Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë

“PORTA E ALPEVE” dhe “PAKETA E MALEVE”
10 €
Ky dokument politikash ofron një analizë strategjike të integruar të iniciativave “Porta e Alpeve” dhe “Paketa e Maleve” (Ligji nr. 20/2025), duke i trajtuar ato si sisteme të ndërlidhura që synojnë transformimin strukturor të turizmit shqiptar drejt një modeli alpine konkurrues dhe të qëndrueshëm.
Argumenti qendror është se zhvillimi i suksesshëm i turizmit malor në Shqipëri kërkon një qasje holistike që bashkëvepron infrastrukturën fizike me menaxhimin profesional të destinacionit (DMO), instrumente financiare inovative dhe standarde strikte mjedisore e sociale.
Suksesi, megjithatë, nuk është i garantuar automatikisht. Tensioni strukturor midis interesave private të investitorëve dhe kufizimeve publike (mjedisore, demografike dhe institucionale) mbetet një sfidë reale që duhet menaxhuar me kujdes.
Në vitin 2025, Shqipëria regjistroi rekorde historike me 12.47 milionë vizitorë dhe 5.7 miliardë euro të ardhura nga turizmi (INSTAT). Megjithatë, ky sukses mbetet i pabalancuar: shpenzimi mesatar prej 460 € për turist është dukshëm më i ulët se ai i konkurrentëve rajonalë si Kroacia (rreth 800 €) dhe Mali i Zi (rreth 650 €), ndërsa mbi 70% e flukseve turistike vazhdojnë të përqendrohen në bregdet dhe të kenë karakter sezonal. “Porta e Alpeve” paraqet një mundësi historike për korrigjimin e këtij disbalanci gjeografik dhe sezonal.
Ky punim nuk kufizohet në lobim apo kritikë të thjeshtë. Ai integron një model fiskal të plotë, hartën e aktorëve institucionalë, matricën e rreziqeve të qeverisjes, si dhe një skenar të avancuar të stresit klimatik. Analiza trajton në mënyrë të hapur tensionin investitor-rregullator, kufizimet demografike të tregut të punës malor, sfidat fiskale dhe nevojën urgjente për ndërtimin e kapitalit njerëzor.
Në thelb, dokumenti argumenton se pa reforma institucionale të thella, përfshirë krijimin e një DMO rajonale hibride, mekanizma të qartë monitorimi dhe zbatimi, si dhe një qasje serioze ndaj kapacitetit mbajtës të territorit potenciali i Paketës së Maleve rrezikon të mbetet i paplotësuar.
Nëse këto sfida adresohen me vendosmëri, Shqipëria ka mundësinë të ndërtojë një model unik ekonomie alpine: produktiv, rezilient ndaj ndryshimeve klimatike dhe me përfitime të shpërndara gjerësisht për komunitetet lokale.
- Përshkrim
Përshkrim
Ky dokument politikash propozon krijimin e modelit të parë alpin të integruar në Ballkan përmes dy nismave komplementare: “Porta e Alpeve” dhe “Paketa e Maleve”.
Duke u bazuar në analizën input-output të rajoneve alpine europiane (Tirol, Dolomitet, Julian Alps), punimi argumenton se një paketë investimi fillestar prej 100 milionë eurosh, e shoqëruar me themelimin e një Destination Management Organization (DMO) hibride publiko-private, mund të gjenerojë një multiplikues investimi 1:2.5–3.2, të krijojë mbi 6,000 vende pune direkte deri në 2032 (60% lokale) dhe të rrisë kontributin rajonal në PBB me +1.5% në periudhë afatmesme – afatgjatë.
Analiza nxjerr në pah se suksesi varet kritikisht nga zbatimi i njëkohshëm i infrastrukturës, menaxhimit institucional profesional, kapacitetit mbajtës shkencor dhe instrumenteve financiare inovative.
Krijimi i një DMO funksionale, ndikon te multiplikuesi, i cili në mungesë të saj bie nën 1.5 dhe rreziku i “Thethizimit” (degradim mjedisor dhe cilësor) mbetet i lartë. Dritarja strategjike është 2026–2028.
Punimi ofron një kornizë operative konkrete për transformimin e turizmit shqiptar nga modeli bregdetar sezonal drejt një modeli të balancuar, rezilient dhe me vlerë të lartë të shtuar.
Fjalëkyçe: Turizëm alpin, Zhvillim territorial i qëndrueshëm, Porta e Alpeve, Paketa e Maleve, DMO, Multiplikues ekonomik, Carrying capacity, Shkodër-Alpet
JEL Codes: O21, Q26, R11, R58, L83, O18, Q56, H54
Produkte të afërt
-
LIBRA TË ALTAX
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit për to
6 €Original price was: 6 €.4 €Current price is: 4 €. -
LIBRA TË ALTAX
Boshllëku tatimor në shqipëri 2012
12 €Original price was: 12 €.8 €Current price is: 8 €.









