Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Shpenzimet familjare dhe fuqia blerëse në Shqipëri, 2023 vs. 2024
0 €
Kjo analizë mbështetet në një qasje krahasuese ndërvite, duke përdorur të dhëna të standardizuara statistikore dhe burime të verifikuara institucionale. Synimi metodologjik është të sigurojë krahasueshmëri reale dhe interpretim të saktë të tendencave ekonomike familjare midis viteve 2023 dhe 2024.
Qëllimi i kësaj analize krahasuese është të vlerësojë ndryshimet reale në strukturën dhe nivelin e shpenzimeve familjare në Shqipëri midis viteve 2023 dhe 2024, bazuar në rezultatet zyrtare të Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare (ABNJEF) të publikuara nga INSTAT.
Kjo analizë synon:
- Të identifikojë tendencat kryesore të ndryshimeve në shpenzimet mujore për konsum, duke krahasuar përbërjen e buxhetit familjar sipas grupeve të konsumit në vitet 2023 dhe 2024.
- Të vlerësojë ndikimin e rritjes së çmimeve dhe të ndryshimeve ekonomike në strukturën e konsumit familjar, nëse rritja e shpenzimeve ka karakter inflacionar apo reflekton rritje reale të konsumit.
- Të analizojë dallimet rajonale dhe sociale në nivelin e shpenzimeve mesatare, duke evidentuar zonat me përmirësim dhe ato me përkeqësim të fuqisë blerëse.
- Të krijojë një bazë krahasuese për interpretimin e analizës së ALTAX për vitin 2025, e cila bazohet mbi të dhënat e 2023 dhe zhvillimet e mëvonshme ekonomike.
- Të shërbejë si instrument analitik për politikëbërjen, duke ndihmuar në kuptimin e prirjeve të konsumit, strukturës së kostove jetike dhe efektit të rritjeve të pagave e pensioneve mbi mirëqenien familjare.
Në thelb, kjo analizë synon të kapë evolucionin e modelit të konsumit familjar shqiptar, duke ndërtuar një tablo të qartë mbi ndryshimin e standardit të jetesës në periudhën 2023–2024 dhe duke përgatitur terrenin për vlerësimin integrues të vitit 2025.
- Përshkrim
Përshkrim
Kjo analizë ka për qëllim të krahasojë rezultatet e Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare (ABNJEF) 2023, mbi të cilën është ndërtuar studimi i ALTAX për shpenzimet familjare të vitit 2025 me të dhënat më të reja të ABNJEF 2024, të publikuara në Tetor 2025 nga INSTAT.
Qëllimi kryesor nuk është të ballafaqohet publikimi i ALTAX 2025 me të dhënat e reja, por të vlerësohet evolucioni real i strukturës së shpenzimeve familjare nga viti 2023 në 2024, mbi të cilin ALTAX ka projektuar vlerësimet për 2025.
Në këtë kuptim, analiza fokusohet në:
- Krahasimin ndërmjet ABNJEF 2023 dhe ABNJEF 2024 për të identifikuar tendencat e ndryshimit të shpenzimeve familjare sipas grupeve kryesore të konsumit.
- Vlerësimin e përputhshmërisë metodologjike midis burimit zyrtar (INSTAT) dhe përllogaritjeve të ALTAX, duke pasur parasysh se ky i fundit bazohet në të dhëna reale të 2023 dhe supozime inflacionare/modifikuese për 2025.
- Interpretimin e tendencës së fuqisë blerëse familjare, duke ndjekur se si ndryshimi i strukturës së shpenzimeve midis dy viteve (2023–2024) përgatit terrenin për analizën e plotë të 2025, e cila përfshin edhe ndikimin e pagave, pensioneve dhe inflacionit.
Në thelb, ky krahasim midis ABNJEF 2023 dhe ABNJEF 2024 përfaqëson bazën empirike për të kuptuar:
- nëse rritja e shpenzimeve është pasojë e rritjes së çmimeve apo rritjes së konsumit real,
- cilat grupe shpenzimesh kanë ndryshuar më fort dhe pse,
- dhe në çfarë mase familjet shqiptare kanë përmirësuar ose jo aftësinë e tyre përballuese përballë kostove të jetesës.
Ky është hapi i parë drejt analizës krahasuese të plotë që do të realizohet më pas, ku në një kuadër të integruar do të përfshihen edhe pagat mesatare të T2 2025, rritjet e pensioneve dhe projekcioni i shpenzimeve familjare sipas ALTAX për 2025.