Studimi mbi çmimet referuese në Shqipëri: Problemet dhe nevoja për reforma

Studimi mbi çmimet referuese në Shqipëri: Problemet dhe nevoja për reforma

ALTAX publikon pjesën e katërt të studimit mbi sistemin e çmimeve referuese për pasuritë e paluajtshme në Shqipëri, duke vënë në dukje problematikat që cenojnë funksionimin e tij si instrument fiskal dhe rregullator.

Raporti thekson në mbyllje të tij, se mosbalancimi mes çmimeve referuese dhe atyre reale të tregut ka krijuar hapësira për shmangie fiskale dhe pasiguri për investitorët. Një tjetër problem madhor është mospërditësimi i rregullt dhe transparent i këtyre çmimeve, shpesh pa konsultime publike, çka ka sjellë pasaktësi dhe mungesë besimi.

Një sfidë e rëndësishme është edhe përdorimi i një çmimi të vetëm referues për funksione të ndryshme fiskale dhe administrative, gjë që ka shkaktuar shtrembërime dhe padrejtësi në zbatim. Po ashtu, mungesa e dialogut me aktorët kryesorë të tregut ka dëmtuar ndjeshëm legjitimitetin e politikës aktuale.

Në vijim, pjesa e pestë e studimit paraqet mendime për përmirësim, duke propozuar:

  • Krijimin e një indeksi të vlerave reale të tregut, të bazuar mbi të dhënat e transaksioneve të regjistruara;
  • Vendosjen e një algoritmi për përditësim automatik tremujor të çmimeve, duke reflektuar zhvillimet reale të tregut dhe parametrat makroekonomikë;
  • Diferencimin e përdorimit të çmimit referues, vetëm për tatimin mbi qiratë joformale dhe tatimin mbi kalimin e pronësisë, duke shmangur përdorime jashtë këtyre funksioneve;
  • Rritjen e transparencës dhe përfshirjes së aktorëve, përmes konsultimeve publike të rregullta dhe krijimit të një portali publik me të dhëna të hapura.

ALTAX vë theksin se përballja me këto sfida kërkon reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse, të cilat do të ndihmojnë në rritjen e transparencës, forcimin e besimit publik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tregut imobiliar e fiskal në Shqipëri.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.