Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Përmbledhje – Auditimi Social shumëdimensional në Bashkitë 2022 – Berat, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë
0 €
Raporti studimor “Përmbledhje – Auditimi social shumëdimensional në Bashkitë, 2022: Progresi i mundësive dhe ndikimi nga kufizimet në Berat, Dibër, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë” përmbledh analizat sipas raporteve të veçanta[1] për 5 bashkitë strukturën e zbatimit për objektivat vendore. Ai nënvizon karakterin shumëpalësh të marrëveshjeve, pasqyron operacionet e deritanishme, identifikon se çfarë po funksionon dhe propozon fusha që kanë nevojë për forcim të veprimeve apo burimeve në funksion të përmbushjes.
Raporti përmbledhës kombinon të dhënat dhe analizat e prodhuara nga raportet specifike, duke garantuar burimin e saktë të dhënave nga organizatat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile, institucionet publike që përpunojnë dhe botojnë statistika, si dhe konkluzione dhe fakte të qëmtuara nga qendrat kërkimore vendase.
Qëllimi i Raportit është të plotësojë apo edhe ndikojë në raporte të rishikimit me qasje rajonale të qeverisë dhe të promovojë llogaridhënien e ndërsjellë për zbatimin e objektivave politikë, ekonomikë dhe socialë.
Raportet specifike u paraqitën në takimet e kryera edhe përpjekjet dhe iniciativat e shoqërisë civile për zbatimin e objektivave që burojnë nga dokumentet strategjike të miratuara vitet e fundit dhe që janë bërë referencë në këtë analizë të përmbushjes dhe mospërmbushjes.
Gjetjet e raporteve ndihmojnë në forcimin e ndërhyrjeve kombëtare në procesin e zbatimit të qeverisjes së hapur dhe kalendarit të hartimit, miratimit dhe zbatimit të buxhetit vendor.
Për të dytin vit radhazi, në monitorimin që kemi kryer bashkitë po bëjnë më shumë përparim në lidhje me programet e miratuara nga Këshillat Bashkiakë në krahasim me ato që janë të deleguara si programe zhvillimi dhe shpenzime nga qeverisja qendrore.
Që nga momenti kur filluam në 2022 me komunikimet dhe përpunimin e gjetjeve dhe fakteve, palë të ndryshme të interesuara kanë kërkuar të punojmë së bashku për të krijuar një ekosistem të fortë që mbështet bashkëpunimet dhe marrëveshjet e partneritetit.
Shoqëria civile, entet publike, organizatat e sektorit privat, autoritetet tradicionale dhe partnerët e zhvillimit kanë gjetur hapësirë për të bashkëpunuar me ALTAX në disa çështje të lidhura me zhvillimin, duke përfshirë të dhënat, krijimin e ndërgjegjësimit, mobilizimin e burimeve dhe ngritjen e kapaciteteve.
Anëtarët e OSHC-ve, partnerët dhe pjestarë të medias po i përdorin rezultatet e raportit për advokim dhe ndërgjegjësim publik si dhe për të forcuar partneritetet me shumë palë të interesuara në nivel nënkombëtar.
Më e rëndësishmja e pritshmërive të ekspertizës sonë është se raporti do të jetë i dobishëm në nënvizimin e sfidave me koordinimin, monitorimin dhe raportimin e shoqërisë civile mbi objektivat dhe indikatorët e performancës dhe integritetit.
Raporti gjithashtu përshkruan rekomandime për qasje efektive mbi zbatimin e paketës ligjore dhe programore, që mundëson dhe ndikon direkt mbi performancën vendore dhe banorët e rajoneve të vendit.
Seksionet e mëposhtme përshkruajnë kuadrin kombëtar të politikave dhe strategjive të zbatuara së bashku me politika dhe programe vendore nga strukturat e qeverisjes së Bashkive, ku kërkohet një model i ndryshuar, i cili duhet të jetë qeverisje e hapur dhe në partneritet me shoqërinë civile.
[1] https://altax.al/product/auditimi-social-shumedimensional-i-bashkise-berat-2022-progresi-i-mundesive-dhe-ndikimi-nga-kufizimet/
https://altax.al/product/auditimi-social-shumedimensional-i-bashkise-diber-2022-progresi-i-mundesive-dhe-ndikimi-nga-kufizimet/
https://altax.al/product/auditimi-social-shumedimensional-i-bashkise-elbasan-2022-progresi-i-mundesive-dhe-ndikimi-nga-kufizimet/
https://altax.al/product/auditimi-social-shumedimensional-i-bashkise-gjirokaster-2022-progresi-i-mundesive-dhe-ndikimi-nga-kufizimet/
https://altax.al/product/auditimi-social-shumedimensional-i-bashkise-vlore-2022-progresi-i-mundesive-dhe-ndikimi-nga-kufizimet/
- Përshkrim
Përshkrim
Qendra ALTAX në kuadër të projektit “Monitorimi publik përmes ndërveprimit qytetar” të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës nën zhvillimin/politikën e jashtme holandeze, ka filluar prej Dhjetori 2021 analizimin e performancës së Bashkive
ALTAX e përmbylli ne Qershor raportin e auditimit social me objekt analizimin e performancës së qeverisjes vendore, 2021, i cili u prezantua gjerësisht në media, rrejte sociale, portale dhe mjaft referenca që studime të ndryshme dhe politikanë qendrorë dhe vendorë i bënë gjetjeve të pakontestuara të Raportit të parë.
ALTAX u angazhua gjatë vitit 2022 për të mbështetur vlerësimin dhe gjetjet e Raporteve “Monitorimi shumëdimensional i qeverisjes vendore 2021”, “Buxheti 2023 në kendveshtrimin e qytetarëve” si dhe Praktikat e Mira të promovuara nga puna e mirë e Bashkive duke treguar përpjekjet dhe angazhimin drejt zbatimit të modelit të qeverisjes së hapur me qytetarët.
Hartimi i Raportit i referohet metodologjisë MANUALI PËR AUDITIN SOCIAL NË PUSHTETIN VENDOR, 2022[1], i përgatitur dhe publikuar nga ALTAX në kuadër të këtij projekti.
Ky Raport përbëhet nga 6 kapituj bazuar në 6 Komponentë të auditimit social në ecurinë dhe zhvillimet e tyre, të cilët janë:
EKONOMIA (PBB, Investimet, Bizneset dhe Familjet, Të ardhurat vendore, Shpenzimet vendore, Tregu i punës, Migrimi, Barra fiskale vendore, Të ardhurat për frymë);
POLITIKA (Hapja e qeverisjes/ Konsultimi, Transparenca, Përgjegjshmëria, Korrupsioni, Politika Vendore);
MJEDISI (Urbanizimi/ Infrastruktura, Agrikultura, Energjia, Ujësjellës -Kanalizime, Ndotja e mjedisit/ Menaxhimi Mbetjeve);
SHËNDETI (Lindshmëria, Vdekshmëria/ Vaksinimi, Jetëgjatësia/ Shërbimi mjekësor)
EDUKIMI (Arsimimi sipas etapave edukuese – Parashkollore, 9-vjeçare dhe Arsimi i mesëm i Përgjithshëm dhe Profesional);
MIRËQENIA (Pagat/ Pensionet, Mbrojtja sociale, Konsumi/ Niveli i jetesës, Varfëria/Pabarazia)
Vlerësimet e raportit për çdonjerin nga 6 komponentët bazohen në të dhënat për objektivat në të cilët Bashkitë kanë përmbushur ose jo performancën. Për të 6 komponentët janë kryer shqyrtime për 28 treguesë (9 treguesë për Ekonominë, 5 treguesë për Politikën, 5 treguesë për Mjedisin, 3 treguesë për Shëndetin, 2 treguesë për Edukimin, 4 treguesë për Mirëqenien)
Performanca e mirë kompenson performancën e dobët në tërësinë e treguesve që përbëjnë vlerësimin për komponentin.
Për verifikimin dhe kryqëzimin e gjetjeve dhe zhvillimeve të kryera nga raportimet dhe të dhënat e publikuara sipas referencave që janë përdorur për analizimin, me synimin për të qenë sa më të plotësuar dhe të koordinuar me nevojat e kërkesat e qytetarëve dhe prezantimeve të shoqërisë civile, ALTAX përdori si një instrument mjaft të të nevojshëm edhe Anketimin “Mbi qeverisjen vendore dhe performancën e saj, 2022”, me pjestarë të publikut dhe OSHC, përfaqësues të biznesit, kërkuesë, intelektualë, profesionistë, pensionistë dhe studentë.
[1] https://altax.al/product/manuali-per-auditin-social-ne-pushtetin-vendor-2022/