Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Paga minimale, dëshirë apo domosdoshmëri?
0 €
Analiza “Paga minimale, dëshirë apo domosdoshmëri?” është e mbështetur në një përshkrim linear të qasjes së pagës minimale duke arsyetuar rëndësinë e saj, por edhe përgjegjësinë dhe rolin që ka qeveria për këtë element të rëndësishëm të tregut të punës dhe ekonomisë.
- Përshkrim
Përshkrim
Në këtë analizë përshkruese të tendencës së pagës minimale, duke shpalosur rëndësinë e saj si një efekt në shtimin e konsumit, por edhe në rritjen e nivelit të mirëqenies së punonjësve në Kosovë është parë ngushtësisht i lidhur me të drejtat e punonjësve për të përfituar një pagë të denjë për kontributin që ata japin në shoqëri dhe ekonominë kosovare.
Nëpërmjet pyetjes retorike që ngre autori i analizës, nëse kjo është domosdoshmëri jetike, apo një politikë që varion nga vendimmarrja politike shprehet qartë nëpërmjet krahasimit horizontal (brenda dhe jashtë Kosovës) se ” Paga minimale mendohet se është e nevojshme pasi që tregu i punës nuk është plotësisht konkurrues, andaj vendosja e saj shihet si mjet i nevojshëm për të mbrojtur punëtorët nga eksploatimi. Ky rezultat është i vlefshëm deri në pikën ku paga minimale mbërrin nivelin e pagës që do ta vendoste tregu konkurrues.”.
Nga ana tjetër, paga minimale është parë në analizë e lidhur ngushtësisht me pagën mesatar duke i dhënë një dinamikë tjetër diskutimit në këtë analizë. Kjo dinamikë e shtrin vëmendjen edhe te taksimi i pagës, i cili ka ndikim të veçantë në debatin për pagën minimale dhe mesatare duke mos harruar gjithnjë edhe pagat e larta, të cilat duhet të jenë pjesë përbërëse e qenësishme në barrën fiskale për tatimin mbi të ardhurat personale.