Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Në gjurmët e parave të COVID-19
0 €
Qëllimi kryesor i hartimit të këtij raporti është monitorimi i buxhetit të alokuar sektorit shëndetësor gjatë pandemisë Covid-19, duke përfshirë buxhetin e shtetit, ndihmën e huaj dhe donacione të tjera për sektorin shëndetësor. Ky raport gjithashtu konsideron transparencën dhe proporcionalitetin e ndihmës financiare të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në mënyrë që të sigurojë masat e nevojshme mbrojtëse, pajisjet dhe nevojat e tjera të lidhura për të përballuar situatën Covid-19 në spitalet rajonale, duke përfshirë spitalet kushtuar Covid- 19.
- Përshkrim
Përshkrim
Objektivat e këtij projekti përfshijnë analizën e ndikimit të pandemisë Covid-19 në sistemin shëndetësor dhe efektivitetin e veprimeve administrative dhe ekonomike; reflektimin e ndryshimeve në buxhet, për të përballuar situatën e Covid-19; monitorimin e buxhetit të alokuar sektorit shëndetësor gjatë situatës pandemike (përfshirë buxhetin e shtetit, ndihma të huaja dhe donacione të tjera për sektorin e shëndetësisë); monitorimin e shpërndarjes së fondeve sipas programeve dhe institucioneve kryesore spitalore; identifikimin e problemeve dhe sugjerimi i rekomandimeve për përmirësimin e planifikimit dhe menaxhimit të fondeve buxhetore.
Metodologjia përfshin mbledhjen dhe analizën e të dhënave mbi planifikimin, ndryshimin dhe alokimin e buxhetit për sistemin shëndetësor sipas botimeve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe gjithashtu mbledhjen dhe analizën e të dhënave për ekzekutimin e shpenzimeve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe në spitalet kryesore në vend, sipas të dhënave të zbatimit të buxhetit të 8 muajve 2020, të dhënave nga Thesari (Ministria e Financave dhe Ekonomisë), publikimeve dhe të dhënave nga publikimi i kontratave të realizuara, në faqen në internet app.gov.al dhe në Fletoren Zyrtare.