Analiza e Menaxhimit të Financave Publike dhe Shpenzimeve në Shqipëri (2014-2024)
Raporti “Qasja e financave publike dhe pasojat e politizimit të shpenzimeve” ofron një analizë të thelluar të financave publike në Shqipëri gjatë periudhës 2014-2024, duke u fokusuar në shpenzimet dhe të ardhurat e buxhetit, politikën fiskale dhe ndikimet e politizimit të shpenzimeve në zhvillimin ekonomik.
Ajo synon të evidentojë tendencat kryesore të shpenzimeve dhe menaxhimin e burimeve financiare në sektorë të ndryshëm, duke vlerësuar ndikimin e politikave fiskale dhe administratës në stabilitetin ekonomik dhe rritjen e qëndrueshme.
Në një periudhë të gjatë që përfshin dhjetë vjet, studimi analizon rritjen e shpenzimeve korrente, financimit të investimeve kapitale dhe pesha e interesave të borxhit në buxhet. Vëmendje të veçantë është dhënë ndarjes së shpenzimeve për personelin, sigurimet sociale, sigurimet shëndetësore dhe fondeve speciale, duke ofruar një panoramë të qartë të alokimit të burimeve financiare në funksion të prioriteteve shtetërore.
Një aspekt kyç i analizës është ndikimi i politizimit të shpenzimeve dhe vendimmarrjeve buxhetore, të cilat shpesh herë kanë pasur pasoja në eficiencën dhe drejtësinë e alokimit të burimeve.
Politikat fiskale dhe shpenzimet publike janë përdorur për të mbështetur projekte që ndihmojnë zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, por ato gjithashtu kanë shpërndarë burime të nevojshme për zhvillim të qëndrueshëm në mënyra që janë ndikuar nga faktorë politikë.
Kjo analizë synon të ofrojë rekomandime për përmirësimin e menaxhimit të financave publike, të sigurojë më shumë transparencë dhe të adresojë sfidat kryesore që lidhen me mbledhjen e të ardhurave dhe optimizimin e shpenzimeve.
Pasojat e këtyre disbalancave janë të ndjeshme dhe mund të rrezikojnë stabilitetin ekonomik dhe rritjen e qëndrueshme në të ardhmen.
Përfundimisht, ky raport është një mjet i vlefshëm për politikëbërësit, ekspertët dhe organizatat e shoqërisë civile që synojnë të promovojnë një menaxhim më të mirë të burimeve publike dhe të sigurojnë zhvillim ekonomik dhe social të qëndrueshëm për Shqipërinë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.