Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë

Si ndikon performanca e administratës tatimore në përputhshmërinë tatimore?
2 €
Një nga sfidat më të mëdha të politikës fiskale në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit Perëndimor është përputhshmëria tatimore, veçanërisht në mbledhjen e TVSH-së, ku pabarazitë dhe shmangia e detyrimeve janë të dukshme.
Përmirësimi i përputhshmërisë është i domosdoshëm jo vetëm për të rritur të ardhurat, por edhe për të forcuar legjitimitetin dhe besueshmërinë e sistemit tatimor. Në këtë kontekst, performanca e administratës tatimore del si një faktor kyç.
Analizat ndërkombëtare, përfshirë studimin “Closing the Gap: How Tax Administration Performance Shapes Compliance” nga Baer, Barra dhe Benítez (2025), tregojnë se një administratë efektive dhe e besueshme mund të reduktojë ndjeshëm pabarazitë në përputhshmërinë e TVSH-së dhe të ndikojë pozitivisht edhe tek taksat mbi fitimin dhe të ardhurat personale.
Vendimet e tatimpaguesve nuk varen vetëm nga llogaritjet ekonomike të riskut dhe shpërblimit, por edhe nga perceptimi publik mbi drejtësinë dhe legjitimitetin e sistemit tatimor.
Morali tatimor dhe pranimi shoqëror janë faktorë thelbësorë, pasi në thelb individët janë më të predispozuar të jenë në përputhje kur shmangia e taksave shihet si e papranueshme dhe administrata tatimore konsiderohet efikase.
Për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ekonomia informale ka një peshë të konsiderueshme dhe perceptimi publik mbi administratën shpesh është kritik, ky dimension institucional dhe shoqëror është veçanërisht i rëndësishëm.
Performanca e administratës, e matur përmes shkallës së TADAT[1], ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi përputhshmërinë.
Auditi i efektshëm, menaxhimi i rrezikut të përputhshmërisë (CRM), përpunimi i deklaratave dhe zgjidhja transparente e mosmarrëveshjeve janë elementë kyç që ndikojnë në uljen e shmangies.
Të dhënat tregojnë se sa më e lartë të jetë TADAT, aq më e ulët është pabarazia në përputhshmërinë e TVSH-së. Për shembull, një përmirësim i TADAT nga 2.0 në 2.5 në Shqipëri mund të ulë pabarazinë me rreth 5–6 pikë përqindjeje dhe të rrisë të ardhurat tatimore me 0.5–0.7% të PBB-së.
Kur merren parasysh edhe efektet mbi tatimin mbi fitimin, përfitimi total mund të arrijë rreth 1–1.2% të PBB-së. Përmirësimi i moralit tatimor dhe pranimit shoqëror përmes fushatave edukative dhe komunikimit transparent mund të shtojë gjithashtu rreth 0.05–0.1% të PBB-së.
Përputhshmëria tatimore ndikohet gjithashtu nga faktorët ekonomikë dhe strukturorë të vendit. Sektoret më të lehtë për t’u monitoruar, si importet, lidhen me më pak shmangie, ndërsa sektori bujqësor, më i vështirë për verifikim, shoqërohet me nivele më të larta të shmangies.
Konsumi për kokë banori ka një korrelacion pozitiv me shmangien, duke sugjeruar se në ekonomi më të zhvilluara mund të ketë më shumë mundësi për shmangie. Nga ana tjetër, numri i normave të TVSH-së dhe vetë norma standarde nuk duket të ndikojë ndjeshëm.
Për të arritur përmirësime të qëndrueshme, është e nevojshme një qasje gjithëpërfshirëse. Reforma e administratës duhet të përfshijë audit dhe kontrolle më të mira, implementimin e CRM-së, përpunimin e deklaratave dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Përmirësimi i TADAT kërkon një horizont afatmesëm prej rreth 5–6 vjetësh. Njëkohësisht, pranimi shoqëror dhe besimi tek administrata tatimore duhet të forcohen përmes edukimit, transparencës dhe komunikimit publik.
Struktura ekonomike e vendit duhet të merren parasysh në përshtatjen e strategjive për importet, ku kontrollet kufitare të jenë efektive, ndërsa për bujqësinë nevojiten auditime të specializuara dhe mekanizma monitorimi të avancuar.
Në përmbledhje, analiza tregon qartë se performanca e administratës tatimore, e kombinuar me moralin tatimor dhe pranimin shoqëror dhe me strategji të përshtatura për strukturën ekonomike është vendimtare për të reduktuar pabarazitë e TVSH-së dhe për të rritur të ardhurat fiskale në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Një qasje integrale institucionale, ekonomike dhe shoqërore mund të sigurojë një rritje të qëndrueshme të përputhshmërisë tatimore dhe të përmirësojë efektivitetin fiskal në rajon.
[1] është një instrument diagnostik ndërkombëtar i zhvilluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe partnerë zhvillimi, që mat efektivitetin dhe performancën e administratave tatimore.
Ai përdor një kornizë standarde vlerësimi me 9 fusha kryesore dhe rreth 28 tregues (indicators), ku çdo tregues vlerësohet me nota nga A (më e larta) deri në D (më e ulëta).
- Përshkrim
Përshkrim
Një nga sfidat kryesore të politikës fiskale në Shqipëri dhe vendet e Ballkanit Perëndimor është përputhshmëria tatimore, veçanërisht në mbledhjen e TVSH-së, ku pabarazitë dhe shmangia tatimore janë të dukshme.
Njohja dhe kuptimi i faktorëve që ndikojnë në këtë përputhshmëri janë vendimtare për rritjen e të ardhurave dhe forcimin e legjitimitetit të sistemit tatimor.
Një nga faktorët kryesorë në këtë kontekst është performanca e administratës tatimore, e cila luan një rol kyç në parandalimin dhe zvogëlimin e shmangies së detyrimeve fiskale.
Analizat e fundit ndërkombëtare, përfshirë studimin “Closing the Gap: How Tax Administration Performance Shapes Compliance” (Baer, Barra, Benítez, 2025), tregojnë se një administratë tatimore efektive dhe e besueshme mund të reduktojë ndjeshëm pabarazitë në përputhshmërinë e TVSH-së, duke ndikuar pozitivisht edhe në tatimin mbi fitimin dhe të ardhurat personale.
Bazuar në këtë, vendimet e tatimpaguesve nuk varen vetëm nga llogaritjet ekonomike të riskut dhe shpërblimit, por edhe nga perceptimi publik mbi drejtësinë dhe legjitimitetin e sistemit tatimor, pra nga moral tatimor dhe pranimi shoqëror i taksave.
Për Shqipërinë dhe vendet e rajonit, ku ekonomia informale ka një peshë të konsiderueshme dhe perceptimi publik mbi administratën tatimore shpesh është kritik, ky dimension institucional dhe shoqëror është i veçantë.
Performanca e administratës tatimore, përfshirë aftësinë për audit, menaxhim të rriskut të përputhshmërisë tatimore (CRM)[1], përpunim deklaratash dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve, kombinuar me përpjekje për forcimin e moralit tatimor dhe pranimit shoqëror, mund të zvogëlojë në mënyrë qëndrueshme pabarazitë e TVSH-së dhe të rrisë të ardhurat fiskale.
Pyetja, që shqyrton se si performanca e administratës tatimore ndikon në përputhshmërinë tatimore, do të shërbejë si fokus për analizën e mëtejshme të të dhënave dhe strategjive për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, duke lidhur teorinë e menaxhimit të rriskut të përputhshmërisë me praktikat konkrete të politikës fiskale dhe efektivitetit administrativ.
[1] nënkupton shkallën në të cilën tatimpaguesit zbatojnë në mënyrë vullnetare dhe korrekte detyrimet e tyre ligjore, si regjistrimi, deklarimi, pagesa dhe raportimi i saktë i tatimeve. Me fjalë të thjeshta, ajo tregon sa mirë funksionon marrëdhënia mes shtetit dhe tatimpaguesit, sa shumë njerëz e paguajnë taksën dhe tatimin në kohë, sa saktë e deklarojnë dhe sa pak e shmangin. Në thelb, është matësi i besueshmërisë dhe efikasitetit të sistemit tatimor.
Produkte të afërt
-
LIBRA TË ALTAX
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në Shqipëri, 2016
7 €Original price was: 7 €.5 €Current price is: 5 €. -
LIBRA TË ALTAX
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2012
8 €Original price was: 8 €.7 €Current price is: 7 €. -
LIBRA TË ALTAX
Barra tatimore për profesionet e lira në Shqipëri
7 €Original price was: 7 €.5 €Current price is: 5 €. -
LIBRA TË ALTAX
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit për to
6 €Original price was: 6 €.4 €Current price is: 4 €. -
LIBRA TË ALTAX
Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016
8 €Original price was: 8 €.7 €Current price is: 7 €. -
LIBRA TË ALTAX
Boshllëku tatimor në shqipëri 2012
12 €Original price was: 12 €.8 €Current price is: 8 €. -
LIBRA TË ALTAX
Ekonomia informale, tatimet dhe minimizimi i informalitetit
7 €Original price was: 7 €.4 €Current price is: 4 €.









