Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private

Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private

Nga një kërkim për efektivitetin e investimeve në dekadën e fundit konfirmohet ndikimi i madh i investimeve publike në rritjen e produktivitetit ekonomik. NË të njëjtën kohë, kontributi i investimeve private në rritjen e produktivitetit duket se është zbehur. Rruga më e sigurt për t’u rikthyer në rritjen e produktivitetit që pati Shqipëria në vitet ‘60 dhe në vitet 2000 kërkon një rritje thelbësore në investimet publike.

Investimet në kapitalin publik kanë ndikime të rëndësishme pozitive në produktivitetin e sektorit privat, me një normë të kthimit të investimit duke filluar nga 15 për qind deri në 45 për qind. Vlerësimi ynë është te 30 për qind, i cili rastësisht është afërsisht i barabartë me normën e kthimit të investimeve në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

Një rritje e konsiderueshme në shpenzimet e investimeve publike mundet të nxisë punësimin në një kohë afatshkurtër dhe bazuar në rritjen e shpejtë të produktivitetit në dekadat e ardhshme buxheti përfiton të ardhurën e tij nga pagesa e dividendëve në vlera të konsiderueshme. Në të kundërt, shkurtimi i shpenzimeve mundet të ndikojë një presion ndaj rritjes së vendeve të punës në vitet që pasojnë, si dhe i paraprin fitimeve prej uljes së produktivitetit për periudhën afatgjatë.

Sipas teorisë ekonomike Kejnsiane, që ka patur popullaritet deri më sot, ndërkohë që ekonomia operon nën potencialin e saj, duhet të bazohet te investimet publike të financuara nga rritja e borxhit për të maksimizuar krijimin e vendeve të punës. Në periudhën afatgjatë, pasi ekonomia kthehet në potencialin e saj, financimi i duhur për këto projekte varet nga rrethanat ekonomike që mbizotërojnë në atë kohë. Nëse norma e kthimit të investimeve publike është e madhe, atëherë investimet dukshëm kanë shkuar në rritjen e produktivitetit duke përmirësuar mirëqenien e brezit të ardhëm dhe atij aktual, pavarësisht faktit që kjo rritje financohet nga borxhi.

Debatet politike sot janë dominuar nga pretendimet se deficiti buxhetor ka nevojë që të reduktohet ndjeshëm duke refuzuar këtë teori. Rënia e rritjes ekonomike në këto vitet e fundit ka qenë kaq e ngadaltë dhe e vështirë, duke na treguar se situata e borxhit publik dhe e tregut të kredive janë në pozitën më të keqe të vlerave historike, në periudhën e fundit 20 vjeçare.

Duke pasur parasysh faktin se ekonomia shqiptare po operon ende nën potencialin e saj dhe ka të ngjarë të vijojë kështu edhe për vitet që vijnë, si dhe nisur nga mungesa e politikave agresive për ta nxitur atë[1] është e pavend një tkurrje e shpejtë fiskale (konsolidim fiskal i përshpejtuar), e tillë si kjo që po ndodh.

Shqetësimi më i madh për buxhetin prej disa vitesh është mungesa e parave, për shkak të borxheve të vjetra, por gjithashtu edhe problemi i të ardhurave të buxhetit për shkak të performancës jo të mirë të mbledhjes së tatimeve dhe taksave. NË fakt përvojat e fundit ndërkombëtare lidhur me shqetësimet që kanë shoqëruar deficitet buxhetore tregojnë qartë se sa më shumë të vijojë të ekzistojë një situatë e tillë, aq më shumë vendet në situata të borxhit publik të njëjtë me Shqipërinë kanë kohë që mendojnë për ti zgjidhur pengesat e financimit të borxhit me instrumentin e financimit direkt me para.

Financimi direkt me para duket se është më efektiv madje edhe se lehtësimi sasior, për shkak se ai nuk e lë buxhetin të lëngojë për ti dhënë përgjigje pyetjes se çfarë të bëjë në lidhje me barrën e ardhshme të borxhit publik, si dhe as të krijojë rrezikun që parashikimi i këtyre ngarkesave të borxhit në të ardhmen do të shkaktojë një ekuivalencë Rikardiane[2] për të kompensuar kërkesën nominale sot.

Futja e këtyre instrumenteve të jashtëzakonshëm duhet të jenë pjesë e debatit të gjerë në mes të institucioneve financiare[3], institucioneve financiare ndërkombëtare dhe grupeve të interesit. I gjithë procesi duhet të analizojë të mirat dhe të këqijat e politikave më të mira për të zgjidhur problemin e mungesës së fondeve publike për investimet dhe faturat sociale, si dhe për të parë se ç ‘pritet më tej prej borxhit publik.

Por, le të diskutojmë më shumë në lidhje me çështjet e investimeve.

NË qoftë se investimet publike janë viktimë e nxitimit për të shkurtuar shpenzimet dhe me sa duket kjo politikë pothuajse me siguri do të vijojë të jetë një rutinë që do të ndjekë edhe vitet e tjera buxhetore (me përjashtim të viteve elektorale), atëherë kjo trajektore e politikës buxhetore për shkurtimin e shpenzimeve ku përfshihen edhe investimet është edhe më e pavend.

Konsideroni logjikën standarde ekonomike që justifikon uljen e deficiteve buxhetore.

Kur një ekonomi është duke operuar në ose afër potencialit të vet, reduktimi i deficitit buxhetor do të çonte në rënie normat e interesit, pasi sektori publik nuk mundet të konkurrojë me sektorin privat për fonde. Normat e ulëta të interesit do të lejojnë sektorin privat për të kryer më shumë investime në asete të luajtshme dhe të paluajtshme (ambiente, makineri e pajisje dhe aftësim teknologjik). Ky nivel i gjerë investimesh intensive  do të çonte në rritjen e kapitaleve me efekt direkt në rritjen e produktivitetit.

Shpesh, diskutimet mbi investimet, rezervat e kapitalit dhe produktivitetin e ekonomisë na lënë të supozojmë se vendimet e sektorit privat janë forca dominuese që vë në lëvizje këto variabla. Nëse vërejmë gjithashtu kapitalet e sektorit publik vërehet se ai përfaqëson më shumë se një të tretën e të gjitha strukturave jorezidenciale dhe aseteve të paluajtshme. Me pak fjalë, pasuria e vendit[4] është mjaft e varur nga investimet publike dhe kapitali publik.

Nëse lejohen nga politika që këto rezerva publike kapitale të thahen në mënyrë që fondet të jenë në dispozicion të formimit të kapitalit privat, kjo do të ishte një sulm shkatërrimtar i kapaciteteve prodhuese, produktivitetit dhe konkurrencës.

Por, duket se në një pikë qeveria ka arritur të orientojë politikën buxhetore drejt një investimi publik me rëndësi jashtëzakonisht, siç konsiderohet kualifikimi i fuqisë punëtore dhe inteligjencës për kërkimin shkencor, një sektor që historikisht pas viteve ’90 është financuar në mënyrë jo të konsiderueshme nga sektori publik.

Ndërkohë, janë shprehur shqetësime lidhur me faktin e investimeve publike inteligjente. Jo pa të drejtë qeveria mendon, se edhe në qoftë se rritja e investimeve publike në sektorë tradicionalë mund të rrisë performancën e rritjes së ekonomisë, financimi i nevojshëm për investimet në sektorë që nuk kanë normë të lartë kthimi investimesh mund të paraqesë deformime ekonomike që do të zvogëlojnë rritjen në terma afatgjatë. Nëse është kështu, kjo çështje vlen të diskutohet jo vetëm lidhur me faktin se sa investime publike duhen ndërmarrë (sasia), por edhe se si/ku kryhen financimet (cilësia).

Por, pse vlen balanca mes sasisë dhe cilësisë, përtej pjesës së përgjithshme?

NË qoftë se këto investime janë të financuara me borxh të ri ose rritje të taksave, atëherë rënia e efikasitetit e detyruar nga barra që bie mbi investimet e sektorit privat, mund të prodhojë një frenim të rritjes ekonomike.

Por në realitetin aktual ekonomik ka pak gjasa të ndodhë ky shqetësim, për disa arsye:

Një program investimesh të mëdha publike mund të arrijë një shtytje të madhe të sektorëve të ekonomisë, ose mund të stimulojë investime te shumta private, të cilat së bashku përbëjnë një shtytje të madhe në të dy sektorët, privat dhe publik.

Programi, i cili mund të përfshijë edhe projekte të investimeve publike që janë nxjerrë nga raftet për tu bërë pjesë e buxheteve me rritje të dukshme të shpenzimeve mund të jenë pikërisht ato që janë refuzuar më parë për shkak të ndikimit të ulët në rritjen ekonomike dhe mospërshtatjes me ambientin ekonomik. Për këtë arsye në periudhat e buxheteve me rritje shpenzimesh duhet të mbahet në konsideratë ndikimi i tyre në ekonomi. Projektet e refuzuara, por që merren në konsideratë në kohë të ardhme kanë avantazhin se e kanë kaluar fazën e analizës së fizibilitetit dhe kështu mund të zbatohen shpejt.

Arsyeja e dytë e ndikimit të investimeve publike më lartë se mesatarja e efikasitetit të tyre historik është se ritmi ekonomik që ato krijojnë mund të ndryshojë sjelljen e qeverive. Një qeveri që bën analizën e investimeve të projekteve të mëdha, të cilat ajo i konsideron pjesë të reformave të nevojshme, kur është ngushtë me paratë ka pak nxitje për të bërë investime të mëdhaja, të financuara plotësisht nga fondet buxhetore.

Nga ana tjetër, në qoftë se një masë e madhe e investimeve të vogla ndërmerren njëkohësisht, atëherë norma mesatare e kthimit do të jetë shumë më e lartë se norma mesatare e kthimit të investimeve të sektorit privat, sepse ato do të krijojnë kërkesë për njëra-tjetrën.

Megjithatë, investimet e vogla nuk arrijnë dot të kenë efekte të forta në sektorë strategjikë dhe me ndikim afatgjatë në zhvillimet potenciale të ekonomisë.

[1] ndër më të spikaturat do të ishin lehtësimi sasior e deri te financimi direkt me para

[2] ekuivalenca e Rikardos është një teori ekonomike që tregon faktin kur një qeveri përpiqet për të stimuluar ekonominë duke rritur shpenzimet publike nëpërmjet financimit me borxh, por kërkesa konsumatore mbetet e pandryshuar

[3] Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave

[4] kapitali fizik dhe njerëzor që mund të mobilizohen për të prodhuar mallra dhe shërbime

Shpërndaje këtë postim

Leave a Reply


error: