Barra tatimore për profesionet e lira në Shqipëri

Një sqarim i disa shembujve nga profesionet e lira duke i vendosur në pozicione të ndryshme të kryerjes së shërbimit dhe trajtimi fiskal sipas legjislacionit në 2015 dhe ndryshimeve ligjore të paketës fiskale për 2016.

Shihni shportën

Përshkrim

Për të sqaruar se si shpërndahet barra në varësi të zgjedhjes për të realizuar të ardhurat një profesionist, teksti sqaron me raste edhe barrën fiskale përkatëse.

Në rastin e parë prezantohen disa profesione, që janë më përgjithësueset e përfaqësimit të profesionistëve në shërbimet ndaj publikut. Profesionistët konsiderohen se janë në kushtet e zbatimit të një kontrate pune me punëdhënësin që mund të jetë në sektorin publik, ose në sektorin privat. Pozicionimi i profesioneve në disa bashki është për efekt krahasimi me rastin e dytë, si dhe për të treguar shpërndarjen e barrës tatimore në varësi të vendodhjes së profesionistit.

Në mbyllje bëhet krahasimi i rasteve duke trajtuar edhe diferencat dhe të përbashkëtat e rasteve qe jane prezantuar ne kete publikim.