Rama 3.0: Nevoja për reflektim dhe tërheqje

Rama 3.0: Nevoja për reflektim dhe tërheqje

z.Rama bëri gjëra të mira në vitet e tij të hershme në detyrën e Kryeministrit, por akumulimi i vazhdueshëm i pushtetit të tepruar errësoi gjykimin e tij dhe ndjenjën e tij morale, siç duket se po vijon të sillet me këdo që i del para dhe e kundërshton vendimin e tij personal.

Ashtu si autokratët e kalibrit të vogël në mbarë botën, Rama e ka çimentuar veten në pushtet duke dobësuar sistematikisht institucionet dhe qëndrestarët që provojnë dhe korrigjojnë politikën e keqe të tij, por madje edhe servilët e padobishëm krah tij.
Ky realitet gri provohet me zëvendësimet dhe largimet e kryera prej emisarëve të tij dhe emërimet në vend të tyre të individëve larg meritokracisë në gjithë institucionet kyçe që mbajnë vetëm vulën e autoritetit dhe përgjegjësisë së tij.

Kjo histori tashmë është egzagjeruar, pasi problemi kryesor me lidershipin shqiptar është mungesa e sensit të masës dhe kufiri është kaluar tashmë.

Sot mund të thuhet, se mjaft është mjaft, pasi qeverisja Rama 3.0 po hyn dhe për pak në dekadën e dytë. Secili nga qytetarët, sipas tipit të tij në dekadën e parë e pranoi kokëulur apo me shpresë  se nuk do të ndodhnin të njëjtat gabime të qeverive Berisha 1.0, Berisha 2.0, si dhe do të vinin vitet e mirëqenies dhe shpresës për fëmijët tanë. Por, vitet po kalojnë dhe duket se ne po jetojmë dhe kontribuojmë këtu vetëm për të jetuar dhe shpenzuar Rama 3.0 me perimetrin e tij qeverisës ku duan dhe si duan, pa pyetur asnjë nga kontribuesit (konsultimi publik dhe llogaridhënia një e drejtë kushtetuese që mungon).

Të paktën me zgjedhjet në pushtetin vendor kishte një shans për çbetonizimin e liderit të fortë dhe reflektim.

Ky moment nevojitej të ishte i tillë, pasi nga shumë pasoja të këqija të pushtetit të vështirë të tij, politikat ekonomike që ka zbatuar po dëmtojnë më shumë njerëzit e zakonshëm.

Ai ka ndikuar në drejtimin e fondeve të investimeve të buxhetit në rreth gjysmën e tyre për rrugë dhe infrastrukturë transporti që nuk po mbyllen dot dhe shpenzime edhe më të mëdha do të kryhen për mirëmbajtjen e tyre. Ndërkohë, ashtu si me buxhetin ka ndikuar me emërimin e individëve me pak integritet profesional. Për hatër të pushtetit i bëri gjithë qokat e mundshme në kurriz të publikut duke shtrembëruar vlerat e institucioneve në varësi të qeverisë dhe Parlamentit duke i krijuar perimetrit të pushtetit zgjerim dhe garanci.

Një fakt që duket nga kjo shihet se tashmë në krizat aktuale inflacioniste dhe fuqizimit të Lekut e kanë detyruar Bankën e Shqipërisë të drejtojë një politikë monetare absurde, të lirshme për të liruar zhvlerësimin e euros dhe ndihmuar statistikat fiskale të qeverisë. Në këtë mes të humburit jemi ne, kontributorët e buxhetit dhe të fituarit janë ata, shpenzuesit e fondeve që ua mbushim ne.

Edhe pse duket sikur qeverisja Rama 3.0 e ka mbajtur rritjen ekonomike deri diku të fortë, në fakt mosveprimi i institucioneve dhe mosluftimi i fenomeneve negative në ekonomi ka ndikuar që paraja e zezë dhe informaliteti të mos krijojë shanse të mira për të ardhmen. Kjo qasje tashmë duket pasi ekonomia sipas Rama 3.0 nuk ka asnjë problem dhe nuk ka atë abuzivizëm me lirinë e tregut dhe mosveprimin për të formalizuar çmimet e mallrave të konsumit. Votuesit ankohen se çmimi i ushqimeve është rritur dyfish në dy vite dhe kjo është e vërtetë.

Por, kjo nuk ndodh nëse ekonomia jonë do të ishte ashtu si përmendet në politikat e qeverisë, me synime eksporti, kur furnizimi ushqimor brenda vendit vuan nga sasia, cilësia dhe inflacioni.

Nga ana tjetër duke ngrirë lirinë ekonomike prej të paktën dy vitesh (2022 – 2023) në mënyrë direkte me organizma që dubluan institucionet e pavarura (të cilat nuk u ndjenë nga ky dhunim) ka ndikuar në destrukturimin e tregut dhe lënien të varur të bizneseve të vogla dhe të mesme te pjesa e bizneseve të fuqizuara nga paratë e buxhetit dhe mungesa e konkurueshmërisë.

Por nuk është vetëm ekonomia që do të ketë nevojë për rregullim.

Demokracia ka qenë gjithashtu në mbështetje të jetës së trazuar të shqiptarëve të vjetër e të rinj. Ashtu si shumë njerëz të tjerë të fortë, zoti Rama ka sterilizuar gjyqësorin, nëpërmjet një procesi të zbutur ligjor të emërimeve.

z. Rama i ka tulatur mediat, pjesërisht përmes frikësimit me aksione anti informalitet dhe pjesërisht përmes shitjes së orkestruar të mediave te perimetri pushtetit, një tjetër dredhi e zakonshme kjo.

Ai e ka lënë mënjanë parlamentin, nëpërmjet akteve normative që vendosën fatin dhe destinacionin e parave të buxhetit gati dy vite e vazhdojnë ende, duke e kthyer qeverisjen e vendit nga republikë parlamentare në një zonë vendimarrëse bazuar në Akte kryeministrore.

E gjithë kjo do të përkeqësohet, nëse zoti Rama dhe të zgjedhurit e tij personalë rizgjidhen, por do të përmirësohet me shpejtësi nëse ai fillon e humbet këtë radhë “trenin” e fitores i vetëm. Në 2019, gjithë bashkitë drejtuan bashkë me këshillat bashkiakë si 30 vite më parë. Në 2023 përsëri qeverisja vendore është nën diktatin e Rama 3.0 dhe situata ka ndryshuar shumë pak.

Të paktën llogaridhënia duhet të ishte prezente dhe pak më mirë se 3 dekada më parë.

Këtë radhë, në qeverisjen aktuale nuk ka llogaridhënie, por vetëm dialog dhe monolog mes liderëve të lodhur, por kjo nuk e ka rritur dot mirëqenien e munguar të shqiptarëve. Dhe justifikimi nuk mund të gjendet te logjika se paraardhësit ishin shumë më keq në këtë drejtim.

Më e rëndësishme se çdo gjë nga këto është sinjali që një fitore nga të rinjtë dhe shoqëria civile (duke hedhur në kosh logot e vjetra) kundër qeverisjes së mundshme Rama 4.0  do t’u tregonte njerëzve të zakonshëm dhe të papërlyer me “bordin” e pushtetit se edhe autokratët dhe pushteti i tyre dobësohen nga fuqia e votës së lirë. Kjo ndodhi në Indi në qershorin 2024 me të njëjtin model por të një kalibri të madh.

Nëse do të kemi një qeverisje me shumicë Rama 4.0 në vend të një koalicioni, kjo do të tregojë se erozioni i demokracisë është bërë fenomen. Koha do të na sugjerojë se si pala tjetër e lidershipit autoritar, që mund të pretendojë të pastrohet nga mëkatet e qeverisjes në të kaluarën nuk do të jetë përfitim i madh për shumicën e njerëzve.
Tashmë edhe pse pretendentët përballë të emëruarve të z. Rama për parlamentin mund të jenë të lodhshëm, të mërzitshëm, pa ndonjë veti krijuese, ajo që duhet vlerësuar nuk janë ata, por vendosmëria e individëve të rinj ndaj qeverisjes së mbyllur aktuale si një konsensus i përgjithshëm për të diktuar ndryshimin.

Nëse palët përballë Rama 3.0 do të fitonin disa apo më shumë vende deputetësh, kjo do të ishte një ndryshim i nevojshëm rotacioni për ne dhe luftën për demokraci të vërtetë kundër të korruptuarve, të lidhurve dhe të emëruarve të tyre.

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error:
Rreth Politikës së Privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie -t ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja me ju kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe ndihma e ekipit tonë për të kuptuar se cilat seksione të faqes në internet i gjeni më interesante dhe të dobishme.