Marëdhënia ligjore e ndërmjetësit në ndërtim dhe detyrimet tatimore qe lindin
Për të ndërtuar një marrëdhënie ligjore midis një ndërmjetësi për shitjen e sipërfaqes së ndërtimit me një palë të tretë, si dhe për të adresuar detyrimet tatimore që lindin, procesi duhet të përfshijë hapat dhe elementet e mëposhtme:
Së pari, krijohet Marrëdhënia ligjore nëpërmjet hartimit dhe firmosjes së një Kontrate Ndërmjetësimi.
Palët ( ndërmjetësi dhe pala që përfaqëson interesin për shitje (p.sh., pronari i sipërfaqes së ndërtimit) duhet të firmosin një kontratë ndërmjetësimi midis tyre.
Elementet kryesore të kontratës përfshijnë:
Objektin e kontratës, ku Ndërmjetësi angazhohet për të gjetur një blerës për sipërfaqen e ndërtimit.
Pagesën (komisioni), ku vendoset Përqindja ose shuma fikse që ndërmjetësi do të marrë si shpërblim.
Kushtet e përmbushjes lidhur me mënyrën se si do të përcaktohet përfundimi i suksesit (nënshkrimi i kontratës së shitjes nga pala e tretë).
Afati kohor, i cili përcakton periudhën kohore gjatë së cilës ndërmjetësi është i autorizuar të veprojë.
Ndërmjetësi duhet të formalizojë marrëveshjen me palën e tretë (blerësin). Në këtë marrëveshje përfshihen detaje mbi shërbimet e ofruara dhe kushtet e blerjes.
Mund të jetë e nevojshme për të përfshirë një parakontratë nëse blerësi kërkon kohë për verifikime ose financim.
Regjistrimi dhe Licencimi i Ndërmjetësit
Ndërmjetësi, si rregull i përgjithshëm duhet të jetë i regjistruar dhe i pajisur me licencë për ofrimin e shërbimeve të ndërmjetësimit, sipas ligjit për ndërmjetësimin në fuqi.
Megjithatë, në praktikën e derisotshme ka raste kur nuk preferohet regjistrimi si aktivitet i licencuar dhe operohet nëpërmjet mbajtjes së regjistrimeve dhe llogaritjes së detyrimeve nga pala që ofron shërbimin/mallin (sipërmarrësi/ndërtuesi, investitori)
Detyrimet Tatimore që lindin nga kjo marëdhënie biznesi në rastin e licensimit janë:
a. Tatimi mbi të ardhurat e ndërmjetësit
Ndërmjetësi detyrohet të raportojë dhe paguajë tatimin mbi të ardhurat për komisionin e fituar nga marrëveshja e ndërmjetësimit.
Subjektet juridike: Nëse ndërmjetësi është një biznes i regjistruar (p.sh., shoqëri tregtare), tatimi mbi të ardhurat do të jetë në bazë të normës për tatimin mbi fitimin (p.sh., 15% në Shqipëri për ndërmarrjet me xhiro mbi 14 milion ALL).
Individët: Nëse ndërmjetësi është individ i pavarur, ai paguan tatimin mbi të ardhurat personale, i cili mbahet në burim nga pala shitëse e mallit.
Kujdes! Në rast se të ardhurat bruto nga ndërmjetësimi kalojnë kufirin e 1.2 milionë lekë në vit, ndërmjetësi detyrohet të regjistrohet për Deklaratën Individuale Vjetore të Ardhurave (DIVA)
b. TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar)
Nëse ndërmjetësi është i regjistruar për TVSH dhe qarkullimi i tij kalon pragun ligjor (aktualisht 10 milion ALL në Shqipëri), ai duhet të llogarisë dhe të mbledhë TVSH mbi shërbimet e ndërmjetësimit.
Norma e TVSH-së për shërbime është 20%.
d. Dokumentimi dhe Deklarimet
Ndërmjetësi, kur është i licensuar duhet të lëshojë faturë tatimore për komisionin e fituar, nëse është subjekt i TVSH-së. Në rast se përgjegjësia tatimore mbahet nga pala shitëse, atëherë faturën e lëshon ajo, në formatin e një autofature.
Çdo pagesë dhe kontratë duhet të dokumentohet dhe të raportohen në organet tatimore.Ndërmjetësi duhet të respektojë dispozitat ligjore për transparencën e marrëveshjeve dhe për të siguruar që palët respektojnë detyrimet kontraktuale dhe tatimore.
Gjithashtu, është e nevojshme të sigurohet që palët të respektojnë rregullat për legalizimin e pronësisë dhe të drejtat e blerësve.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.