Plan veprimesh konkrete për luftën ndaj shmangies dhe evazionit fiskal, apo Krimit financiar

Plan veprimesh konkrete për luftën ndaj shmangies dhe evazionit fiskal, apo Krimit financiar

Strategjia për luftën ndaj evazionit tatimor duhet të organizohet në disa hapa kryesore me programet përkatëse, si (a) parandalimi, (b) hetimi, (c) llogaritja e efektit (dëmit) dhe (d) plotësimi i praktikës për zbardhjen dhe dënimin administrativ dhe penal të evazionit. Strategjia mundet te ndërtohet ne nivel makro dhe mikro. Me poshtë përshkruhet vetëm organizimi ne nivel makro institucional.

 Makro menaxhimi. Angazhimi i MF në front të përbashkët në luftën ndaj evazionit

Strategjia për të luftuar krimin ekonomik dhe evazionin[1], nisur nga hapat dhe programet duhet të përfshijë edhe institucionet që mundësojnë krijimin e frontit, ku përfshihen administrata tatimore, administrata doganore, Njësia e Mbikëqyrjes së lojërave të fatit, Drejtoria e parandalimit të pastrimit të parasë, në koordinim me policinë e shtetit dhe prokurorinë.

 Veprimi i parë. Përdorimi i bazës të të dhënave dhe shkëmbimi i informacionit 

Informacioni që zotëron administrata tatimore:
(i)Disponueshmëri te institucionet që hetojnë evazionin
(ii)Disponueshmëri ndaj doganës
(iii)Disponueshmëri prokurorisë dhe policisë
(iv)Disponueshmëri pastrimit të parasë
Informacioni që zotëron administrata doganore:
(i)Disponueshmëri ndaj tatimeve
(ii)Disponueshmëri te institucionet që hetojnë evazionin
(iii)Disponueshmëri prokurorisë dhe policisë
(iv)Disponueshmëri pastrimit të parasë
Informacioni që zotëron policia dhe prokuroria:
(i)Disponueshmëri ndaj tatimeve
(ii)Disponueshmëri te institucionet që hetojnë evazionin
(iii)Disponueshmëri ndaj doganës
(iv)Disponueshmëri pastrimit të parasë
Informacioni që zotëron parandalimi i pastrimit të parave:
(i)Disponueshmëri ndaj tatimeve
(ii)Disponueshmëri te institucionet që hetojnë evazionin
(iii)Disponueshmëri ndaj doganës
(iv)Disponueshmëri prokurorisë dhe policisë
Informacioni që zotërojnë rregullatorët financiarë:
(i)Disponueshmëri ndaj tatimeve
(ii)Disponueshmëri te institucionet që hetojnë evazionin
(iii)Disponueshmëri ndaj doganës
(iv)Disponueshmëri prokurorisë dhe policisë
(v)Disponueshmëri pastrimit të parasë

 Përmbajtja e të dhënave të institucioneve

Të dhënat e tatimpaguesitTë dhëna nga institucionetTë dhëna nga jashtë venditTë dhëna nga të tretë
–        Deklaratat individuale

–        TVSH, Akciza

–        Hetimet

–        Kontrollet

–        Deklaratat e tjera

–        Konfiskime

–        Para të sekuestruara

–        Aktivitete të dyshimta

–        Shkëmbim informacioni nga Marrëveshjet

–        Praktikat më të mira për antievazionin

–     Të dhëna nga bankat

–     Të dhëna nga media

Hapat që duhen ndjekur në bashkëpunimin në luftën antievazion përmblidhen në Marrëveshje mbi (a) shkëmbimin dhe analizimin e të dhënave, (b) veprimet në terren dhe (c) mbështetjen e institucioneve te njeri-tjetri.

 Veprimi i dytë. Identifikimi dhe përshtatja e përvojës së mirë nga shtetet

Secili shtet ka organizime të ndryshme, të cilat duhen marrë në konsideratë në momentin e zhvillimit të strategjisë për bashkëpunim midis institucioneve, me qëllim që të garantohet përfitim i plotë.

Më poshtë janë disa modele të mënyrës se si i kanë fushat e përgjegjësisë për luftën ndaj evazionit shtete të ndryshme[i].

Modeli 1. Administrata tatimore ka përgjegjësinë për të kryer hetimin. Ky model zbatohet në Austri, Afrikë e Jugut, Britani e Madhe, Greqi, Indi, Irlandë, Japoni, Kanada, Kore, Malajzi, Singapor, SH.B.A, Ugandë, Zelandë e Re, Zvicër.

Model 2. Administrata tatimore ka përgjegjësinë të kryejë hetimet nën drejtimin e prokurorit. Ky model zbatohet në Austri, Azerbajxhan, Estoni, Hungari, Holandë, Letoni, Portugali, Salvador, Serbi, Suedi, Spanjë dhe SH.B.A.

Model 3. Ekspert i administratës tatimore nën monitorimin e MF ka përgjegjësinë për të kryer hetime. Ky model zbatohet në Gana, Greqi, Islandë dhe Turqi.

Model 4. Policia e shtetit ose prokurori kanë përgjegjësinë për të kryer hetimet. Ky model zbatohet në Belgjikë, Brazil, Burkina Faso, Ceki, Danimarkë, Finlandë, Francë, Kili, Kolumbi, Kosta Rika, Lituani, Luksemburg, Meksikë, Norvegji, Peru, Sllovaki, Slloveni dhe Spanjë.

Pavarësisht nga organizimi i hetimit, institucionet bashkëpunojnë me njeri-tjetrin duke shkëmbyer informacione të ndara në katër kategori, (a) akses direkt në informacionin e institucionit (bazën e të adhënave), (b) shkëmbim të detyrueshëm ligjor të informacionit me raport, (c) dhënien e informacionit me kërkesë, por jo si detyrim, (d) dhënie informacioni sipas rasteve, por bazuar mbi marrëveshje

 Veprimi i tretë. Riformatimi i bashkëpunimit ndër institucional

Në fillimin e bashkëpunimit është e këshillueshme të identifikohen fushat me interes të ndërsjellët, që bashkojnë pikërisht fushat e përbashkëta të veprimit të institucioneve ndaj objektivit final të luftës ndaj evazionit.

Megjithëse kanë egzistuar edhe më përpara marrëveshje dhe bashkëpunime të modeleve që prezantohen më poshtë nuk ka asnjëherë vend për stepje në mundësitë dhe aftësinë që kanë institucionet të punojnë së bashku duke përqafuar format inovative të mbështetura në nevojat dhe përvojat nga gabimet e mëparshme.

  • Format e bashkëpunimit

Ekipe të përbashkëta hetimore. Institucione me fushë të përbashkët veprimi dhe interesa të ndërsjellët punojnë në ekip. Shkëmbimi i informacionit dhe përvojës së fushës përkatëse mundëson hetimin në ekip duke vënë në dispozicion një bazë më të gjerë ekspertize dhe kopetence. Kjo formë reagon në një kohë shumë më të shpejtë, shmang mbivendosjet, hetime paralele. Rrit efektivitetin, fokusimin e cdo institucioni, zhvillon kapacitetet. Kjo formë zbatohet në Afrika e Jugut, Australi, Austri, Azerbajxhan, Brazil, Burkina Faso, Ceki, Danimarkë, Finlandë, Ganë, Hungari, Holandë, Indi, Japoni, Kanada, Luksemburg, Malajzi, Portugali, Salavador, Singapor, Slloveni, Sh.B.A, Turqi.

Pika kontakti (qendra) në institucione. Kjo formë synon të krijojë procese të qendërzuara për mbledhje informacioni, analizë. Mbulojnë zona gjeografike të caktuara apo aktivitete evazioniste speciifike, apo thjesht shkëmbim informacioni me rol më të gjerë se zakonisht. Informacioni analizohet në këto qendra. Ekspertët që punojnë në to fitojnë një specializim të thelluar bazuar mbi praktikat që analizojnë dhe i përdorin ato në dobi të institucionit për rritje të efektivitetit. Ul koston e operacioneve të antievazionit. Institucionet shkëmbejnë përvojat nëpërmjet ekspertëve të specializuar. Kjo formë zbatohet në Australi, Finlandë, Holandë, Hungari, Indi, Lituani, Suedi, Sh.B.A.

 Qendër komandimi me personel të përbashkët. Kjo formë është efektive pasi aftëson ekspertët e institucioneve të bërë bashkë në një qendër. Ekspertët shkëmbejnë përvojën dhe aftësitë duke marrë pjesë direkt në institucionin ku janë komanduar përkohësisht. Në vendet ku përdoret kjo formë raportohet se ka një përfitim më të madh se format e tjera për arsye se i nxitin ekspertët të jenë më proaktivë në qasjen ndaj njeri-tjetrit dhe e bëjnë më të frytshëm bashkëpunimin midis institucioneve. Kjo formë zbatohet në Australi, Austri, Belgjikë, Britania e Madhe, Finlandë, Francë, Ganë, Greqi, Holandë, Hungari, Irlandë, Itali, Japoni, Kanada, Kore, Norvegji, Portugali, Spanjë, Sh.B.A.

 Forma të tjera. Strategji të ndryshme përfshijnë përdorimin dhe shkembimin e bazës së të dhënave, dhënien e përvojave të mira të rezultateve të prejardhura nga strategji efektive (neësletter, raporte, komisione të përbashkëta, qendra informimi, takime, trajnime, udhëzuesë, teknologji). Këto forma përdoren nga Afrika e Jugut, Austria, Azerbajxhan, Brazil, , Ceki, Estoni, Finlandë, Gjermani, Ganë, Indi, Irlandë, Itali, Japoni, Kanada Letoni, Lituani, Luksemburg, Holandë, Sllovaki, Turqi, Uganda, Sh.B.A, Zelandë e Re.

  • Praktika të reja

Në Ceki, marrëveshja midis institucioneve e firmosur midis MF dhe MB për të krijuar grupe të përbashkët hetimi kanë filluar të japin rezultat për hetimin tatimor, doganor dhe luftën ndaj krimit ekonomik.

Në Hungari, hetues jashtë tatimeve mund të kërkojnë cdo informacion nga tatimet për qëllime hetimi të krimeve financiare dhe tatimore. Më përpara disa informacione jepeshin me kërkesë, tani jepen direkt. Që nga Maj 2013, cdo informacion i tatimeve mund të merret direkt në rrugë elektronike.

Në Sllovaki, Projekti tatimor Cobra që u prezantua në Korrik 2012 si një projekt pilot me një ekip më të gjerë midis tatim-doganave dhe policisë, u mbështet mbi një memorandum Mirëkuptimi midis dy institucioneve për të identifikuar dhe hetuar rastet më të forta të evazionit. Ekspertët e ekipit përfshijnë edhe institucione të tjera, si Agjensia Kombëtare Antikrim, Njësia e Inteligjencës Financiare (NjIF, pastrimi parasë). Pas një periudhe mbi një vjecare projekti konsiderohet i suksesshëm nga qeveria sllovake.

Në Irlandë, ekspertë nga NjIF dhe tatimet takohen periodikisht për rreth 4 javë për të diksutuar analizimet e tyre në lidhje me transkasionet e dyshimta finaciare dhe koordinojnë hetimet, ku provat janë të natyrës tatimore dhe jo, por diskutimi  midis tyre dhe mbi një përvojë operacionale të ndërsjellët ka ndikuar në suksesin e dy institucioneve. Reagimet pas takimeve janë me efekte për vazhdimësinë.

Në Zvicër, nga Janari 2011 cdo nëpinës publik (përfshirë edhe tatimet) ka detyrim të raportojë te prokurori gjithë rastet e dyshimta që ju lënë përshtypje gjatë punës së tyre. Një punonjës i tatimeve është i ngarkuar me këtë detyrë.

Në Francë, iniciativa të ndryshme janë ndërmarrë për të lehtësuar bashkëpunimin midis policisë dhe tatimeve në luftën ndaj krimit tatimor dhe financiar. Brigade Nationale d’Enquêtes Économiques (BNEE) ka rreth 50 inspektorë që punojnë për policinë gjyqësore. Ata marrin pjesë në hetime dhe pregatitje të dosjeve për prokurorinë. Ata identifikojnë edhe zonat me rrisk për kontrollet tatimore, që raportohen në rajonet tatimore.

Përmbledhje

Lufta ndaj evazionit dhe krimit financiar duhet kuptuar si një aktivitet i përbashkët dhe jo veprime të shkëputura (izoluara) të institucioneve. Shkëmbimi i përvojës, njohurive, bashkëpunimet dhe veprimet e koordinuara të gjithë institucioneve të specializuara në luftën ndaj evazionit tatimor dhe krimit financiar sjellin suksesin e pritshëm.

Nëse kapërcehen pengesat (a) operacionale (procedurat e gjata të shkëmbimit të informacionit, ndërgjegjësim i ulët, kapacitete të paplota) dhe (b) politike (mungesë vullneti dhe mbështetje politike, mos ndryshim të rregullave drejt bashkëpunimit) arrihet edhe efekti i dëshiruar në luftën ndaj evazionit.

Nga përvoja e zbatuar dhe efektet që kanë ardhur mendoj me vlerë:

  1. Rishikimin e modelit të shkëmbimit të informacionit në institucionet, ku më të veçantat janë midis DPPPP me DPT dhe DPD (obligim për shkëmbim dhe raportim të aktiviteteve të dyshimta), por edhe midis DPPPP me policinë dhe prokurorinë.
  2. Rishikimin e modelit të bashkëpunimit duke kërkuar përshtatje me strategjinë si dhe duke futur forma inovative të bazuara në nevojat e veçanta, kuadrin e ri ligjor dhe eksperiencën.
  3. Përshtatjen e praktikave të suksesshme duke synuar përfshirjen e tyre sipas kuadrit ligjor dhe eksperiencës dhe kapaciteteve zbatuese. Aty ku nuk ka mundësi përshtatje shikohet praktika tjetër apo ndërthurje e disa formave dhe modeleve.
  4. Vlerësimin e aftësisë së administratës fiskale për tu përfshirë në hetim, kur janë të drejtuara nga institucionet e tjera. Në këtë drejtim duhen hequr barrierat që kufizojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertëve dhe përvojës së tyre duke i bërë më elastike strukturat organizative.

5.  Bashkimin (plane të përbashkëta) të funksioneve të hetimit në tatime dhe dogana.

[1] Krimi financiar mbulon një numër të madh shkeljesh ligjore duke përfshirë evazionin tatimor, pastrimin e parasë, korrupsionin, mashtrimin në faliment dhe financimin e terrorizmit.

[i] Shënime

  1. në Itali (nuk përfshihet në asnjë prej modeleve) përgjegjësia është e Policisë Financiare, e cila kryen hetime si të pavarura, por edhe nën drejtimin e prokurorit.
  2. SH.B.A është snë Modelin 1 dhe 2. I pari është hetim administrativ, që kryhet nga tatimet dhe finalizohet te prokurori. I dyti kryhet nga një Juri Madhore që kryhet nën drejtimin e prokurorisë.
  3. Greqia përfshihet në Modelin 1 dhe 3. Hetimin e kryejnë tatimet, ose edhe pastrimi i parave (Njësia e Hetimit Financiar), që është pjesë e MF.
  4. Spanja përfshihet në Modelin 2 dhe 4. Hetimin e kryejnë nën drejtimin e prokurorit. Por ka edhe hetime, të cilat kur lindin nga hetimi fillestar prej institucioneve të tjera (policia, prokuroria) nuk i përfshijnë tatimet.
  5. Islanda përfshihet në Modelin 3 dhe 4. Hetimin e kryen Drejtoria e Hetimit Tatimor (jo pjesë e strukturës së tatimeve). Por ka edhe hetime, të cilat konsiderohen të rëndësishme dhe që hetohen direkt nga policia e shtetit.

 

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: