Kodi i praktikës së mirë për qeverisjen vendore, 2022

Metodologjia e Kodit të Praktikës së Mirë përfshin:
– informacion në lidhje me qeverisjen vendore dhe procesin e rezultateve të komunitetit
– përshkrim për mënyrën si të operohet nga organizata e shoqërisë civile (OSHC) në përzgjedhjen e rasteve studimore dhe praktikave të mira
– sugjerime praktike se si të kontribuohet në një raportim të bazuar te modeli i Praktikës së Mirë, testimit të saj nëpërmjet aktiviteteve dhe krijimit të një tradite në promovimin e saj
– parime dhe këshilla për punën në bashkëpunim midis palëve dhe në raport me mënyrën se si ekspertët do ti këshillojnë për forcimin e koordinimeve ndërkufitare mes bashkive

Përshkrim

Kodi i praktikës së mirë (KPM) u mundëson Bashkive të demonstrojnë efikasitetin dhe efektivitetin e tyre duke treguar direkt se ato janë institucione kompetente. Me anë të KPM ne do të mundohemi të paraqesim se çfarë mund të bëjnë në mënyrën më të mirë të tyre Bashkitë. KPM u ofron Bashkive instrumentin për t’iu përgjigjur qeverisë duke vërtetuar gatishmërinë e tyre për përgjegjësi më të mëdha.

Çdo Bashki aktualisht ka praktikën e vet të mirë, e cila është e lindur në vend, buron nga cilësia e drejtimit dhe elitës vendore, menaxhimit dhe stafit të institucioneve vendore dhe nga njerëz që përpiqen për të dhënë më të mirën e tyre për të arritur cilësi të lartë.

Praktika më e mirë ka të bëjë me identifikimin e saj, pasqyrimin e saj dhe transformimin e saj në një mjet trajnimi nga i cili çdo Bashki tjetër mund të mësojë. Kjo nuk duhet kuptuar si provë e ekzistencës së një “rregulli çudibërës”, që do të thotë një zgjidhje e përgjithshme që mund të zbatohet menjëherë edhe në institucionet e tjera vendore. Në të vërtetë, ajo që prodhon rezultate të shkëlqyera në një Bashki mund të mos jetë e zbatueshme në një tjetër, ose mund të mos çojë në rezultate pozitive të njëjta.

Megjithatë, është thelbësore të mësohet nga përvoja e të tjerëve dhe të shpërndahet informacioni, në mënyrë që të arrihen zgjidhje të ndryshme dhe më kreative se paraardhëset.