Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Komentari i ligjit për tregtarët dhe shoqëritë tregtare
Original price was: 5 €.2 €Current price is: 2 €.
Duke nisur prej muajit maj 2008, themelimi, organizimi dhe drejtimi i organizatave të biznesit në Shqipëri rregullohet me ligjin nr.9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dheshoqëritë tregtare” (ligji për shoqëritë tregtare).
Në vitin 2011 Kuvendi i Shqipërisë miratoinjë ndryshim në ligjin për shoqëritë tregtare, me qëllim përshtatjen e nivelit të kapitalit minimal të shoqërive aksionare, me kërkesat e Direktivës së Dytë të BE-së mbi Ligjin e Shoqërive.
- Përshkrim
Përshkrim
Në vitin 2014, me qëllim harmonizimin e mëtejshëm me direktivat e reja të BE-së, Kuvendi i Shqipërisë miratoi disa shtesa dhe ndryshime të mëtejshme me karakter mëthelbësor në ligjin për shoqëritë tregtare. Gjithashtu, me anë të këtyre shtesave dhe ndryshimeve synohej që të harmonizoheshin më tej dispozitat e ligjit për shoqëritë tregtare me disa akte të tjera ligjore shqiptare dhe të qartësoheshin disa çështje praktike që u hasën gjatë zbatimit të tij.
Në këtë proces, shumë palë interesi nga komuniteti i biznesit dhe juristë shqiptarë morën në shqyrtim kuadrin ligjor tregtar. Shtesat dhe ndryshimet e cituara në ligjin për shoqëritë tregtare përfshihen në këtë botim të shpjeguesit.
Ai, gjithashtu, merr në konsideratë shpjeguesin e ligjit për shoqëritë tregtare të Shqipërisë, me autorë Thomas Bachner, Edmund-Philipp Schuster dhe Martin Winner, që titullohet “Ligji i ri shqiptar për shoqëritë tregtare: interpretimi sipas burimeve tëtij në të drejtën evropiane, 2009”.
Në këtë botim analizohen edhe komentet që kanë bërë juristët shqiptarë dhe që janë përfshirë në shqyrtimin e shtesave dhe ndryshimeve të vitit 2014. Ligji për shoqëritë tregtare tashmë është vendosur në mënyrë të kënaqshme në një kontekst kombëtar. Sidoqoftë,miratimi i akteve ligjore të tjera në vijim nga BE-ja (sidomos në sektorin financiar, sektori qëpërballoi goditjen që solli rënia ekonomike në Perëndim) do të ketë ndikim edhe mbi ligjet shqiptare të fushës.
Në këtë botim merret në konsideratë teksti në fuqi i ligjit për shoqëritë tregtare, duke nisur nga viti 2008 deri në vitin 2014, dhe jepet një përshkrim shumë i shkurtër i situatës përpara vitit 2008. Ligji për shoqëritë tregtare dhe ligji nr.9723, datë 03.05.2007, Ligji nr.10475, datë 27.10.2011, “Për një ndryshim në ligjin nr.9901, datë 14.4.2008, për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.
Në këtë shpjegues nuk diskutohen dispozitat e ligjit nr. 110/2012. Lidhur me këtë ligj është përpiluar një shpjegues tjetër.
Gjithashtu, në këtë shpjegues citohet Kushtetuta e Republikës sëShqipërisë, Kodi Civil, Kodi Penal, dhe sidomos, legjislacioni tregtar i BE-së. Legjislacionipërkatës i BE-së përmendet në shtojcën e shpjeguesit (Shtojca 1). Shpjeguesi i rishikuar, gjithashtu, merr në konsideratë Kodin shqiptar të Drejtimit të Brendshëm të Shoqërive Tregtare (Shtojca 2) dhe statutet model (Shtojca 3) .
Shpjeguesi nuk ndalet në mënyrë të hollësishme tek historiku i ligjit për shoqëritë tregtare në Shqipëri, por jep një përshkrim të shkurtër të procesit të reformimit të ligjit për shoqëritë tregtare prej vitit 2007, kur qeveria shprehu vullnetin për reformimin e një strukture të përcaktuar qartë posaçërisht për veprimtaritë civile dhe tregtare dhe për organizatat tregtare, në bazë të këtyre ligjeve:
– Ligji “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, që parashikon format kryesore të organizimit të biznesit;
– Ligji për regjistrimin e biznesit, që parashikon regjistrimin dhe dhënien e informacioneve të organizatave të biznesit;
– Legjislacioni i posaçëm që rregullon çështje të veçanta të biznesit, si: ligji nr.9879, datë 21.2.2008, “Për titujt”, etj.
Pas këtij riorganizimi janë miratuar edhe disa ligje dhe dispozita të tjera që nuk janë të detyrueshme, si:
– Kodi i drejtimit të brendshëm të shoqërive tregtare;
– Ligji për bashkimin ndërkufitar të shoqërive tregtare (ligji nr.110/2012).
Synimi i ligjit për shoqëritë tregtare ishte sanksionimi i një sistemi të thjeshtë, të qartë dhe të përditësuar, i aftë për të thithur investime të huaja dhe për të siguruar harmonizimin e dispozitave të tij me legjislacionin evropian të shoqërive tregtare, përfshirë direktivat përkatëse. Rrjedhimisht, ligji për shoqëritë tregtare pasqyron standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare lidhur me të drejtën tregtare, drejtimin e brendshëm të shoqërive tregtare dhe përgjegjësinë sociale të shoqërive tregtare. Legjislacioni evropian ndryshon shpesh, dhe për rrjedhojë, legjislacioni shqiptar duhet të ndjekë ritmin e zhvillimeve të reja në nivel evropian.
Ligji shqiptar për shoqëritë tregtare i vitit 2008 përputhet me sistemet e reja rajonale të së drejtës tregtare, aspekt ky i rëndësishëm që pasqyron kërkesën për integrim rajonal dhe në bazë të ligjit nr.131/2015, funksionet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit kryhen tashmë nga Qendra Kombëtare eBiznesit (QKB).