Legjislacioni tatimor i Kosovës

Administrata Tatimore ka obligim dhe detyrë të vendosur me ligj që të sigurojë zbatim të njëtrajtshëm të dispozitave ligjore për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të njëjtë për situata të njëjta.

Për këtë arsye ATK ka botuar këtë vëllim të këtij libri në mënyrë që të njoftojë tatimpaguesin me legjislacionin e zbatueshëm tatimor, me të drejtat dhe obligimet që ka tatimpaguesi ndaj Administratës Tatimore si dhe të drejtat dhe obligimet që ka Administrata Tatimore ndaj tatimpaguesit. Për të bërë më të kuptueshëm të zbatuarit e ligjit, në këtë vëllim të këtij libri është bërë ndërlidhja e Ligjeve me Udhëzimet Administrative për zbatimin e Ligjit.

Shihni shportën

Përshkrim

Secili tatimpagues ka të drejtë që të jetë i informuar, ndihmuar dhe dëgjuar me kohë. ATK do të mundohet që të ju trajtojë me mirësjellje dhe në rrethana normale do të mundohet që të ju ofrojë udhëzime, duke nxjerrë shpjegime publike dhe individuale për të ju shpjeguar se si të interpretoni dhe aplikoni dispozitat e legjislacionit tatimor.

Nga tatimpaguesi kërkojmë që të paguaj jo më shumë se shumën korrekte të tatimit. ATK në këtë rast do të veprojë me integritet dhe paanësi në të gjitha rastet kur ne merremi me Ju, ashtu që Ju të paguani vetëm tatimin e duhur dhe për të parë se të gjitha kreditë, përfitimet, kompensimet dhe të tjera, janë aplikuar siç duhet.

Është e drejtë e tatimpaguesit dhe detyrë e ATK-së që shënimet e tatimpaguesit të ruhen me besueshmëri dhe konfidencialitet. Tatimpaguesi mund të lirojë ATK-në nga konfidencialiteti dhe vetëm atëherë ATK ka të drejtë që informatat e atij tatimpaguesi t’i bëjë publike.