-29%

Përgjegjshmëria financiare e premtimeve të politikës Shqiptare 2009 – 2017

Original price was: 21 €.Current price is: 15 €.

Në kontekstin e zbatimit nga Qendra ALTAX të projektit “Përgjegjshmëria financiare e premtimeve të politikanëve shqiptarë, 2009 – 2017”, periudhë e cila përmbledh tri zgjedhjet politike më të fundit (2009, 2013, and 2017), tashmë në këtë kohë para fushate zgjedhore 2021 është momenti kulmor për të kontribuar me gjetjet dhe analizën e bërë mbi premtimet nga fushatat e kaluara për opinionin publik. Analiza e premtimeve zgjedhore është pjesa e projektit të mbështetur nga Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.

Category: Etiketa: ,

Përshkrim

Qëllimi që synohet të arrihet me këtë studim analitik i premtimeve të tri partive kryesore në vend është mbyllur në tërësinë e tij duke marrë për bazë ecurinë e secilit premtim në raport me konsiderimin e tij, si një qasje që duhet të fitojë besueshmëri nga publiku.

Analiza është orientuar duke ballafaquar premtimet elektorale, të kategorizuara sipas sektorëve ekonomikë (bazuar te ndarjet e linjave ministrore) me dokumentet kryesore strategjike sektoriale dhe programet ekonomike dhe fiskale disa vjecare, programet buxhetore afatmesme, kuadrin makroekonoik dhe fiskal, si dhe dokumente të aprovuara në nivel kombëtar lidhur me qasjen integruese të vendit (Programi Kombëtar për Integrimin Europian).

Për secilën periudhë premtimesh zgjedhore janë bërë krahasimet me dokumentacionin si më lart të periudhës që përkon me fushatën elektorale, të konsideruar si informacioni që zotërohet njësoj nga të gjitha palët dhe që qëndron përmbi partitë politike për vetë rëndësinë e tyre.

Në varësi të analizës është bërë edhe kategorizimi i premtimeve në (a) premtime të matshme dhe të besueshme, (b) premtime të matshme, por pjesërisht të besueshme, (c) premtime të pamatshme.

Nga klasifikimi i premtimeve politike për secilën parti është vijuar me ndërtimin e rasteve ilustruese duke dhënë përgjigje nëpërmejt analizës pyetjeve dhe gjetjeve të tilla, si:

– Çfarë lloj premtimesh jepen gjatë fushatave, sipas besueshmërise dhe mundesise se matjes se tyre nga publiku, si dhe sa është raporti mes premtimeve te besueshme dhe jo te besueshme?

Rezulton se shumica e premtimeve jane jo te besueshme apo te pamatshme, per arsye se nuk kane qasje ne asnje dokument kryesor.

– Analizë krahasuese në lidhje me tematika, që i kanë premtuar të dy partitë e mëdha politike, p.sh. ekonomine.

Rezulton se premtimet pjesërisht të besueshme bëhen nga partitë, që janë në opozitë dhe tema e ekonomisë nuk shoqërohet asnjëherë me analize të buxhetit. Në këtë studim, ALTAX ka bërë analizë të kostove buxhetore për premtimet që lidhen me financat publike.

– Çfarë ndikimi ka patur në mbajtjen e premtimeve në qeveritë e koalicionit, apo kur ka qenë parti e vetme në qeverisje?

Rezulton se aleancat kanë ndikuar pak në programet qeverisës, por për tema specifike ato kanë shërbyer për identifikimin e partive.

– Çfarë referencash/analizash dhe transparence përdorin partitë politike kur hartojnë premtimet e tyre?

Rezulton se Partitë që janë në qeverisje dhe bëjnë premtime u permbahen kryesisht dokumentave strategjike të miratuara nga to, ndërsa opozita premton për qasje që nuk përkon gjithnjmonë me përmbajtjet e këtyre dokumenteve duke tentuar rifillimin e politikave sipas premtimeve.

Rezulton se në asnjë parti nuk i kushtohet vëmendja, që u takon për të prezasntuar politikat e lidhura me kërkesat/çështjet nga grupe të rëndësishem interesi, si p.sh. sindikatat. Një reflektim tjetër mbi premtimet është momenti se sa ato zbatohen kur hartohet programi qeverisës duke bërë ballafaqimin e tyre me programet buxhetore dhe ndryshimet sektoriale legjislative.

Në mbyllje të raportit, nëpërmjet ndjekjes së linjës së premtimit nga fillimi i fushatës deri në përfshirjen në program dhe më tej në përmbushjen ose jo të tij nga partia/të që fitojnë votëbesimin konstatohet, se niveli i përmbushjes është më pak se gjysma e premtimeve të deklaruara. Partitë i riciklojnë premtimet e papërmbushura nga programet qeverisëse, si premtime të reja në zgjedhjet e ardhshme, por pa analizuar perfromancën e tyre.

Në fund të raportit jepen në formën e përmbledhjes edhe disa komente kyçe lidhur me gjithë analizën mbi përgjegjshmërinë e kostos buxhetore të premtimeve, të cilat kanë ndikim direkt në ekonomi dhe te qytetarët. Gjithë përmbajtja e analizës tenton të hapë një diskutim lidhur me sensibilizimin e njerëzve nëpërmjet analizës ekonomike dhe financiare të premtimeve të besueshme dhe atyre që nuk janë të besueshme nëse maten me dokumentet strategjike dhe buxhetore.