Bashkohuni me ekipin tonë. A jeni gati të rrisni biznesin tuaj? Mëso më shumë
Prezantimi – Monitorimi shumëdimensional i qeverisjes vendore, 2021 – Dibër
0 €
Prezantimi i Raportit Monitorimi shumëdimensional i qeverisjes vendore Dibër, 2021 vjen në kuadër të projektit me fokus transparencën dhe llogaridhënien për të parandaluar akte korruptive, por edhe për të sqaruar dhe informuar qytetarët mbi të drejtat e tyre dhe përfshirjen e shoqërisë civile për forcimin e zërit të tyre.
Transparenca mundëson zbulimin dhe zvogëlon gjasat për sjellje korruptive sepse ul barrierën e informacionit, duke lejuar shqyrtimin dhe monitorimin nga publiku.
Transparenca gjithashtu frenon korrupsionin duke rritur shanset për t’u kapur.
Ne po ju raportojmë në vijim se si mund ta ulim korrupsionin dhe ju sigurojmë se jemi duke e luftuar, nëse të gjithë ne gjithpërfshihemi për:
- Raportimin e procedurave jo sipas përshkrimit të ligjit
- Ekspozimin e aktiviteteve korruptive dhe rreziqeve, që përndryshe mund të mbeten të fshehura.
- Mbajtjen e sektorit publik të ndershëm, transparent dhe të përgjegjshëm.
- Kërkojmë llogari për mosmbajtjen e premtimeve politike
- Evidentojmë dhe denoncojmë praktikat financiare jo transparente dhe mosrealizimin e të ardhurave buxhetore.
- Garantohemi që qeveria qendrore dhe vendore të ruajnë pavarësinë financiare dhe vendimmarrëse nga njera-tjetra
- Konsultohemi si publik për llogaridhënien rreth kostos dhe përfitimit të vendimeve që merren nga qeverisja në emër tonë, të publikut.
- Përshkrim