Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Paradoksi makroekonomik i forcimit të Lekut pa forcë reale ekonomike
4 €
Ky dokument prezanton një analizë të thelluar mbi “Paradoksin makroekonomik të forcimit të lekut pa forcë reale ekonomike”, duke u fokusuar tek ndikimi i ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë dhe roli i burimeve valutore formale dhe informale në përcaktimin e kursit të këmbimit në periudhën 2023–2025. Qëllimi i këtij studimi është të japë një kuptim të qartë dhe të argumentuar të mekanizmave që ndikojnë mbi stabilitetin financiar, duke shkuar përtej analizave tradicionale makroekonomike dhe të statistikave zyrtare.
Lexuesi duhet të kuptojë se forcimi nominal i lekut nuk është një tregues automatik i forcës reale të ekonomisë shqiptare. Në vend të kësaj, ky fenomen reflekton ndërhyrje të vazhdueshme monetare, flukse sezonalë dhe valutore jashtë sistemit bankar, si dhe ndikimin e ekonomisë gri, të cilat deformojnë ekuilibrat e tregut dhe krijojnë një diferencë mes kursit formal dhe kursit efektiv për qytetarët dhe bizneset.
Ky dokument është i dobishëm për:
-
Politikbërës dhe autoritetet monetare, për të kuptuar se ndërhyrjet masive nuk janë gjithmonë të mjaftueshme për të stabilizuar kursin dhe që nevojitet një fokus më i madh tek transparenca e tregut dhe kontrolli i flukseve valutore informale.
-
Bizneset eksportuese, për të vlerësuar rrezikun e kursit të këmbimit dhe ndikimin e tij në marzhet e fitimit dhe planifikimin financiar.
-
Analistët dhe akademikët ekonomikë, për të integruar ndikimin e tregut informal në analizat makroekonomike dhe për të zhvilluar modele më realiste të tregut valutore shqiptar.
-
Publikun e gjerë, për të kuptuar më mirë kompleksitetin e tregut valutor dhe faktin se stabiliteti financiar i dukshëm nuk është gjithmonë një tregues i qëndrueshmërisë reale ekonomike.
Studimi përfshin analiza horizontale dhe vertikale, krahasime ndër-vite, vlerësime të hyrjeve valutore nga investimet e huaja, remitancat dhe turizmi, si dhe simulime të skenarëve hipotetikë për të evidentuar efektet reale të politikës monetare. Lexuesi do të gjendet përballë një pasqyre integruese të tregut valutor shqiptar, ku ndërhyrjet zyrtare, flukset joformale dhe dinamika sezonalë bashkëveprojnë për të krijuar një situatë komplekse, shpesh në kontrast me pritshmëritë bazuar vetëm mbi shifrat statistikore.
Në thelb, ky dokument synon të informojë, ndërgjegjësojë dhe ofrojë rekomandime konkrete për ata që merren me politikë monetare, ekonomi reale dhe menaxhim të burimeve valutore, duke nënvizuar rëndësinë e një qasjeje të bazuar në të dhëna reale dhe të plotë, përtej treguesve të thjeshtë nominalë.
- Përshkrim
Përshkrim
Në vitet e fundit, Shqipëria po përjeton një nga paradokset më të mëdha të saj monetare: një lek që forcohet, ndërsa ekonomia reale mbetet e brishtë. Ky fenomen, që në pamje të parë duket si tregues suksesi, fsheh pas vetes një rrjedhë të errët fluksesh informale, ndërhyrje të shpeshta të Bankës së Shqipërisë dhe një treg valutor gjithnjë e më të shkëputur nga mekanizmat realë të prodhimit dhe investimit.
Në thelb, kemi të bëjmë me një ekonomi që duket e qëndrueshme në shifra, por jo në substancë. Ndërhyrjet rekord të Bankës së Shqipërisë për të frenuar rënien e euros tregojnë se tregu i brendshëm po ndikohet jo nga produktiviteti, por nga flukset joformale të valutës që deformojnë ekuilibrat e tregut. Ky është momenti kur stabiliteti financiar nuk është më produkt i forcës ekonomike, por rezultat i një kontrolli të vazhdueshëm mbi simptomat, jo mbi shkaqet.
Ky studim kërkon t’i japë publikut një kuptim të qartë dhe të argumentuar të kësaj dinamike, si ndërhyrjet monetare, ekonomia gri dhe sjellja e tregut valutor po krijojnë një forcim nominal të lekut, që në fakt mund të jetë dobësim real i strukturës ekonomike.
Është një ftesë për të parë përtej kursit zyrtar të këmbimit për të kuptuar çfarë e mban në këmbë vërtet stabilitetin financiar të vendit dhe sa i qëndrueshëm është ai në afat të gjatë.
Ky dokument synon të:
- Shpjegojë pse ndërhyrjet rekord të BSH nuk e stabilizojnë plotësisht lekun.
- Evidentojë ndikimin e tregut informal, flukseve valutore joformale dhe daljeve valutore jashtë vendit.
- Ofron rekomandime për politika monetare dhe fiskale që adresojnë transparencën dhe menaxhimin e burimeve valutore, duke shkuar përtej analizave tradicionale makroekonomike.
Ndryshe nga studimet e publikuara më parë nga ALTAX dhe të tjerë, të cilat kanë ofruar vlerësime makroekonomike të flukseve zyrtare, kjo analizë synon të tregojë se:
- Forcimi nominal i lekut nuk reflekton domosdoshmërisht forcën reale të ekonomisë, por është rezultat i ndërhyrjeve masive të Bankës së Shqipërisë në një treg të deformuar.
- Ekonomia gri dhe flukset informale janë faktorë të fuqishëm që neutralizojnë efektin e hyrjeve valutore zyrtare, duke krijuar një hendek mes kursit formal dhe kursit efektiv për qytetarët dhe bizneset.
- Analiza ofron vlerësime horizontale dhe vertikale, duke krahasuar periudha të ndryshme dhe duke modeluar skenarë hipotetikë të ndërhyrjeve të reduktuara, për të evidentuar efektin real të politikës monetare.
Ky studim tregon se ndërhyrjet rekord të Bankës së Shqipërisë (BSH) dhe rritja e hyrjeve valutore formale nuk janë të mjaftueshme për të stabilizuar kursin e këmbimit. Euro vazhdon të zhvlerësohet, jo për shkak të mungesës së valutës, por për shkak të rolit vendimtar të ekonomisë gri, flukseve valutore jashtë sistemit zyrtar dhe daljeve valutore të qytetarëve jashtë vendit. Pa politika të fuqishme për kontrollin e burimeve informale, çdo ndërhyrje mbetet vetëm një tampon afatshkurtër.










