Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Fiskalisti COVID-19 edicion special mars-prill 2020
0 €
Vendet ë Ballkanit Perëndimor shikohet se kanë shpenzuar deri më datën 10 Prill 2020 nga buxhetet e tyre afër 7.3% të PBB-së gjithsej.
Pjesën më të madhe të fondeve shihet se janë garanci sovrane apo edhe disa ndihma direkte për bizneset në nevojë duke treguar me këtë rast qasjen evropiane që niset nga modeli i ndihmës jo direkte për qytetarët dhe punonjësi, por më shumë vëmendje te bizneset dhe ekonomia.
- Përshkrim
Përshkrim
Në kushtet kur gjithë bota u ndodh para situatës më të papritur në shumë dekada edhe qeveria shqiptare reagoi në mënyrë të menjëhershme duke ndërmarrë hapat organizativë dhe ligjorë për t’ju përgjigjur nevojës për një mbulim dhe mbështetje financiare pa kushte për të prekurit direkt nga kjo sfidë pandemie që do të bashkëjetojë gjatë me njerëzit dhe ekonominë.
Ne Buletinin Fiskalisti-Edicion Special per masat e marra nga qeverite e vendeve ballkanike ne perballjen ndaj korona virusit do te lexohen gjithe alokimet e buxheteve dhe ndihmat nga BE, si dhe masa te marra te politikes fiskale dhe monetare.
Ne nje permbledhje qe eshte bere ne fund te buletinit per gjithe vendet e Ballkanit Perendimor shihet se:
Në grupin e shpenzimeve për të ndihmuar shtresat në nevojë, ndihmë ekonomike dhe paketa direkte pagese shikohet se Mali i Zi dallon nga të tjerët me 4.3% të PBB-së. Ndërkohë edhe Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina janë mbi vendet e tjera me një kontribut mbështetje me 1.2% të PBB-së.
Në grupin e ndihmës për bizneset kontributin më të madh e ka përsëri Mali i Zi dhe Serbia, të cilat kanë alokuar fonde apo përkrahur me lehtësira paketa që përbëjnë respektivisht shuma sa 6.2% dhe 7.5% e PBB-së. Shqipëria në këtë drejtim, ashtu si edhe Kosova mbajnë një pozicion modest dhe në vendet e fundit në rajon për ndihmë ndaj biznesit.
Në grupin e ndihmës ndaj papunësisë që ka filluar të ndihet si pasojë e mbylljes së ekonomisë një kontribut nga buxheti është dhënë nga Serbia me peshë sa 2.3% e PBB-së, Ndërsa, Shqipëria mban një peshë në vend të parafundit dhe poshtë vendeve të tjera fqinje.
Një kolonë e katërt shpenzimesh apo paketash ndihme janë ato që qeveritë e vendeve ballkanike i kanë akorduar ministrive dhe institucioneve të ndryshme për të përballuar shpenzimet për shkak të pandemisë, duke filluar nga alokimet e buxhetit në sektorin e shëndetit, në bujqësi, në infrastrukturë, në emergjencat civile, në fonde të caktuara, në energji etj. Kjo kolonë përbëhet nga fonde minimaliste dhe kryesisht janë shpenzime operative, të cilat në ditët në vijim do të pasohen nga shtesa nëpërmjet vendimeve të qeverive si reflektim ndaj dinamikës së pandemisë.