Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Efekti ekonomik i emigracionit dhe nevoja për Kontratë të re Sociale
Original price was: 7 €.5 €Current price is: 5 €.
Vlerësimet tona për një ndikim të konsiderueshëm të emigracionit në PBB-në për frymë sugjerojnë se erozioni (humbja) e të ardhurave fiskale nga emigracioni mund të jetë të i madh se mund të jetë vlerësuar, duke marrë për bazë vlerësimet statike të fitimeve neto fiskale (diferenca midis taksave dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore të banorëve që kanë ikur emigrantë me marrjen e përfitimeve prej tyre të sigurimeve shoqërore dhe shërbimeve shtetërore (arsim, shëndet, etj.) për vitet kur kanë qenë rezidentë në Shqipëri.
Efekti më kryesor që japin për të ardhmen është ndikimi me ritme të shpejta në plakjen e popullsisë dhe krijimin e një presioni social në rritje për buxhetin e shtetit, si dhe për nivelin e jetesës së moshës së tretë.
Strategjitë sektoriale kombëtare të kaluara dhe ato të reja, si dhe strategjitë e zhvillimit vendor në parandalimin e migrimit dhe të nxitjes së ofertës së punësimit duhet të përditësohen nëpërmjet reagimit të qeverisjes vendore dhe zërit qytetar të organizuar.
Në të gjithë këtë analizim ne synojmë nxitjen për të filluar një dialog kombëtar në formën e llogaridhënies për mundësimin e qeverisjes së hapur.
- Përshkrim
Përshkrim
Sipas fakteve statistikore që prezantojmë këtu ne ngrejmë shqetësimin lidhur me përfitimet nga puna dhe konsumi i emigrantëve që largohen nga vendi, ku përtej efekteve si më lart duket se kontributi i tyre atje rrit peshën e ekonomisë nëpërmjet konsumit dhe punës dhe e ul në përmasë më të vogël në Shqipëri.
Nisur nga arsyet e migracionit duhet të shprehemi se ai nuk është një çështje e trajtimit të lëvizjes kufitare dhe të brendshme të shtetasve, por është e lidhur ngushtë me trajtimin e arsyeve që në masë të madhe janë të natyrës ekonomike dhe sociale.
Nëpërmjet këtij punimi për analizimin e politikave të emigracionit dhe ndikimit të tyre ne jemi ndalur në efektin që ka migracioni në ekonomi, në financat publike dhe në jetën sociale.
Duke u ndalur në ndikimin ekonomik në Shqipëri, shumica e analizave dhe të dhënave përqendrohet në efektin e largimit të fuqisë punëtore nga tregu i brendshëm dhe po ashtu ndikon me mungesën e vet edhe te financat publike. Por realisht nga analiza nuk eshte vetem kaq.
Ky punim politik është përpunuar nga të dhëna dhe publikime online, nga përpunimet e ekspertëve tanë, si dhe nga të dhëna dhe publikime të përpunuara nga stafi i ALTAX në kohë të ndryshme. Të dhënat e përdorura dhe referencat ligjore të vendosura janë të marra në çdo rast nga burime zyrtare.
Kjo përmbledhje që prezantohet online është për qëllime jo fitimprurëse.