Sfida dhe mundësi për rimëkëmbjen e ekonomisë së sëmurë Shqiptare

Ky punim ka si qëllim të sjellë propozime mbi politikat ekonomike post-covid, me fokus afatshkurtër dhe afatmesëm, në terma të stabilitetit makrofiskal, politikave fiskale dhe produktivitetit të ekonomisë në tërësi.

Category: Tag:
Shihni shportën

Përshkrim

Në përmbushje të qëllimit, punimi fokusohet tek një analizë afatgjatë e të ardhurave tatimore sipas zërave kryesorë midis dy qasjeve të ndryshme tatimore, taksa të larta kundrejt taksa të ulëta si dhe rritja ekonomike që shoqëron këto periudha.
Më tej, analiza merr në konsideratë treguesin e rritjes ekonomike për periudhën 2009-2019 për të kuptuar sjelljen e saj ciklike. Rritja ekonomike është lidhur ngushtësisht impaktin e reformave, konkurueshmërinë dhe nxitësat e nevojshëm drejt sektorit privat për rritje të invesitmeve. Jemi ndalur më specifiksiht në produktivitetin e faktorit punë dhe për këtë arsye punimi ndalet tek ky tregues sipas një metodologjie të shpjeguar në vijim.
Një aspekt i rëndësishëm i politikës fiskale është dhe mënyra sesi ndërton pritshmëri tek agjentët ekonomikë me anë të sjelljes së saj në politikën tatimore. Për këtë arsye është analizuar periudha 2014 e në vijim në qasje të ndryshimeve, progresivietit dhe (pa) qartësive në politikën tatimore në Shqipëri.
Duke kuptuar rëndësinë e planifikimit buxhetor punimi është ndaluar edhe tek projekt buxheti i vitit 2021, cilat janë risqet dhe mundësitë për të kaluar një vit buxhetor të vështirë, ku ende mbetet e paqartë efekti i pandemisë së COVID-19 dhe përfundimi i saj.