Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë

Auditimi social shumëdimensional i Bashkisë Vlorë, 2022: Progresi i mundësive dhe ndikimi nga kufizimet
0 €
Raporti studimor “Auditimi social (AS 2022) shumëdimensional i Bashkisë Vlorë 2022” përshkruan dhe analizon strukturën e zbatimit për objektivat vendore në Vlorë. Ai nënvizon karakterin shumëpalësh të marrëveshjeve, pasqyron operacionet e deritanishme, identifikon se çfarë po funksionon dhe propozon fusha që kanë nevojë për forcim të veprimeve apo burimeve në funksion të përmbushjes. AS 2022 i Bashkisë Vlorë kombinon të dhënat dhe analizat e prodhuara nga organizatat ndërkombëtare, organizatat e shoqërisë civile dhe qendrat kërkimore.
Për të dytin vit radhazi, në monitorimin që kemi kryer Vlora po bën më shumë përparim në lidhje me programet e miratuara nga Këshilli Bashkiak në krahasim me ato që janë të deleguara si programe zhvillimi dhe shpenzime nga qeverisja qendrore.
Që nga miratimi i Strategjisë së Zhvillimit sipas PPV në 2016, palë të ndryshme të interesuara kanë punuar së bashku për të krijuar një ekosistem të fortë që mbështet bashkëpunimet dhe marrëveshjet e partneritetit. Shoqëria civile, entet publike, organizatat e sektorit privat, autoritetet tradicionale dhe partnerët e zhvillimit kanë gjetur hapësirë për të bashkëpunuar në disa çështje të lidhura me zhvillimin, duke përfshirë të dhënat, krijimin e ndërgjegjësimit, mobilizimin e burimeve dhe ngritjen e kapaciteteve.
Qëllimi i Raportit tonë është të plotësojë apo edhe ndikojë në raporte të rishikimit me qasje rajonale të qeverisë dhe të promovojë llogaridhënien e ndërsjellë për zbatimin e objektivave politikë, ekonomikë dhe socialë.
Raporti pritet të paraqesë përpjekjet dhe iniciativat e shoqërisë civile për zbatimin e objektivave që burojnë nga dokumentet strategjike të miratuara vitet e fundit dhe që janë bërë referencë në këtë analizë të përmbushjes dhe mospërmbushjes.
Gjetjet e raportit do të ndihmojnë në forcimin e ndërhyrjeve kombëtare në procesin e zbatimit të qeverisjes së hapur dhe kalendarit të hartimit, miratimit dhe zbatimit të buxhetit vendor.
Anëtarët e OSHC-ve do të përdorin rezultatet e raportit për advokim dhe ndërgjegjësim publik si dhe për të forcuar partneritetet me shumë palë të interesuara në nivel nënkombëtar.
Më e rëndësishmja e pritshmërive të ekspertizës sonë është se raporti do të jetë i dobishëm në nënvizimin e sfidave me koordinimin, monitorimin dhe raportimin e shoqërisë civile mbi objektivat dhe indikatorët e performancës dhe integritetit.
Ai gjithashtu do të përshkruajë rekomandime për advokim efektiv mbi zbatimin e paketës ligjore dhe programore, që mundëson dhe ndikon direkt mbi performancën vendore dhe banorët e rajoneve të vendit.
Seksionet e raportit përshkruajnë kuadrin kombëtar të politikave dhe strategjive të zbatuara së bashku me politika dhe programe vendore nga strukturat e qeverisjes së Vlorës, ku kërkohet një model i ndryshuar, i cili duhet të jetë qeverisje e hapur dhe në partneritet me shoqërinë civile.
Ekspertët e përfshirë direkt dhe pjesë e projektit janë (sipas rendit alfabetik): Adriatik Mateli, Ana Beqo, Aurela Gjokutaj, Arben Velçani, Eduart Gjokutaj, Odeta Golloshi, Safet Visha, Zaim Bajraktari. Bashkëpunëtorë të tjerë u angazhuan si pjesë e kontributit nëpër bashkitë në të cilat projekti realizoi monitorimin dhe anketimin, bashkë me komunikimet me punonjësit dhe drejtuesit e bashkive, si dhe institucionet partnere publike dhe organizata
- Përshkrim
Përshkrim
Raporti “Auditimi social shumëdimensional i Bashkisë Vlorë, 2022: Progresi i mundësive dhe ndikimi nga kufizimet” është një punim i bazuar në shqyrtimin e zbatimit në praktikën e vitit 2022 dhe e krahasuar me raportin e vitit të mëparshëm me të njëjtën tematikë të politikave strategjike kombëtare dhe vendore.
Raporti i progresit të treguesve politikë, ekonomikë dhe socialë të Bashkisë nxjerr në pah pikat e forta dhe të dobëta të secilit aspekt në lidhje me objektivat e zhvillimit vendor sipas Strategjisë së Zhvillimit Vendor, duke paraqitur performancën për sa i përket niveleve dhe tendencave.
Raporti është një analizë krahasuese me vitin 2021 dhe përpara që synon të parashikojë ngjashmëritë dhe ngjarjet më të dukshme në ekonominë shqiptare, financat publike dhe politikën monetare me akses në produktivitet dhe mirëqenie. Analiza ekonomike është përpunuar nga të dhëna dhe publikime statistikore nga organizata, institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, nga elaborimet e ekspertëve ekonomikë.
Ky publikim është për qëllime jo fitimprurëse.
Përmbajtja e shprehur në këtë publikim, si dhe fjalët dhe termat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht QENDRËN ALTAX në rolin e hartuesit, si dhe specifikisht dhe gjithë partnerët e saj që përmblidhen nën këtë markë të pronësisë intelektuale.
Hartimi i Raportit i referohet metodologjisë MANUALI PËR AUDITIN SOCIAL NË PUSHTETIN VENDOR, 2022, i përgatitur dhe publikuar nga ALTAX në kuadër të këtij projekti. Ekspertët gjatë periudhës së hartimit kanë analizuar proceset e realizuara bazuar te Plani i Përgjithshëm i Zhvillimit Vendor, Programi Buxhetor Afatmesëm 2019-2021, 2020-2022, 2021-2023, 2022-2024, 2023 – 2025, si dhe dokumente të tjera Kombëtare dhe vendore, që përfshijnë strategji dhe politika sektoriale dhe zhvillime të programeve vendore.
Ky Raport përbëhet nga 6 kapituj bazuar në 6 Komponentë të auditimit social në ecurinë dhe zhvillimet e tyre, të cilët janë:
- EKONOMIA (PBB, Investimet, Bizneset dhe Familjet, Të ardhurat vendore, Shpenzimet vendore, Tregu i punës, Migrimi, Barra fiskale vendore, Të ardhurat për frymë);
- POLITIKA (Hapja e qeverisjes/ Konsultimi, Transparenca, Përgjegjshmëria, Korrupsioni, Politika Vendore);
- MJEDISI (Urbanizimi/ Infrastruktura, Agrikultura, Energjia, Ujësjellës -Kanalizime, Ndotja e mjedisit/ Menaxhimi Mbetjeve);
- SHËNDETI (Lindshmëria, Vdekshmëria, Vaksinimi, Jetëgjatësia/ Shërbimi mjekësor)
- EDUKIMI (Arsimimi sipas etapave edukuese – Parashkollore, 9-vjeçare dhe Arsimi i mesëm i Përgjithshëm dhe Profesional);
- MIRËQENIA (Pagat/ Pensionet, Mbrojtja sociale, Konsumi/ Niveli i jetesës, Varfëria/ Pabarazia)
Vlerësimet e raportit për çdonjërin nga 6 komponentët bazohen në të dhënat për objektivat në të cilët Bashkia ka përmbushur ose jo performancën. Për të 6 komponentët janë kryer shqyrtime për 32 treguesë (9 treguesë për Ekonominë, 5 treguesë për Politikën, 5 treguesë për Mjedisin, 4 treguesë për Shëndetin, 5 treguesë për Edukimin, 4 treguesë për Mirëqenien)
Performanca e mirë kompenson performancën e dobët në tërësinë e treguesve që përbëjnë vlerësimin për komponentin.
Për verifikimin dhe kryqëzimin e gjetjeve dhe zhvillimeve të kryera nga raportimet dhe të dhënat e publikuara sipas referencave që janë përdorur për analizimin, me synimin për të qenë sa më të plotësuar dhe të koordinuar me nevojat e kërkesat e qytetarëve dhe prezantimeve të shoqërisë civile, ALTAX përdori si një instrument mjaft të të nevojshëm edhe Anketimin “Mbi qeverisjen vendore dhe performancën e saj, 2022”, me pjestarë të publikut dhe OSHC, përfaqësues të biznesit, kërkuesë, intelektualë, profesionistë, pensionistë dhe studentë.
Rezultatet e tij janë pjesë konfirmuese e gjetjeve të Raportit.
Fokusi i Anketimit ishte i bazuar mbi tematikat dhe programet zhvillimore që miratohen nga Këshilli Bashkiak dhe Kryetari për të kompletuar ofertat e pushtetit vendor me kërkesat për zhvillim sipas këndvështrimit të nevojave qytetare.
Produkte të afërt
- LIBRA TË ALTAX
Boshllëku tatimor në shqipëri 2012
12 €Original price was: 12 €.8 €Current price is: 8 €. - LIBRA TË ALTAX
Tatimet në Shqipëri 2008 – 2010
12 €Original price was: 12 €.8 €Current price is: 8 €. - LIBRA TË ALTAX
Rikontrolli tatimor në Shqipëri
6 €Original price was: 6 €.5 €Current price is: 5 €. - LIBRA TË ALTAX
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
8 €Original price was: 8 €.7 €Current price is: 7 €.