Ndërkohë, politika që vijon ende te egzistoje mbi mentalitete përjashtuese nuk do ta arrijë dot rezultatin që pretendon. Ne fakt eshte duke i mbyllur rrugët e të ardhmes vetvetes.

E para eshte prona dhe titulli i pronësisë. Ato duan një trajtim të shpejte te tipit financim monetar direkt sipas modeleve të zbatuara nga shtete të zhvilluara në situata kur ekonomia ka patur nevojë për pompim parash.

Por, lekët që mund të shpenzohen për pronarët dhe pronësinë jo vetem nuk mjaftojne per ta, por do të arrijnë të ndikojnë edhe në mospërmbushjen e politikës së rritjes së shpenzimeve për pensionet dhe veçanërisht për shërbimet e shëndetit dhe kujdesin ndaj fëmijëve dhe grave për zonat ku nuk ka arritur të ndihet ndryshimi. Për të mos harruar edukimin, i cili ende është në proces reformimi, por larg rezultatit për sa kohë nuk po futet meritokracia në themel të këtij sistemi që gjeneron pikërisht “pyllëzimin” e kapaciteteve të nevojshme për të ardhmen. Të gjitha kanë nevojë për para që qarkullon rrjedhshëm dhe jo për pikatore nga buxheti, që përfundojnë në mbyllje të “vrimave”, por jo në ndryshim të situatës së trashëguar. Nje qasje pertej politikes se konsolidimit fiskal eshte furnizimi me para drejt e aty ku eshte e nevojshme te qarkulloje paraja.

Ndërkohë, në vend të parcelizimit te administrimit fiskal në shumë “ngastra” administratoresh, nevojitet që të rindërtohet sistem i thjeshtë dhe i asimilueshëm për takspaguesit me qëllim që ti paraprihet efekteve prej ndryshimeve demografike dhe koncentrimit të kapitalit në pak emra dhe familje. Ka nevoje te ngutshme qe administrimi te kete ne krye profesioniste dhe perfeksioniste.

Politika fiskale, por edhe politika në përgjithësi nuk duhet të jenë instrument për qeverisje, por modele që ndërtohen për të ndihmuar optimizimin e ekonomisë së vendit dhe rritjen e mirëqenies së çdo shtetasi që të ndihet krenar që është shqiptar.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: