-17%

Besueshmëria dhe përgjegjshmëria financiare e premtimeve zgjedhore të politikës Shqiptare në 2021

Original price was: 6 €.Current price is: 5 €.

Raporti aktual “Besueshmëria dhe Përgjegjshmëria financiare e premtimeve të politikanëve në Shqipëri, 2021” është pjesë e faqës së dytë të projektit të përmendur më lart, i mbështetur nga Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.
Qëllimi që synohet të arrihet me këtë Raport të dytë mbi monitorimin e besueshmërisë dhe përgjegjshmërinë financiare të premtimeve të tri partive kryesore në vend është konsiderimi i gjetjeve në ballafaqim me të njëjtën bazë referuese si është përcaktuar në Metodologji, për ti treguar votuesve shqiptarë se si vijon përgjegjshmëria e politikanëve shqiptarë pas 4 vitesh, por edhe pas një prezantimi të bërë nga Qendra ALTAX të premtimeve, që nuk duhet të jenë njësoj nga politika me synimin për të kërkuar një qasje të re për të rifituar besueshmërinë nga publiku.

Category: Etiketa: ,

Përshkrim

Ky raport analitik i ditë për nga tipi i analizës së kryer për pë=premtimet zgjedhore është orientuar përsëri duke ballafaquar premtimet elektorale, të kategorizuara sipas sektorëve ekonomikë dhe jetësorë të vendit me dokumentet kryesore strategjike sektoriale, programet kombëtare ekonomike dhe fiskale disa vjeçare, programet buxhetore afatmesme, kuadri makroekonomik dhe fiskal, si dhe dokumente të aprovuara në nivel kombëtar lidhur me qasjen integruese të vendit (Programi Kombëtar për Integrimin Europian).
Ky nivel krahasimi me dokumentacionin si më lart konsiderohet, si mundësi dhe përgjegjshmëri informacioni që duhet dhe zotërohet njësoj nga të gjitha palët garuese politike, si dhe është përmbi partitë politike dhe qeverisja e ardhme për vetë rëndësinë e tyre.
Në varësi të analizës është bërë edhe kategorizimi i premtimeve në (a) premtime të matshme dhe të besueshme, (b) premtime të matshme, por pjesërisht të besueshme, (c) premtime të pamatshme.

Nga klasifikimi i premtimeve politike për secilën parti është vijuar me ndërtimin e rasteve ilustruese duke dhënë përgjigje nëpërmjet analizës pyetjeve dhe gjetjeve të tilla, si:
– Çfarë lloj premtimesh u dhanë gjatë fushatës zgjedhore 2021, dhe sa besueshmëri ka ajo në raport me fushatat e kaluara zgjedhore të trajtuara në raportin e mëparshëm
– Sa e kanë marrë në konsideratë partitë politike përgjegjshmërinë e trajtimit të premtimeve me mundësitë reale të buxhetit të shtetit në rastin kur kemi efektet nga pandemia Covid-19?
– Çfarë referencash/analizash dhe transparence përdorin partitë politike në hartimin e premtimeve të tyre në këto zgjedhje politike?

Në mbyllje të raportit, nëpërmjet ndjekjes së linjës së premtimit nga fillimi i fushatës deri në përmbylljen e saj do të paraqesim edhe kostot buxhetore e fiskale, por edhe ndryshimin zgjedhjet më të fundit të vitit 2017. Ne do të paraqesim dhe do tu japim vijimësi trajtimi në gjetjet kryesore edhe atyre problematikave të evidentuara në raportin e mëparshëm.

Në fund të raportit jepen në formën e përmbledhjes edhe disa komente kyçe lidhur me gjithë analizën mbi përgjegjshmërinë e kostos buxhetore të premtimeve të vitit 2021, të cilat kanë ndikim direkt në ekonomi dhe te qytetarët.

Gjithë përmbajtja e analizës tenton të hapë dhe mbajë të gjallë diskutimin lidhur me sensibilizimin e njerëzve nëpërmjet analizës ekonomike dhe financiare të premtimeve të besueshme dhe atyre që nuk janë të besueshme duke shprehur nëpërmjet kësaj mënyre komunikimi edhe nevojën për të kuptuar ndryshimin në nivelin e përgjegjshmërisë së nevojshme në kontratën 4-vjeçare që duhet të votohet midis politikanëve dhe votuesve .