Partneriteti publik privat dhe përvojat për Shqipërinë

PPP kanë ngjashmëri me proceset e privatizimeve në njëfarë mënyre. Megjithatë, PPP janë një natyrë që ndryshojnë për nga mbartja e rrisqeve fiskale, organizimi, financimi dhe përfitimi.

Nga përvoja botërore vërehet se nuk ka ndonjë rregull të përcaktuar se ku duhet të vendosen njësitë PPP. Këto njësi mund të bazohen në ministritë e qeverisë ose të krijohen si organe të pavarura. Kjo varet shumë nga organizimi i çdo vendi dhe shkalla e lirisë që qeveria dëshiron t’i japë këtyre njësive. Sidoqoftë, mund të vërehet se njësitë PPP në shumicë janë zhvilluar nën Ministrinë e Financave për shkak të implikimeve buxhetore të projekteve PPP.

Category: Etiketa: , ,
Shihni shportën

Përshkrim

Mesatarisht, njësitë PPP nuk kanë një numër të madh punonjësish. Sipas rezultateve të studimeve, madhësia më e zakonshme varion nga gjashtë deri në dhjetë persona, por disa vende (Malajzia dhe Republika e Koresë) kanë mbi 100 njerëz në njësinë e tyre PPP. Shumica e njësive PPP janë në masë të madhe me nëpunësa civilë me sistem të ngurtë pagash sipas shkallëve në sektorin publik dhe vetëm disa vende kanë sisteme që sigurojnë fleksibilitet më të madh pagash. Ndërkohë, një numër vendesh e organizojnë edhe nëpër shoqata dhe institute/qendra dhe që janë pjesë e kontraktimit sipas kodit të punës.

Burimi kryesor i financimit të njësive PPP është buxheti i qeverisë. Burime të tjera të financimit përfshijnë financimin nga tarifat e transaksionet e ngarkuara për agjencitë e tjera, përveç buxhetit të qeverisë. Në varësi të funksionit dhe numrit te stafit, një buxhet vjetor i njësive PPP varion nga rreth Euro 20,000 deri në Euro 2,000,000.

Njësitë PPP mund të jenë përgjegjëse për një gamë të gjerë funksionesh, duke përfshirë: 1) hartimin e politikave, 2) standardizimin, 3) koordinimin, 4) ngritjen e kapaciteteve, 5) promovimin / shpërndarjen, 6) mbështetjen teknike dhe 7) kontrollin e tyre.

 

Rrisqet fiskale janë faktorë që mund të shkaktojnë rezultate fiskale që devijojnë nga pritshmëritë ose parashikimet