Pastrimi i parave të pista në ekonominë shqiptare dhe rajon: Ndikimi, efekti, pasojat dhe qasja

Paratë e pista janë një pengesë serioze për zhvillimin ekonomik dhe fiskal në Shqipëri dhe rajon. Për të minimizuar ndikimin e tyre, kërkohen veprime të koordinuara, përmirësime në infrastrukturën ligjore dhe financiare, si dhe një qasje më agresive ndaj kriminalitetit ekonomik. Kapacitetet e shtuara për identifikimin dhe gjurmimin e parave do të ndihmojnë në stabilizimin e ekonomive dhe përmirësimin e klimës së investimeve

Qarkullimi i parave të pista ka dëmtuar stabilitetin ekonomik dhe social të Shqipërisë prej më shumë se dy dekadash. Në Shqipëri dhe në vendet fqinje (Ballkani Perëndimor), ky fenomen lidhet ngushtë me korrupsionin, ekonominë informale, krimin e organizuar dhe dobësitë institucionale.

Pastrimi i parave ka ndodhur tashmë prej shumë vitesh me procesin e legalizimit të të ardhurave të fituara në mënyrë të paligjshme, duke i integruar ato në ekonominë formale, si nëpërmjet amnistive fiskale, por po ashtu edhe nëpërmjet depërtimit me lehtësi nëpërmjet ekonomisë informale në atë formale.

Pastrimi i parave të pista në ekonominë shqiptare dhe rajon: Ndikimi, efekti, pasojat dhe qasja është analizë politike dhe ekonomike e mbështetur nga ALTAX, si një dokument politikash dhe me qasjen e qartësimit të mëtejshëm përsa flitet për pastrimin e parave të pista, si një fenomen ekonomik dhe kriminal që ka ndikime të thella në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e institucioneve të çdo vendi.

Në kontekstin shqiptar dhe rajonal, ky fenomen është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të pozitës strategjike të Shqipërisë si një vend që ka lidhje të forta me tregjet ndërkombëtare, si dhe sfidat strukturore që ka në menaxhimin e institucioneve dhe sistemit të drejtësisë.. Ky dokument prezantohet për qëllime edukimi dhe debati bazuar mbi përvojën dhe komentet profesionale nga të gjithë grupet dhe aktorët e interesuar.

Përshkrim

Paratë e pista përfshijnë të ardhura të krijuara nga aktivitete kriminale, duke përfshirë trafikun e drogës, korrupsionin, evazionin fiskal, kontrabandën dhe krimin e organizuar. Qarkullimi i këtyre parave dhe procesi i pastrimit të tyre në ekonominë formale është një problematikë e përhapur në Shqipëri dhe vendet fqinje.

Kjo analizë synon të shqyrtojë ndikimin e pastrimit të parave të pista në ekonominë shqiptare dhe rajon, pasojat e tij në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, si dhe qasjet e mundshme për ta trajtuar këtë problem të rëndësishëm.

Pastrimi i parave mbetet një sfidë serioze për Shqipërinë dhe vendet fqinje, me ndikime të thella në ekonominë dhe shoqërinë e rajonit.

Qarkullimi i tyre është një sfidë komplekse që kërkon përpjekje të koordinuara nga të gjitha nivelet e shoqërisë dhe shtetit.

Lufta kundër këtij fenomeni është jetike për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe për përmbushjen e aspiratave europiane të Shqipërisë dhe rajonit.

Ndikimi ka qenë i jashtëzakonshëm në rajon, duke dëmtuar buxhetet kombëtare dhe stabilitetin ekonomik. Masat për të adresuar këtë fenomen kërkojnë investime serioze në transparencë, koordinim ndërkombëtar dhe digjitalizim të sektorëve ekonomikë dhe fiskalë.