Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Propozime shkurt për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor
Original price was: 6 €.5 €Current price is: 5 €.
Sipas FAO, zhvillimi i qëndrueshëm bujqësor është “menaxhimi dhe ruajtja e bazës së burimeve natyrore, dhe orientimi i ndryshimeve teknologjike dhe institucionale në mënyrë të tillë që të sigurojë arritjen dhe plotësimin e vazhdueshëm të nevojave njerëzore për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Nisur nga kjo qasje politike bazuar në vendimet dhe analizën ekonomike, sociale e mjedisore arritja e bujqësisë së qëndrueshme kërkon kërkime të intensifikuara, të vazhdueshme, duke i dhënë përparësi kulturave përkatëse lokale, teknikat e kujdestarisë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, ruajtjen e burimeve natyrore,
Ndërkohë menaxhimi i tokës duhet të përmirësohet nëpërmjet adoptimit të gjerë të praktikave të qëndrueshme të përdorimit të tokës.
Në përmbushje të këtyre synimeve, bujqësia ka një lidhje të drejtpërdrejtë me aspekte të ndryshme të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) si siguria ushqimore, edukimi, sektori formal dhe joformal dhe përshtatja ndaj të rejave gjatë gjithë jetës, përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe mjeteve të jetesës, ruajtja e biodiversitetit, përshtatja dhe rezistenca ndaj ndryshimeve klimatike.
Por ky rrugëtim mjaft i vështirë dhe në kushtet e një realiteti të sektorit që ka ndryshuar pak përsa i përket adresimit të problemeve të thelluara ndër vite, si: copëzimi i tokës, mungesa e ekonomisë së shkallës, të automatizimit, vlera e ulët e shtuar apo produktiviteti jo konkurues, si dhe mungesa e një planifikimi dhe rregullimi midis ofertës dhe kërkesës së tregut të brendshëm dhe të jashtëm duke rezultuar në mbiprodhim apo nënprodhim të produkteve të ndryshme ka nevojë për kontributin e gjithë faktorit ndikues ndaj sektorit duke u përballur me sfidat.
Sfidat që janë të dukshme te rendimentet e reduktuara, kërkesën për organizimin e tokës bazuar te produktiviteti, nevojat për kosto të ulëta për prodhimet, ndryshimet në modelin ushqimor të shqiptarëve, trajtimi i mbetjeve dhe ekonomia e munguar qarkulluese, duhet të adresohen nëpërmjet një dialogu që përfshin dhe delegon zgjidhje.
- Përshkrim
Përshkrim
Qëllimi i këtij prezantimi të disa rekom,andimeve bazuar mbi gjetjet e publikuara nga ekspertët direktë të sektorit, si dhe nga qasjet e organizatave të huaja që asistojnë qeverinë, bazuar në dokumentat strategjike dhe politike për zhvillimin e sektorit na shtyjnë të bëjmë disa propozime.
Duke strukturuar dhe grupuar problematikat si dhe zgjidhjet për ti adresuar synimi në këtë publikim është e njëjtë me interesin e përgjitshëm publik për më shumë vende pune edhe më të mira, përdorim më të fortë dhe më të mirë të kapitalit njerëzor dhe rritje të rezistencës ndaj fatkeqësive natyrore dhe goditjeve të tjera duke rritur produktivitetin për konkurueshmërinë në treg.