-25%

Sistemet Tatimore në Ballkanin Perëndimor, në 2022

Original price was: 12 €.Current price is: 9 €.

Përshtatja e përgatitur nga burimet e informacionit prej web elektronik PwC në Sistemet Tatimore në Ballkanin Perëndimor, në 2022 bazohet në përmbajtjen bazë në gjuhën angleze, e përkthyer dhe përshtatur në terminologji dhe fjalor të integruar nga ekspertë dhe stafi i Qendrës ALTAX.

Ky publikim është për qëllime jo fitimprurëse.

Përmbajtja e shprehur në këtë publikim, si dhe fjalët dhe termat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht  QENDRËN ALTAX, si dhe specifikisht PwC dhe gjithë partnerët e saj që përmblidhen nën këtë markë të pronësisë intelektuale.

Nëse të dhëna (tekst apo tabela dhe çdo përmbajtje) nga ky publikim me burim nga Qendra ALTAX shpërndahen ose riprodhohen, ai duhet të paraqitet me saktësi dhe t’i atribuohet burimit origjinal të përmendur në këtë publikim, ku roli i ALTAX është vetëm përkthimi, përshtatja dhe shpërndarja. Kjo kërkesë për cilësinë e burimit duhet ti bashkangjitet çdo përdorimi të të dhënave dhe komenteve, qoftë të marra direkt nga ALTAX ose nga përdorues tjetër.

Përdoruesit që e bëjnë shkarkimin e Sistemet Tatimore në Ballkanin Perëndimor, në 2022 në dispozicion të të tjerëve përmes çdo lloj shpërndarjeje ose shkarkimi bien dakord të bëjnë përpjekje të arsyeshme për të komunikuar dhe promovuar pajtueshmërinë nga përdoruesit e tyre përfundimtarë me këto terma.

Përdoruesit që tentojnë të shesin Sistemet Tatimore në Ballkanin Perëndimor, në 2022, si një produkt i pavarur i tyre, ose pjesërisht duhet të marrin lejen fillimisht nga Qendra ALTAX.

Përshkrim

Ky dokument parashtron detajet e çdo mase të politikës tatimore të shpallur nga qeveritë e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për vitin 2022 dhe përpara tij. Publikimi i informacionit është i destinuar për praktikuesit tatimorë dhe të tjerë që kanë interes për ndryshimet e politikës tatimore, veçanërisht ata përfaqësues të shoqërisë civile, që mund të përfshihen në konsultime si për politikën ashtu edhe për projektligjet.

Informacioni është përcaktuar si më poshtë:

Fillimisht paraqiten ndryshimet më të reja ligjore  (2021 – 2022) nga disa prej shteteve (Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëria) ku jepen detaje mbi të gjitha politikat tatimore që me gjasa ligjësohen apo janë ligjësuar edhe në legjislacionet fiskale dhe buxhetore të shteteve. Kjo përfshin konfirmimin e ndryshimeve të politikave të shpallura më parë dhe shpjegon se ku janë bërë ndryshime, nëse ka, pas konsultimeve mbi këto ndryshime.

Në pjesët në vijim, me renditje nga 1 – 6 për secilin shtet ofrohen detaje të ligjeve tatimore, sipas ndarjes së tyre në tatime direkte (mbi kompanitë dhe individët). Si dhe tatimet indirekte, ku një pjesë të caktuar përmbahet për tatimin në burim dhe taksat kombëtare dhe ato vendore.

Qëllimi kryeësor në publikimin e përmbajtjeve të strukturës dhe sistemit tatimor në secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, merr një rëndësi të dukshme në rastin e studimit të detajuar të referencave të verifikueshme për nisma rajonale, të cilat kanë nevojë që të jenë objekt më së pari edhe diskutimeve për politikat tatimore dhe efektet e tyre.

Në të kundërt, përmbajtja e legjislacionit të taksave është e thjeshtë në shumicën e vendeve që prezantojmë këtu. Por, nisur nga shqetësimi i paraqitur prej shoqërisë civile dhe ekspertëve dhe organizatave të ndryshme në Shqipëri, por ndoshta edhe në vendet fqinje ne synojmë që më shumë qytetarë të jenë të përfshirë në proceset e diskutimit të ligjeve dhe akteve nënligjore.