-17%

Çfarë po ndodh me çmimet dhe euron dhe çfarë po pret politika monetare dhe fiskale?

Original price was: 6 €.Current price is: 5 €.

Politika fiskale e përgjegjshme mund të luajë një rol të rëndësishëm plotësues ndaj politikës monetare për të ndihmuar në zbutjen e inflacionit. Ndërsa Banka e Shqipërisë vazhdon të mbajë të rritur interesin në periudhën afatshkurtër ka një mundësi të vlefshme për politikëbërësit që të zbatojnë politikë fiskale tkurrëse me morinë e opsioneve për shpenzimet dhe të ardhurat në dispozicion, për të forcuar këto përpjekje.

Një veprim i tillë jo vetëm që do të mbështeste përpjekjet kritike kundër inflacionit të lartë, por do të ndihmonte në stabilizimin e sfidave tona të deficitit dhe borxhit në një afat më të gjatë, gjë që nga ana tjetër çon në një të ardhme ekonomike më të fortë dhe më të qëndrueshme.

Disa nga efektet anësore të luftimit të inflacionit me politikën monetare, duke përfshirë stresin financiar duhet të reduktohen duke lejuar që politika fiskale të luajë një rol më të madh.

Qeveria duhet të prioritizojë nevojat e më të cenuarve në shoqëri dhe ekonomi duke zvogëluar mbështetjen fiskale me bazë të gjerë dhe veçanërisht për ndërtimin dhe duke subvencionuar njësoj si në kohën e situatës pandemike pjesën e shpenzimeve të nevojshme për mbijetesë, kryesisht për bizneset eksportuese, por edhe ndoshta për segmente të tjera në nevojë..

Kjo qasje ka dy arsye, së pari ndërtimi ka marrë nga taksat e buxhetit më shumë se sa duhet duke krijuar pabarazi në shpërndarje, së dyti investimi në ndërtim në këtë kohë nuk është i garantuar si rimarrje investimi pas inga sa parashikohet do të jetojmë në një mjedis me inflacion të lartë.

Përshkrim

Mbështetja historike e tepërt e ekonomisë tek Euro po i mban qytetarët dhe investitorët të nervozuar, ku kjo situatë po pararend një goditje të dhimbshme për prodhuesit dhe kryesisht eksportuesit.

BSH është kapur në dilemën më të keqe me të cilën mund të përballet banka qendrore: nga njëra anë inflacioni është i nevojshëm të ulet dhe kërkon një rritje të normave të interesit, nga ana tjetër, rritja e ekonomisë pa eurot dhe paundët informale është anemike dhe do të përfitonte vetëm nëse do të vijonte kjo situatë.

Në fund të fundit, rënia e euros po e bën problemin e inflacionit edhe më keq sesa është tashmë duke importuar inflacion të mëtejshëm për shkak të euros së dobët, që do të thotë se një panik në vijimësi në një ekonomi informale dhe të pastrukturuar mund të kalojë në një ulje të qarkullimit dhe në një rritje të informalitetit edhe më tej.

Prandaj, në kushtet kur konsumatorët shqiptarë nxiten mjaftueshëm nga paqartësitë e tregut dhe situata ende pasive e politikave monetare dhe fiskale, ata po presin çmime edhe më të larta.

Mbi të gjitha, kostot e jetesës po kërcënojnë konsumin dhe turizmin të rriten, dhe për të parandaluar rritjen e kostos së jetesës dhe gërryerjen e fuqisë blerëse të familjeve politika fiskale është e vetmja rrugëdalje.

Nga kjo euro e dobësuar po krijon premisa që të përfitojë nga importuesit europianë duke e blerë edhe më lirë krahun e punës së prodhimeve të eksportit, dhe kjo po ndodh veçanërisht me Italinë dhe vendet e tjera europiane.

Një euro në rrëshqitje po i shton barrën familjeve dhe bizneseve të cilët respektivisht varen nga remitancat dhe prurjet e investimeve kapitale që tashmë janë duke u lëkundur nga inflacioni.

Një monedhë më e dobët nuk po i bën më të lira investimet dhe produktet vendase, pasi e pengon informaliteti dhe mjegullia e politikës, që nuk i lejojnë importet, që të ndikojnë në kostot e tyre ende të larta.

Në kohë normale, një euro e dobët shihet si një lajm i mirë për ekonominë që varet tek importet, por këto nuk janë kohë normale për shkak të fërkimeve globale të zinxhirit të furnizimit, sanksioneve dhe problemeve strukturore të brendshme të ndikuara shumë fort nga prapambetja e politikës shqiptare.

Në njëfarë mënyre euro e dobët nuk po forcon ekonominë shqiptare, por politikën afatshkurtër për një borxh publik më të ulët dhe për arritjen e një inflacioni më të ulët, të cilat në realitetin informal të ekonomisë shqiptare nuk përcillen në më shumë përfitime për shtresat në nevojë, si dhe në një perspektivë afatmesme për prodhuesit dhe turizmin në veçanti.