Të ardhurat individuale, dhurimet dhe tatimi për to

Qendra ALTax është një nismë studiuesish shqiptarë me synimin e një qasje të re në gjuhën shqipe në ndihmë të politikës fiskale dhe ekonomike evropiane. Qëllimi kryesor është që të promovojë edukimin me tatimet, të ndihmojë tatimpaguesit dhe palët e interesuara (studentët, ekspertët në terren, nëpunësit civilë) nëpërmjet ekspertizës të jenë të informuar mbi ambjentin fiskal dhe klimën ekonomike.

Category: Etiketa: , ,
Shihni shportën

Përshkrim

Nga ana tjetër bashkëpunimi me akademikë dhe ekspertë fiskale ndihmon për të zgjeruar dhe për të krijuar një audiencë të plotë në ndihmë të rritjes së kapaciteteve fiskale në Shqipëri dhe Kosovë.

Teksti mbi temën e të ardhurës individuale lidhet ngushtësisht me pyetjen:

Kush konsiderohen si të ardhura të tatueshme në legjislacionin shqiptar?

Si realizohen ato dhe tipi i të ardhurave që krijohen nga një individ, si nga puna, po ashtu edhe nga kapitali.

Më tej sqarohet, se cilat të ardhura janë objekt i tatimit dhe cilat përjashtohen duke trajtuar në një post specifik dhurimet dhe trajtimin nga ligji shqiptar i tatimit mbi të ardhurat. Krahasimi i trajtimit të tatimit mbi dhurimet vihet përballë trajtimit tatimor që bëhet në vende të ndryshme europiane dhe botërore.