Tre hipoteza për korrupsionin dhe taksapaguesit

Tre hipoteza për korrupsionin dhe taksapaguesit

Nga studime të ndryshme është parë se ka një lidhje midis korrupsionit dhe pagimit të taksave në mënyrë vullnetare, si anë të kundërta të një realiteti, të cilat kundërshtojnë njëra-tjetrën. NË këto studime vërehet se një rritje prej 1 pike të nivelit te korrupsionit, pjesa e taksapaguesve që reflektojnë negativisht si pasojë e rritjes është te 1.7 pikë.

Treguesi i korrupsionit gjithashtu qëndron i fortë kur përfshijmë në të dhe përshtypjen që krijohet te taksapaguesit nisur nga sjellja e punonjësve publikë dhe sistemit politik. Nëse taksapaguesit shikojnë se shumë zyrtarë publikë janë të korruptuar dhe shumë taksapaguesë te tjerë u shmangen taksave, ata mund të mendojnë se qeveria nuk e meriton vullnetarizmin e tyre në pagimin e taksave. Taksapaguesit mendojnë se rruga më e mirë për ta do të ishte të vepronin në oportunitet me rrethanat.

Nisur nga këto rezultate ky diskutim është përmbledhur ne 3 hipoteza.

Hipoteza 1. Sa më i madh besimi i qytetarëve për qeverinë dhe sistemin ligjor, aq më e madhe nxitja e tyre për të paguar taksat.

Përveç besimit për qeverinë, që duhet të jetë në nivele të konsoliduara te taksapaguesi, po ashtu dhe përmbushja e detyrimeve të politikës ndaj premtimeve që i bën atij duhet të përçojë efektin pozitiv mbi moralin e tij tatimor. Nëse sistemi politik funksionon mirë dhe qytetarët janë te kënaqur me zyrtarët e tij, atëherë motivimi i tyre për pagimin e taksave do të rritet.

Taksapaguesit janë të ndjeshëm rreth mënyrës sesi qeveria i përdor taksat qe ata paguajnë. Ne këtë mes ka një lloj marrëdhënie te tipit hyrje-dalje midis asaj qe individi paguan nëpërmjet taksave te tij dhe asaj çfarë ai merr si kompensim nga qeveria. Ne këtë mënyre, qëndrimi mirëkuptues i taksapaguesve mund te ndikohet nga përfitimet e marra prej qeverise ne formën e te mirave publike duke e krahasuar gjithmonë te mirat qe taksapaguesi merr me çmimin qe i duhet te paguaje për to. Kështu, taksapaguesit e perceptojnë marrëdhënien e tyre me shtetin jo vetëm si një marrëdhënie nga halli dhe te detyruar ti përgjigjen nga forca e ligjit, por edhe si një moment shkëmbimi te taksës qe paguajnë me mallra apo shërbime publike. Taksapaguesit janë më të prirur të bashkëpunojnë me ligjin nëse janë të bindur se ky shkëmbim midis taksave të paguara dhe shërbimeve qeveritare të përfituara është kryer në mënyre të barabartë.

Hipoteza 2. Sa më i madh besimi i qytetarëve ndaj zyrtarëve publikë dhe sistemit politik, aq më e madhe nxitja e tyre për të paguar taksat.

Transformimi i ekonomive socialiste ne ekonomi kapitaliste ishte një nga arsyet e një bumi te tille te korrupsionit, i cili u rrit për shkak te mungesës se zbatimit te ligjit dhe qeverisjes. Vendet me më shume korrupsion kanë një shkalle te larte te ekonomisë joformale. Studime të shumta kanë zbuluar se korrupsioni ndikohet nga mungesa e shpenzimeve të qeverisë për trajnimin dhe kualifikimin e njerëzve të saj. Nga ana tjetër, mosrespektimi i te drejtave mbi pronësinë bashke me korrupsionin kane një ndikim negativ mbi moralin tatimor te taksapaguesve.

Korrupsioni është bërë tashmë një pjese integrale e ekonomisë shqiptare dhe ka një pasojë negative mbi besimin e qytetarëve ndaj qeverisë dhe autoritetit të saj.

Nga disa studime të bëra ne disa nga vendet tranzicionale me nivel të madh korrupsioni është konstatuar se shkalla e korrupsionit ka qenë më e lartë se totali i shpenzimeve për shkencë, edukim, shëndetësi, kulturë dhe art. Në disa nga sektorët industriale grupet kriminale shpenzojnë më shume se 50% të të ardhurave të tyre për të korruptuar zyrtarët e shtetit.

Korrupsioni zakonisht minon moralin tatimor të qytetarëve duke shkaktuar deri irritim të tyre ndaj shtetit në momente të caktuara. Taksapaguesit ndihen të tradhtuar kur perceptojnë se ka një korrupsion masiv dhe taksat e tyre nuk shpenzohen si duhet nga qeveria. Një burokraci e korruptuar nuk operon me prodhuesin me efiçent të të mirës publike, por me atë që ofron bakshishin më të madh. Kështu, korrupsioni pakëson mundësitë e rritjes së shërbimeve dhe zgjat tranzicionin duke rritur kostot e taksapaguesve me një barrë fiskale shtesë. Tendenca të tilla natyrisht që kanë ndikim të padiskutueshëm në moralin tatimor.

Hipoteza 3. Sa më i madh korrupsioni, aq më mosbesuesë bëhen taksapaguesit duke ulur moralin tatimor të tyre.

Një mënyre për të luftuar korrupsionin është hartimi i një mekanizmi, ku çdo pjesë e tij të jetë një skemë. Çdo pjese të tij duhet ti korrespondojë një mesazh i pritshëm për tu raportuar vullnetarisht nga tatimpaguesit.

Në kuadrin e ndërthurjes së ligjit me rutinën zyrtare tatimore është e nevojshme rregullimi i strategjisë së monitorimit dhe kontrollit për çdo ndryshim të ligjeve tatimore dhe tarifave fiskale. Kjo ka lidhje me penalitetin që duhet të marre në çdo kohë evazionisti fiskal, që është më i interesuari që të përfitojë nga mundësitë që jep ndryshimi i ligjit.

Politika e administrimit fiskal duhet ta bëjë inspektorin ti kthejë sytë nga shpërblimi tatimor, si një bakshish, që vjen jo nga toleranca e tyre ndaj evazionit, por si një çmim më i lartë për punën e tij rezultative, për taksat që ai mbledh.

Nëse një forme e tillë përhapet, ajo jo vetëm do ti nxite inspektoret drejt të punuarit ndershmërisht, por ndikon dhe tek tatimpaguesit e pandershëm për të ulur evazionin që ata bëjnë.

Shpërndaje këtë postim


error: